web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debati, ish-deputet i PD-së Fatos Hoxha/ Ish-këshilltari i Metës sulmon FBI

2022-10-25 11:51:00, Aktualitet CNA

Debati, ish-deputet i PD-së Fatos Hoxha/ Ish-këshilltari i

Një "sherr" facebook-i i paparashikuar ka ndodhur së fundmi.

Ish-deputeti i PD në Kukës, Fatos Hoxha ka publikuar një  postim në Tëitter të kohëve më parë të një ish-agjenti të FBI.

Debati, ish-deputet i PD-së Fatos Hoxha/ Ish-këshilltari i

Postimi ka nxitur reagimin e Dritan Kabës që dikur mbante postin e këshilltarit për median të ish-Presidentit Ilir Metaj.

Lexoni ironinë epike e ish-deputetit Fatos Hoxha, kur Dritan Kaba ish-këshilltar i Presidentit Metaj sulmon FBI.

Dritan Kaba: Idiotësi më të madhe nuk është shkruar ndonjëherë.

Fatos B Hoxha: Ndoshta!!!

Dritan Kaba: Si ndoshta. Pa asnjë diskutim. Marrin para. Shesin shpirtin. Në ka një organizatë të korruptuar deri në themele dhe sidomos në drejtim këto 15 vitet e fundit është FBI. Është kthyer si sigurimi i shtetit. Njerëz që mbulojnë korrupsionin e demokratëve, sulmojnë me akuza dhe gracka të turpshme patriotët e vërtetë. Ata që besojnë në Zot, duan jetën apo familjen si edhe urrejnë komunizmin.

I etiketojnë me akuzat nga më të ndryshmet. Mbrojnë vjedhësit dhe manipuluesit e votës, lirojnë kriminelët, i fshehin drejtësisë anëtarët e kupolës së fentanolit dhe trafikut të qenieve njerëzore. E plot e plot tëtjera.

Fatos B Hoxha: Atëherë na del për detyrë ne, të “çlirojmë” Amerikën nga kjo organizatë kaq e korruptuar!

Dritan Kaba: Nuk e di a të del për detyrë apo nuk të del për detyrë, se mund të marrësh detyra vetë, por derisa më shumë se gjysma e amerikanëve e cilësojnë të tillë, derisa, politikanët përfaqësuesit më me zë të republikanëve thonë këto që po shkruaj…

Fatos B Hoxha: Do lexoj më shumë dhe ndoshta e shlyej gabimin./CNA.al

Debati, ish-deputet i PD-së Fatos Hoxha/ Ish-këshilltari i





11:11 TODAY

Zhurmuesit

Në Komisionin e Sigurisë vijojnë tensionet. Opozita sërish...

11:13 TODAY

Vettingu “dështon

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme para nisjes së votimi p...

Lajmet e fundit nga