web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

730 gazetarë të huaj për Samitin e BE-së/ Balluku: Nuk kanë kohë të merren me një protestë diku nëpër rrugët e Tiranës

2022-12-05 13:35:00, Aktualitet CNA

730 gazetarë të huaj për Samitin e BE-së/ Balluku: Nuk

Tirana do të jetë kryefjala e mediava të huaja ditën e nesërme.

14 delegacione pritet të mbërrijnë sonte dhe ndërkohë janë akomoduar 730 gazetarë.

Zëvendës kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku  ka zbardhur detaje një ditë para mbajtjes së samitit të BE-Ballkani Perëndimor.

“Do të jetë Presidentja Osmani, e cila mbërrin sonte. Një pjesë e delegacioneve mbërrin sot në Shqipëri. Më shumë se 14 krerë shtetesh vijnë sot, duke nisur nga pasditja deri në darkë vonë. Edhe Presidentja e Kosovës do të jetë prezente, duke aksesuar Tiranën që sonte. Në Tiranë, gjatë 48 orëve të fundit, janë akredituar më shumë 730 gazetarë të huaj, vëmendja do të jetë e përqëndruar në Tiranë nesër. Ky është eventi më i madh që ka ndodhur në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Balluku.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Balluku ka folur edhe për  protestën që do të orgnanizojë Partia Demokratike.

“Unë nuk e di, besoj se është supozim nga ana jote nëse gazetarët do të kenë kohë nesër që të merren me një protestë diku nëpër rrugët e Tiranës, ndërkohë që në Tiranë, nesër është skena më e madhe politike e Evropës. Duke thënë këtë, besoj se e kupton dhe ti, e kuptojnë të gjithë se sa sekonda do të harxhohen. Pastaj, protestat janë një normalitet i plotë. Kujtoj mbledhjet e G-7 apo të G-20 ku ka gjithmonë protesta dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”,  iu përgjigj Balluku pyetjes së moderatores./CNA.al





Lajmet e fundit nga