web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive/ Deklarata u shpërnda nga punonjësit e bashkisë, Veliaj vë në lojë avokatët

2024-12-27 19:50:00, Aktualitet CNA
Ekskluzive/ Deklarata u shpërnda nga punonjësit e bashkisë,
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Një deklaratë në emër të avokatëve të Erion Veliajt u publikua sot nga mediat e dirigjuara nga kryebashkiaku i Tiranës dhe të paguara nga inceneratorët.

Në reagimin prej 8 pikash sulmohej SPAK-u.

CNA kontaktoi me avokatët e kryebashkiakut. Ata përgënjeshtruan lajmet dhe thanë se ndjekin vetëm procedurat ligjore në gjykatë në raste kundërshtie. CNA nuk u mjaftua me kaq.(Lexo këtu)

Pas interesimeve, burime për CNA bënë me dije se deklarata në emër të avokatëve të Veliajt, ishte shpërndarë nga punonjësit e Bashkisë Tiranë. 

Pra ishin punonjësit e Veliajt që shpërndanë në mediat e kontrolluara nga kryebashkiaku deklaratën në emër të avokatëve. Me këtë veprim, Erion Veliaj vendos në lojë edhe mbrojtësit e tij ligjor.

Kjo lëvizje erdhi pasi SPAK konfirmoi se mbi kryebashkiakun e Tiranës rëndojnë katër akuza të rënda, si korrupsion pasiv dhe aktiv, pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale dhe refuzim për deklarim, mosdeklarim dhe fshehje pasurie./CNA

 





Lajmet e fundit nga