Abuzimi me lejet e ndërtimit/ Kush e ka radhën pas Irfan Hysenbelliut?
Zv.kryeministrja Belinda Balluku deklaroi se në rast do të...

Bashkimi Evropian shprehu të hënën shqetësimin e tij nga rritja e valës së imigrantëve ilegalë, të cilët hyjnë në BE përmes territorit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe shpalosi një plan për adresimin e tyre.
Sipas të dhënave që posedon Komisioni Evropian, vetëm në muajin tetor të këtij viti, në BE kanë hyrë më shumë se 22.000 imigrantë ilegalë, përmes kësaj rruge.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shifra paraqet rritje për 300 për qind.
Statistikat e Frontex-it - agjencisë evropiane për ruajtjen e kufijve - tregojnë se në dhjetë muajt e parë të këtij viti, mbi 281.000 imigrantë ilegalë kanë hyrë në BE përmes Ballkanit Perëndimor.
Për t’u përballur me këtë fenomen, Komisioni Evropian paraqiti një plan-veprimi për Ballkanin Perëndimor.
Sipas këtij plani, që prezantuan nënkryetari i KE-së, Margaritis Schinas, dhe komisionarja për punë të brendshme, Ylva Johansson, menaxhimi i kufijve me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor duhet të forcohet.
Po ashtu, duhet të sigurohet qasje e shpejtë në sistemin e azilit, kapacitet për pranimin e refugjatëve, pastaj të luftohet trafikimi i migrantëve, të zbatohen marrëveshjet për ripranim dhe riatdhesim, si dhe të përshtatet regjimi i vizave i vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor me atë të Bashkimit Evropian.
Në BE thonë se problem serioz paraqet fakti se në vende si Serbia, disa shtetas të vendeve të treta mund të hyjnë pa viza, e pastaj ata vazhdojnë rrugën ilegale drejt Bashkimit Evropian.
Serbia, para disa javësh, ka premtuar se do t’i rikthejë vizat për shtetasit e disa vendeve, si Burundi dhe Tunizia, ndërsa Komisioni Evropian pret nga Beogradi që këtë hap ta bëjë edhe kundrejt disa shteteve tjera.
Komisioni Evropian u ka bërë thirrje të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që të përshtaten me politikën e vizave të BE-së. Në të kundërtën ka paralajmëruar se rrezikohet edhe liberalizimi i vizave që BE-ja ka me shumicën e vendeve të këtij rajoni.
“Nuk është e pranueshme që vendet e rajonit, që gëzojnë liberalizim vizash me BE-në, të lejojnë që territori i tyre të përdoret për ardhjen ilegale të imigrantëve drejt BE-së”, tha Schinas.
“Duhet t’i forcojmë kapacitetet e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor për të kontrolluar kufirin, duke i ndihmuar ato edhe përmes pranisë së BE-së në terren dhe përmes goditjes së rrjeteve të trafikimit të njerëzve”, shtoi ai.
Schinas, në mënyrë specifike, përmendi kontrollin e kufirit mes Serbisë dhe Hungarisë - vend anëtar i BE-së.
Aktualisht, BE-ja ka të shpërndarë rreth 500 zyrtarë të agjencisë Frontex në kufijtë mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por, Komisioni Evropian kërkoi që Frontex-i të ndihmojë edhe në kontrollin e kufijve mes vendeve të rajonit.
Johansson kërkoi që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian t’i regjistrojnë imigrantët që hyjnë në territoret e tyre.
Ajo tha se numri i kërkuesve të azilit është shumë më i lartë se numri i hyrjeve të regjistruara në kufijtë e jashtëm të BE-së.
Johansson, po ashtu, përmendi nevojën që Serbia, sa më shpejt, ta përshtatë regjimin e vizave me atë të Bashkimit Evropian.
“Serbia po ndryshon politikën e saj me Tunizinë dhe Burundin, ka premtuar se këtë do ta bëjë edhe me Indinë... Shumica e atyre [imigrantëve ilegalë] që kanë arritur në BE, kanë ardhur përmes Serbisë”, tha Johansson, duke rikujtuar se obligimi për të përshtatur regjimin e vizave, vlen edhe për vendet e tjera të rajonit.
E pyetur nga gazetarët nëse ka raste të keqpërdorimit të hyrjes pa viza edhe nga vende të tjera, jashtë Serbisë, Johansson tha se “sa u përket ardhjeve masive, ato kanë ndodhur vetëm në rastin e Serbisë”.
Por, ajo shtoi se BE-ja duhet të jetë vigjilente edhe ndaj vendeve të tjera në të ardhmen, kur Serbia të rivendosë viza për shtete të caktuara dhe ardhjet të bëhen përmes vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
Nga gjashtë vendet e këtij rajoni, që nuk janë anëtare të BE-së, liberalizim vizash me bllokun evropian kanë: Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina.
Kosova është e vetmja që nuk ka, por, javën e kaluar, zyrtarë të BE-së kanë miratuar një vendim që liberalizimi i vizave për qytetarët kosovarë të bëhet jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024.
Rruga ballkanike ka vite që përdoret nga imigrantët ilegalë.
Në vitin 2015, BE-ja është përballur me fluksin më të madh të të ardhurve në disa dekada.
Mbi 1 milion njerëz të ikur - kryesisht nga luftërat dhe varfëria në Lindjen e Mesme dhe pjesë të Afrikës - kanë hyrë në vendet e bllokut evropian, duke përdorur rrugë të ndryshme nga deti dhe toka, përfshirë edhe atë ballkanike./REL
Zv.kryeministrja Belinda Balluku deklaroi se në rast do të...
Tirana do të jetë kryefjala e mediava të huaja ditën e nes...
Gjashtë vite pas regjistrimit të një procedimi penal ndaj ...
Deputy Prime Minister Belinda Balluku said in an interview...
Policia ka njoftuar se ditën e nesërme rrugët do të blloko...
Kreu i PD-së, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që...
Tirana International Airport has notified all passengers w...
27 European leaders are expected to come this afternoon an...
The Special Prosecutor's Office is reported to have closed...
Fiona Papajorgji, Altin Binaj, Sandër Simoni janë 3 emra që ...
Ekspertja rrugore Olta Lami, tha se masat e marra për ditë...
Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ndryshe nga presidenti s...
Në kuadër të masave për samitin e nesërm BE-Ballkani Perën...
Këtë javë Komisioneri Evropian për Zgjerimin Oliver Varhel...
Skilled workers from different countries would like more s...
The EU-Western Balkans summit will take place tomorrow in ...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, ha...
Kryeministri Rama ka reaguar lidhur me shmebjen e ndër...
Aktivistja Elona Caslli ka reaguar lidhur me shembjen e ho...
Detaje të tjera janë zbardhur nga hetimet për 430 kilo...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
The counting of votes for political entities in Kosovo has...
Oil prices rose on Monday, with Brent crude rising 4.5% to...
Six people were injured in a stabbing attack at New York's...
As Russia's full-scale invasion of Ukraine enters its fift...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...
The tourist apartment market is continuing to expand at a ...
The number of properties sold by entities monitored by the...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...