web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hetimet për pronat në bregdet/ Çela teori para prokurorëve: Publiku pret përgjigje

2022-10-25 12:10:00, Aktualitet CNA

Hetimet për pronat në bregdet/ Çela teori para

Tjetërsimi dhe abuzimi me pronat  në bregdet vijojnë të mbeten raste shqetësuse.

Shqetësuese edhe për Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela, i cili sot para prokurorëve që ishin mbledhur për të zgjedhur anëtarin e KLP-së, ka mbajtur leksione.

Si gjithnjë në teori, Çela ia ka shkëlqyer para prokurorëve.

“Mbeten shumë shqetësuese rastet e abuzimeve me pronat, sidomos me ato në bregdet. Hetimet e nisura duhet të vazhdojnë e të thellohen për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të çdo shkelësi të ligjit. Ndërhyrjet në regjistrat e kadastrës për të cilat ka pasur disa denoncime publike janë tronditëse, pasi përveç pasojave që mund të kenë shkaktuar, dëmtojnë thellësisht besueshmërinë e institucioneve përgjegjëse për mbajtjen dhe sigurimin e tyre.

Hetimet kanë disa muaj që kanë nisur dhe publiku pret përgjigje të qarta për dëmin dhe autorët. Nuk mund të vazhdohet më me hetime të bujshme që i mbulon pluhuri i harresës. Duhet të dalin përgjegjësit në të gjitha nivelet, kushdo qofshin ata dhe rezultatet duhet t’i bëhen të ditura publikut”, theksoi Çela./CNA.al





11:11 TODAY

Zhurmuesit

Në Komisionin e Sigurisë vijojnë tensionet. Opozita sërish...

11:13 TODAY

Vettingu “dështon

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme para nisjes së votimi p...

Lajmet e fundit nga