web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Fshesa” në ABC / Ironizon Enkel Demi: Po e bëjnë këtë televizion sa me këmbë e sa me duar

2023-03-21 11:47:00, Aktualitet CNA

“Fshesa” në ABC / Ironizon Enkel Demi: Po e bëjnë

Pak kohë më parë, nisi fshesa dhe furtuna në ABC  Neës, pas ndryshimit të pronarëve të këtij televizioni.

Ndryshimet pasuan me heqjen dhe ndërprerjen e disa programeve që transmetoheshin në këtë televizion si ai i gazetarit Endri Xhafo, “Log”.

CNA ka raportuar më herët se pas mbylljes së emisionit të Xhafos, u hoq edhe drejtori i informacionit, Andi Tela.

Së fundi është shkurtuar emisioni i mëngjesit nga Enkel Demi.

Në lidhje me këtë ka reaguar gazetari Enkel Demi, i cili në hyrje të emisionit është shprehur se nga tani e tutje emisioni do të stratojë në orën 08:00 të mëngjesit dhe jo në 07:00, kjo jo për dëshirën e tyre por sepse në orën 07:00 do të jetë emisioni nga Bashkim Hoxha.

Gazetari ka shënjestruar pronarët e rinj të televizionit duke thënë se “Kështu është bërë kjo punë në ABC, shto ujë e shto miell”.

Ndër të tjera shton se ka mbetur i vetëm trim në luftë, duke theksuar se nuk e heqin nga puna.

“Kështu e 5 minuta po më lanë do dal në televizion dhe do them atë që mendoj. Tjerat pastaj s’ka nevojë t’i diskutoj, ata që kanë fantazi për ta bërë këtë televizion po e bëjnë shumë mirë, sa me këmbë e sa me duar”, ka vijuar Demi me ironinë.

 “Duke nisur nga sot do të shihemi në orën 08.00, jo nga dëshira jonë, por kështu si është bërë kjo puna e ABC shto ujë e shto miell, ja ku jemi. Ju urojmë gjithë të mirat Bashkim Hoxhës, i cili filloi sot. Ishin pak surprizë të gjitha këto lëvizje, por Bashkimi mbetet një mik. Tek e fundit bën punën  tij, për të tjerat nuk ia vlen të diskutojmë. Unë nuk kam qenë dakord kurrë të ndodhin gjithë këto gjëra që ndodhin në ABC.

Ju besoj e dini që kam mbetur i vetëm, trim në luftë. Nuk më heqin nga puna gjë që do të thotë se ABC e mëngjesit do të vazhdojë, nuk është e vërtetë se nuk kam menduar të iki vetë, kam dashur me ik, por në fund mu kujtua një varg i Migjenit që thoshte “do mbetem thumb i ngulur në trutë e njerzisë”. Kështu e 5 minuta po më lanë do dal në televizion dhe do them atë që mendoj. Tjerat pastaj s’ka nevojë t’i diskutoj, ata që kanë fantazi për ta bërë këtë televizion po e bëjnë shumë mirë, sa me këmbë e sa me duar” tha Enkeld Demi ndër të tjera./ CNA.al



 

 





Lajmet e fundit nga