The teachers don't stop/ Today they come with the next move
The teachers' protest will continue today. They will gathe...

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, si rezultat i punës gjurmuese dhe hetimore të kryer për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme që kanë si burim veprimtari të ndryshme kriminale, finalizuan operacionin policor të koduar “Fasada 2”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, e cila bazuar në provat e grumbulluara gjatë hetimeve të kryera nga Policia dhe Prokuroria, ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të shtetasit Daniele (Oklid) Çela, 34 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas është dënuar me 13 vjet burgim, në Norvegji, si autor i tafikimit të lëndëve narkotike, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, me aktivitet në këtë shtet.
Në zbatim të vendimit të gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të ndryshme të 34-vjeçarit, me vlerë rreth 400 000 euro, konkretisht janë sekuestruar: një apartament, një biznes (lokal) dhe garazhi i tij, në lagjen "Visarjon Xhuvani", Elbasan dhe një ndërtesë dykatëshe, në Peqin.
Njoftimi i Prokurorisë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka regjistruar procedimin penal nr.1944, të vitit 2019, që bën fjalë për veprën penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, mbi bazën e materialit të dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, e cila ka përcjellë informacion dhe akte nga Autoritetet Norvegjeze në ngarkim të shtetasit shqiptar D.Ç.
Nga studimi i këtyre akteve, rezulton se Ministria e Drejtësisë me shkresën Nr.3298/1 Prot A.H., datë 12.09.2019, ka transmetuar aktet e vëna në dispozicion nga autoritetet norvegjeze të drejtësisë, përkatësisht të Prokurorisë Publike të Rajonit Agder, Norvegji, me qëllim rregjistrimin e procedimit penal në ngarkim të shtetasit shqiptar D.Ç., i lindur më 16.11.1988, në Elbasan, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i parave”.
Aktet e transmetuara nga autoritetet e drejtësisë norvegjeze janë përcjellë mbështetur në nenin 7 të Konventës së Këshillit të Europës për Ndihmë të Ndërsjelltë Juridike në Fushën Penale, nenin 10 të Konventës Europiane mbi Pastrimin, Depistimin, Kapjen dhe Konfiskimin e Produkteve të Krimit.

Rezulton se Gjykata e Apelit Agder, më datë 05.05.2018 ka vendosur dënimin e shtetasit D.Ç., me 13 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Sipas vendimit penal nr.17-05354 MED-KISA/29 datë 10.10.2017 të Gjykatës së Shkallës së Parë Kristiansand, Norvergji, rezulton se është vendosur: për shtetasin D.Ç., dënimi me 13 vjet burgim për veprat penale “Trafikim të paligjshëm të drogës si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal”, “Falsifikim dokumenti”, “Vjedhje energjie elektrike” dhe “Qëndrimi në mënyrë të paligjshme në një shtet të huaj më shumë se tre muaj” parashikuar nga Kodi Penal norvegjez si dhe dënimi me konfiskim të dy objekteve që janë përdorur në lidhje me shitjen e lëndëve narkotike, konfiskimin e pajisjeve të komunikimit, dhe konfiskimin e aseteve në shumen prej 500.000 NOK.
Gjithashtu dhe për vëllain e tij A.Ç., është vendosur dënimi me 12 vjet burgim për veprat penale “Trafikim të paligjshëm të drogës si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal”, “Vjedhje energjie elektrike” dhe “Qëndrimi në mënyrë të paligjshme në një shtet të huaj më shumë se tre muaj”, sipas Kodit Penal të Norvegjisë.
Ky vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit në Agder me vendimin nr.17-192939AST-ALAG datë 09.05.2018.

Në vijim të veprimeve hetimore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ka kërkuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan vendosjen e masës së sekuestros preventive mbi pasuritë e shtetasit D.Ç., dhe personave të lidhur me të, të evidentuara gjatë hetimeve si pasuri të pajustifikuara dhe të dyshuara si të vendosura mbi burime kriminale.
Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, me vendimin nr.8536, datë 21.10.2022 ka disponuar:
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror të sekuestros preventive mbi pasuritë e paluajtshme:
1. Një Apartament me numër pasurie ......, me sipërfaqe 59 m2 apartamenti dhe 80 m2 veranda, ndodhur ne pallatin nr...shk... kati... ap.11 në lagjen Visarion Xhuvani Elbasan.
2. Një Garazh me numër pasurie ..., me siperfaqe 14,6 m2, e ndodhur në pallatin nr...në lagjen Visarion Xhuvani Elbasan.
3. Një Njësi me numër pasurie ... me sipërfaqe 94,5 m2 e ndodhur në pallatin nr... në lagjen Visarion Xhuvani, Elbasan.
Banesa 2 kate me sipërfaqe të përgjithshme 264 m2, ndodhur në lagjen Çesme–Peqin për të cilën është aplikuar nga shtetasja A.Ç. me formular vetëdeklarimi datë 13.01.2015.
Në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u realizua ekzekutimi i vendimit të mësipërm të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për sekuestrimin e aseteve./CNA.al
The teachers' protest will continue today. They will gathe...
The Special Prosecutor's Office against Corruption and Org...
Në fushatën zgjedhore, kryeministrja e re Giorgia Meloni, ...
Teologu Miron Çako thotë se njeriu u krijua që të ishte i ...
The former Minister of the Interior, Sandër Lleshaj, w...
Lawyer Spartak Ngjela has raised the allusions that th...
Avokati Spartak Ngjela ka treguar një bisedë me ish-zë...
A few days ago, Enkelejd Alibeaj's dissident group vot...
Democratic MP Dashnor Sula has spoken about the openin...
The Deputy Prime Minister, Belinda Balluku, has warned...
Investigative journalist Anila Hoxha, invited to the s...
The former socialist deputy, Spartak Braho, shot at th...
The former socialist deputy, Spartak Braho, has commen...
Prime Minister Edi Rama today held a meeting with the ...
More than 29,000 people have died trying to migrate to...
Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe E...
The Deputy Assistant Secretary of State for Europe and...
Në Departamentin e Shtetit është duke u zhvilluar në k...
The Deputy Assistant Secretary of State for Europe and...
Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroa...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
A 37-year-old citizen has been arrested in flagrante delic...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
The Central Election Commission of Kosovo has updated the ...
The British Ambassador to Kosovo, Jonathan Hargreaves, spo...
Qytetarët e Kosovës votojnë sot për zgjedhjet e parakohshm...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezu...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...