web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zëvendësimi i Arben Krajës/ Ende asnjë kandidat në KLP për të udhëhequr SPAK-un

2022-10-25 09:15:00, Aktualitet CNA

Zëvendësimi i Arben Krajës/ Ende asnjë kandidat në KLP

Kanë kaluar 8 ditë nga momenti i mbarimit të afatit për të kandiduar për pozicionin e kreut të SPAK-ut.

Por në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pavarësosht emrave që janë lakuar, nuk ka asnjë kandidat.

Asnjë prokuror i SPAK deri më tani nuk ka treguar interes për të pasuar Arben Krajën.

Ndrëkohë që Kraja nuk mund të kandidojë sërish për të njëjtin pozicion.

Kujtojmë se Kraja e ka nisur karrierën në organin e akuzës në vitin 1993. Ai ka drejtuar sektorë të rëndësishëm në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa së shpejti i mbaron mandati si drejtues i SPAK./CNA.al





Lajmet e fundit nga