web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetarët ‘kapin mat’ kandidatin e inceneratorëve/ E pyesin për foton me Mirel Mërtirin

2022-11-03 22:58:00, Aktualitet CNA
Gazetarët ‘kapin mat’ kandidatin e inceneratorëve/ E
Fotoja në Zimbabve, të rrethuar Mirel Mërtiri dhe Gerti Bogdani

Gert Bogdani, është njeriu i dalë në foto me Mirel Mërtirin, fotoja e vetme publike që tregon fytyrën e Mirelit në Zimbabve, e deklaruar nga mediat e Zimbabve, ku më pas ka pasur skandale dhe pretendime korrupsioni, aferash dhe ministra të arrestuar.

Pikërisht për këtë foto e kanë pyetur mbrëmjen e sotme kandidatin për primaret e Tiranës, Gert Bogdanin.

Ai pranoi se është takuar në Zimbabve me Mërtirin, por pretendon se ka qenë atje si pjesë e punës së parlamentit.

“Kjo është pjesë e punës që kam bërë pas parlamentit, pjesë e vizitave për shkëmbime ekonomike në biznese të vemdeve të ndryshme, jo vetëm në atë vend , por dhe në vende të tjera”, u shpreh kandidati.

Bogdani u pyet për aferat korruptive që janë ekspozuar nga mediat në Zimbabve, por pretendoi se nuk ka përfituar asgjë nga ata.

“Në mënyrë absolute dhe keni dokumentat e komisionit hetimor, Gert Bogdani nuk ka asnjë lidhje interesi ekonomik, asnjë cent . Kanë dalë listë pagesat me hakerime, pa hakerime, emrin Gert Bogdani nuk e gjeni në asnjë vend”, theksoi ai./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga