web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Fshesa” pas ndryshimit të pronarëve/

2022-12-05 16:38:00, Aktualitet CNA
“Fshesa” pas ndryshimit të pronarëve/
Andi Tela

Ka filluar “fshesa” dhe “furtuna” në Abc News pas ndryshimit të pronarëve të këtij televizioni.

Vetëm pak më parë gazetari dhe moderatori Endri Xhafo njoftoi se emisioni i tij do të mbyllet për "ristrukturim programor".

Ndërkohë, burime për CNA.al bëjnë me dije se pas mbylljes së emisionit të Xhafos, "Abc News" ka hequr edhe drejtorin e informacionit, Andi Tela.

Kujtojmë se disa ditë më parë CNA.al raportoi se Sokol Balla do të marrë drejtimin e “Abc News”. Balla ka takuar pronarin e ri të këtij televizioni dhe ka mbyllur marrëveshjen për të qenë drejtori i “Abc News”.

Nga ana tjetër, javët e fundit në tregun mediatik është përfolur shumë shitja e "Abc News" tek "Media Holding", ku në QKB rezulton të jetë aksioner i vetëm Esat Bojku.

Ndonëse blerësi i kësaj kompanie mediatike, u përfol që do të ishte Shkëlqim Devolli, emri i biznesmenit nuk shfaqet askund./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga