web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmi ndaj ushtarëve në Uzinën e përpunimit të armëve/ “Zgjohet” Presidenti

2022-08-21 08:58:00, Aktualitet CNA

Sulmi ndaj ushtarëve në Uzinën e përpunimit të

Presidenti Bajram Begaj, ka reaguar mëngjesin e sotëm në lidhje me sulmin ndaj dy ushtarëve nga shtetas rus në Uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Begaj shkruan se po ndjek me vëmendje ngjarjen e Gramshit.

“Ngjarjen në uzinën e Gramshit po e ndjek me shumë vëmendje. Jam në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, strukturat e shërbimeve informative dhe ato ligjzbatuese, të cilat i inkurajoj dhe mbështes për të vazhduar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cënon sigurinë kombëtare .

Mirënjohje për dy efektivët e Forcave të Armatosura, të cilëve u uroj shërim të shpejtë!”, shkruan Begaj./CNA.al

Sulmi ndaj ushtarëve në Uzinën e përpunimit të





Lajmet e fundit nga