web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tender mikut të ish-ministrit socialist/ Gazetarja:10 zyrtarë drejt arrestimit nga SPAK

2022-12-05 13:26:00, Aktualitet CNA

Tender mikut të ish-ministrit socialist/ Gazetarja:10 zyrtarë drejt

Gjashtë vite pas regjistrimit të një procedimi penal ndaj aferës së dy koncesioneve të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë, ajo për checkup-in dhe ajo për sterilizimin e mjeteve kirurgjikale për një afat 10 vjeçar, SPAK, po heton çështjen të ndare në dy procedime.

Gazetarja Anduena Llabani, tha sot në “MCN live” se SPAK lidhur me këto dy afera, ka nisur të veprojë në terren pas mbylljes se dëshmive të personave përgjegjës të koncesionit.

“Lidhur me këto dy afera, nuk përflitet shumë nga politika, ose më saktë nuk kemi paditës nga opozita. Dosjen e ka çuar 6 vite më parë nisma “Thurje”, pas një spunto të një prej mjekëve të njohur Artan Koni, i cili e deklaroi këtë si një mendim të hapu që këtë shërbim, duhet tu jepen privatëve por duhet të bëhet nga shteti.

Emërues i përbashkët në të tre çështjet që fliten si afera të mëdha korruptive është fakti që qeveria ka paracaktuar kontratat dhe çmimet në kontrata me privatet.

Ne sot kemi një ish-ministër që është iniciues i kësaj PPP, Ilir Beqaj , i cili është një person që ka shërbyer në këtë çështje hetimi si person që ka dijeni për rrethanat e faktit, por është pyeture edhe për çështje të tjera, por që sigurisht përgjegjësia do të bie edhe mbi ish ministrin Beqaj”, ka thënë Llabani.

Tender mikut të ish-ministrit socialist/ Gazetarja:10 zyrtarë drejt

Sipas Llabanit, së shpejti SPAK do të lëshoj urdhër-arreste për mbi 10 persona, përgjegjës për këtë PPP, e cila do ti kushtojë shtetit 100 milionë €.

“Hetimi ngre pikëpyetje se a funksionojnë 18 laboratorët, bazuar nga tenderi siç pretendohej nga Ministria e Shëndetësisë dhe se si i është dhënë tenderi një miku të ngushtë të ish-ministrit Beqaj.

Për momentin prokurorët janë hedhur në terren, që d.m.th. që ne për here të parë mësojmë që skema të përdorur nga kjo kontratë me privatin e cila ka një shifër 100 milin € që do ti kushtoj shtetit për dhjetë vite, që në hetim është kohëzgjatja e përcaktuar në kontratë.

Por a do të shkoj SPAK deri në kuvend, për të parë se kush kanë qenë, pse e kanë miratuar ligjin për PPP, pse i është dhënë një kontratë e tillë një shtetasi që ka rezultuar një mik i ngushtë i ish-ministrit Beqaj, mbetet për tu parë.

Ajo që është duke u kryer për momentin, përpara se prokurorët të lëshojnë urdhër arreste në gjykatë për shumë zyrtarë, rrethi i të cilëve do ti kaloi 10 persona, është fakti se janë ngritur pikërisht incinerime, apo laboratorë të shpërndara në katër spitale të vendit dhe për momentin janë 18 të tillë, në këto pretendohej nga pala e MSH dhe fituesit të kontratës që të shtrohej aktiviteti i sterilizimit  dhe mjeteve kirurgjikale.

Se sa është bërë kjo gjë, si është bërë kjo, kjo është duke u verifikuar, është guri i themelit për prokurorët, ne lidhje me gjithë hetimin se si është kryer”, është shprehur më tej Llabani.





Lajmet e fundit nga