web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

After the meeting with Kraja/ Murrizi, a message for Yuri Kim, some questions for the head of SPAK

2022-11-03 20:04:00, Aktualitet CNA
After the meeting with Kraja/ Murrizi, a message for Yuri Kim, some questions
Former MP Myslim Murrizi

Former MP Myslim Murrizi has reacted regarding the meeting held today by the American ambassador in Tirana, Yuri Kim, with the head of SPAK, Arben Kraja.

Through a status on social networks, Murrizi describes Kraja as an Enverist, while he calls on the ambassador to ask the head of SPAK about the villa he bought in Lalëz and why he does not arrest powerful people.

Full text:

Hahahaha, the SPAK building has turned into a morning cafe.

Dear Mrs. Kim!

Të ishe lutur në kishe ose në xhami që t’i hiqte Zoti qafe pushtetarët dhe ish-pushtetarët hajdutë të Shqipërisë, kaq herë sa keni shkuar tek zyra e një enveristi që ka drejtuar SPAK-un prej 3 vitesh, besoj që gjysmën e hajdutëve do ta kishte çuar Zoti në botën tjetër.

Nuk e di pse gjithë ky “harxhim” kohë dhe pse kaq kosto nafte varavingo për të takuar një nesuno që nuk guxon tu përmend as emrin atyre që ju ndoshta i mendoni se duhet të ishin nën akuzë.

Po si mundet një ish hetues i komunizmit, një ish-kandidat për deputet i rinisë komuniste në zgjedhjet e para pluraliste, një ish-jurist i policisë financiare të viteve 1991-1995, një ish-funksionar i KLSH i zgjedhur nga PS në vitet 1997-2000, një servil dhe shërbëtor në 35 vite i të gjithë pushteteve dhe pushtetarëve, mund të ketë kurajo, pavarësi, dinjitet që mund të marrë nën akuzë cilindo prej atyre që e kanë patur vartës dhe e kanë trajtuar si argat???

Meqënëse ju Zj. Kim jeni shumë e ngarkuar, dërgo dikë nga stafi në një librari dhe miqësisht ta rekomandoj të blesh dhe të lexosh librin “Dhjetor 90”, e do të shohësh se çfarë mostrash qeverisin Shqipërinë dhe kujt plehrash ja keni besuar drejtësinë.

Në këto ditë që i kanë ngelur enveristit Kraja deri më datë 19 dhjetor, ishallah përpiqet të gjejë hajdutët që i vodhën shtëpinë, se gjë tjetër mund të gjejë vetëm qenin e ngordhur të të madhit Kadri Roshi.

A e keni vënë re që edhe mediat apo port-halet gjoja opozitare nuk thonë asnjë fjalë për komunistin Kraja???

Se pushteti jo e jo…

A keni vënë re që kur raportoi në korrik 2022 në Kuvend askush nuk ja nxori mashtrimin që ka bërë në CV, njëlloj si ish-anëtari i KPA, Luan Daci që u dënua duke mos deklaruar që ka qenë kandidat për deputet i rinisë komuniste?

Kur ta takoni përsëri para datës 19 dhjetor pyete se ku i ka gjetur eurot që ka blerë vilë në Lalëzin e famshëm të hajdutëve të pushtetit.

Po pse burrë besë prerë është ai që të hetojë komshinjt e tij në Lalëz???

Po ja bën zemra Krajës të marrë të pandehur miqtë dhe shokët e tij tek rezidencat pas TEG-ut, tek Kodra e Diellit, në Palasë???

Pa le më që ta mendoj të hetojë vilën mbi 3 milion euro të Surrelit të bërë nga bashkëshortja e një emigranti që sot është kryeministër ose dasmën e kryetarit të bashkisë së Tiranës të bërë me kursimet e mamit!!!

Se për 430 milion euro të inceneratorëve për 700 milion euro tendera rilindje urbane, për 800 milion euro tendera ujësjellës-kanalizime, për 200 milion euro tendera të akshit për sistemin iranian të e-albania-s, për 700 mijë euro në ditë të dy anijeve nga Bangladeshi, për 230 tendera “sekret” gjatë pandemisë, për mbi 2 miliardë euro PPP i ka vënë përpara ky duke hetuar autokombanjer Bektashin dhe Prof. Dr. Edvin Priftin./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga