
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nëpërmjet avokatëve të tij ka reaguar pas thirrjes dje në SPAK apo edhe njoftimit publik të bërë nga Struktura e Posaçme Hetimore sot në mesditë, ku jepeshin 4 akuza mjaft të rënda për Veliajn.
Në momentet kur pritej dorëheqja e tij për të treguar një akt qytetar, Erion Veliaj ka ndërsyer avokatët e tij kundër “kolegëve” të SPAK-ut.
Në fakt, duken avokatë anonimë sepse nuk kanë emrat dhe gjithçka është publikuar në mediat e Veliajt.
Avokatët anonimë nxjerrin disa pika me pretendime, por në fund e pranojnë që Veliaj është një person nën hetim, që ka fakte dhe prova dhe tani kërkojnë të gjejnë teknikalitete dhe të kapen pas procedurave.

Megjithatë, thelbi është një dhe vetëm një. Erion Veliaj ka 4 akuza dhe janë gjetur shumë fakte dhe prova, të cilat duket se e kanë tronditur. Edhe kush nuk ka informacione, e kupton mjaft mirë se çfarë halli ka lali.
Argumentet e avokatëve anonimë:
Hetim keqdashës, i qëllimshëm dhe në kundërshtim me ligjin
1. Nisja e procesit hetimor pa dyshim të arsyeshëm
• Procesi hetimor është iniciuar mbi bazën e një kallëzimi anonim dhe të dhënave të supozuara (fiktive), pa u paraqitur prova ose indicie të mjaftueshme që të krijojnë dyshimin e arsyeshëm ligjor.
• Nuk kuptohet qartë vepra penale për të cilën është kallëzuar ose dyshohet EV.
• Nëse kallëzimi është bërë konkretisht në emër të EV, prokurori kishte detyrimin ligjor ta regjistronte emrin e tij në regjistrin e veprave penale. Nga ai moment duhej të fillonte edhe llogaritja e afatit gjashtëmujor të hetimit.
2. Fshehja e faktit të vendosjes në hetim të EV dhe familjes
• EV dhe familja e tij janë vënë në hetim faktik që në muajin mars 2024, por ky fakt është mbajtur i fshehtë nga Prokuroria, me pretendimin se hetimi po bëhej “për veprën penale” dhe jo “kundër personit”.
• Megjithatë, veprimet hetimore të kryera kanë qenë të përqendruara realisht te persona konkretë, duke krijuar situatën e një hetimi substantivisht individual ndaj EV (dhe të tjerëve), pa e njoftuar zyrtarisht këtë status.
3. Kërkesa për kontrolle dhe sekuestrimin e telefonave pa mandat
• Prokuroria ka kërkuar kontrolle dhe ka kryer sekuestrimin e telefonave, në mungesë të një urdhri të posaçëm gjyqësor (mandati), duke shkelur procedurën ligjore në fuqi.
• Telefoni është marrë jo vetëm pa vendim gjykate (madje gjykata nuk e ka pranuar kërkesën e prokurorit), por edhe pa pëlqimin e përdoruesit. Ai nuk është sekuestruar si një objekt me të cilin është kryer një vepër penale, por me qëllimin për të kërkuar të dhëna që mund të përdoreshin në një vepër të supozuar. Me fjalë të tjera, ka qenë një sekuestrim në kërkim të veprës, jo i provës për një vepër penale të përcaktuar.
4. Intimidimi dhe dhuna agresive ndaj të thirrurve si “persona në dijeni”
• Personat e thirrur me cilësimin “persona në dijeni” janë përballur me qasje kërcënuese dhe dhunë të stilit “sigurims”, duke u detyruar përmes presioneve dhe frikësimit të dëshmojnë kundër vetes.

5. Keqpërdorimi i cilësimit “persona në dijeni” për EV dhe AX
• Edhe pse EV dhe AX janë de facto nën hetim, janë thirrur nga Prokuroria si “persona në dijeni” me qëllim që t’i detyrojnë të dëshmojnë kundër vetes ose anëtarëve të familjes, duke i privuar kështu nga e drejta e detyrueshme për avokat mbrojtës.
6. Tejkalimi i afateve hetimore
• Afatet hetimore janë tejkaluar. Sipas ligjit, periudha gjashtëmujore e hetimit duhet të fillojë që në momentin kur ndaj EV dhe AX kanë nisur veprimet hetimore specifike, e jo më vonë.
7. “Fishing expedition”
• Hetimi duket i qëllimtë ndaj një individi, jo për një vepër penale të caktuar, por për vetë personin (EV), me synimin për ta kapur medoemos në një shkelje, qoftë penale apo administrative.
8. Dalja në media e informacioneve mbi hetimin
• Informacione të ndryshme lidhur me hetimin janë transmetuar në media, duke krijuar hapësirë për interpretime keqdashëse dhe denigruese ndaj figurës së kryetarit të bashkisë. Kjo ka nxitur një perceptim publik të fajësisë së EV, duke dëmtuar parimin e prezumimit të pafajësisë dhe duke cenuar barazinë e palëve në proces.
• Një veprim i tillë mund të përbëjë shkelje të rënda, qoftë përmes dashjes apo neglizhencës, pasi përbën keqadministrim të hetimit dhe dëmton integritetin e procedurës penale./ CNA
SPAK-u kërkon 1 vit për burg kryebashkiakun e Rrogozhinës,...
Pasditen e së hënës Unaza e Madhe e Tiranës do të jetë gat...
Kryebashkiaku Erion Veliaj u thirr në SPAK një ditë më par...
Partia Demokratike ka bërë publik "website"-in për Diaspor...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar pas deklaratës së Erio...
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj, ka komentuar zh...
Në Shqipëri, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ...
Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi ka folur vendimin e Kushte...
Ish deputeti i PD, Myslym Murrizi ka hedhur akuza ndaj pro...
Gazetarja Ola Xama ka skanuar pasuritë e kryebashkiakut Er...
Gazetari Elvi Fundo ka deklaruar se Erion Veliaj është i v...
Gazetari Elvi Fundo ka zbardhur detaje nga hetimet ndaj Er...
Debate të forta ka patur me dy gazetarëve Elvi Fundo dhe A...
Themeluesi i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka komentuar sot...
Gazetari Elvi Fundo ka folur për dosjet e nxehta në SPAK s...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar thirrjen në SPAK të...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin e or...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi ka tr...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka k...
Sot Prokuroria e Posaçme njoftoi se kishte përfunduar heti...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...