web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA/ Sot nis dialogu i partneritetit strategjik në Uashington

2022-10-25 08:38:00, Aktualitet CNA

Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA/ Sot nis dialogu i partneritetit

SHBA dhe Shqipëria do të nisin dialogun e partneritetit strategjik, i cili zhvillohet në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Dialogu do të zhvillohet sot në Uashington dhe synon zgjerimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA.

Procesi synon forcimin e bashkëpunimit në fusha e sigurisë, mbrojtjes kibernetike, energjisë, transportit, klimë, etj, raporton euronews.

Delegacioni shqiptar drejtohet nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ndërsa ai amerikan nga asistent sekretarja e shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Karen Donfried.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken do t’i bashkohet një pjese të diskutimeve të këtij dialogu.

 





Lajmet e fundit nga