"Strong Balkan 23" exercise begins/ Peleshi: Special Forces from 8 countries come to Albania
The Minister of Defense, Niko Peleshi, has announced this ...

Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dhe ka zhvilluar takime të niveleve të larta.
Së fundmi, më 2 nëntor Dumani është takuar edhe me ndihmëssekretarin amerikan të shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Jim O’Brien, një zyrtar me peshë në administratën e shtetit amerikan.
Ky i fundit shprehet se është i kënaqur me takimin e zhvilluar me kreun e SPAK-ut, si dhe për punën që po bëhet në drejtësinë shqiptare, duke e cilësuar atë si mbresëlënëse. Pjesë e takimit të Dumanit ka qenë edhe Yuri Kim, e cila tani mban postin e zëvendësndihmëssekretares kryesore për Çështjet Evropiane në DASH.
“I kënaqur që takova shefin e SPAK-ut, Altin Dumanin. Është mbresëlënëse të shohësh Reformën në Drejtësi që jep rezultate reale për popullin shqiptar, duke treguar me veprime se askush nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm Reformën në Drejtësi, e cila është thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë në BE”, thekson O’Brien.
Pleased to meet SPAK Chief Altin Dumani. Impressive to see justice reform delivering real results for the Albanian people, showing through actions that no one is above the law. The US will continue to strongly support justice reform, which is essential for Albania’s future in the… pic.twitter.com/wPU82xbyMI
— Assistant Secretary Jim O'Brien (@StateEUR) November 3, 2023
Më 31 tetor, Dumani zhvilloi takime edhe me përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Departamentit të Drejtësisë, Administratës kundër Narkotikëve (DEA) dhe Byrons Federale të Hetimit (FBI).
Pra, Dumani, kreu i SPAK që po "u heq plurin dosjeve të nxehta" në Shqipëri, të cilat kanë sjellë jo pak reagime, po i hapen dyert në SHBA nga zyrtarë të lartë, teksa cilësohet edhe si njeriu që po punon për të goditur grupet e strukturuara kriminale, korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe që nuk kursehet deri në vënien e tyre prapa hekurave.
Në fakt, e njëjta gjë nuk ndodh me përfaqësuesit të politikës shqiptare, të cilët në axhendat e tyre vizitat në shtetin amerikan i kanë jo të pakta, por me takime jo të niveleve të larta. Madje takimet e tyre nuk shoqërohen me komente pozitive nga zyrtarët e lartë amerikanë për punën e bërë nga qeveria, por theksohet vetëm nevoja për reforma, kryesisht në korrupsion dhe krim të organizuar.
Vizitat në SHBA
E nisim fillimisht, me Lindita Nikollën, vizitën "më të freskët", të kryetares së Kuvendit në SHBA, të zhvilluar gjatë muajit tetor. Ajo qëndroi në SHBA nga data 21 deri në 26 tetor.
Në 21 tetor, Nikolla u takua me përfaqësues të Federatës Panshqiptare “Vatra” në New York. Në 23 tetor ajo u takua me Asistent Sekretaren për Organizatat Ndërkombëtare, znj. Michele J. Sison. Ndërkohë më 24 tetor me Kryetarin e Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropën, z. Thomas Kean. Më 25 tetor ajo u takua me Zëvendësndihmës Sekretaren Kryesore të Shtetit, Yuri Kim me Gabriel Escobar, Ndihmës Sekretar i Shtetit dhe i Dërguari Special për Ballkanin Perëndimor. Në 26 tetor Ervin Bushatin, ambasador i Shqipërisë në SHBA.
Zyrtarët që Nikolla takoi gjithsesi nuk janë në nivelin e Jim O’Brien. Madje vizita e Nikollës u shoqërua edhe me një incident, gjatë një organizimi të "Vatrës", ku aktivisti Agustin Mirakaj, u dhunua gjatë ceremonisë.
Por, tetori ka qenë një muaj i vizitave zyrtare në SHBA për politikën shqiptare. E vijojmë rezymenë tonë me Ministren për Shtetin dhe Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila zhvilloi më 22 dhe 26 tetor një vizitë zyrtare në Washington.
Më 23 tetor, ministrja shqiptare u takua me Nada Zohdy, Drejtore e Rrjetit Global në Fondacionin Obama dhe
Yuri Kim, Zëvendës Ndihmës Sekretarja kryesore e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë. Më 24 tetor, Spiropali zhvilloi bisedime me Julie M. Stufft, Zëvendës Ndihmës Sekretare për Shërbimet e Vizave në Byronë e Çështjeve Konsullore dhe Alonso Cerdan, dhe znj.Denisse Miranda, në "Partneritetin për Qeverisjen e Hapur" (OGP).
Më 25 tetor, ajo vijoi takimet me Brian Vogt, Këshilltar i Lartë për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Qeverisje në Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe ekipin e Samitit për Demokraci. Po kështu u takuar edhe me Nicole Chulick, Zëvendës Ndihmës Sekretare në Byronë e Demokracisë, të Drejtave të Njeriut dhe Punës dhe Christopher J. Anderson, Drejtor i Zyrës për Çështjet Evropiane si dhe me me ekipin e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI).
Vizitën e saj në Uashington ajo e përmbylli me takime me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar si dhe Todd D. Robinson, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit.
Vizitave zyrtare në SHBA nuk kishte si t'u mungonte Erion Veliaj, i cili mbërriti në "tokën e ëndrrave" në 21 tetor. Kreu i Bashkisë së Tiranës, gjatë vizitës atje takoi ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, si dhe Pete Buttigieg, Sekretar i Transportit të SHBA-së.
Vizitës zyrtare të tij, nuk i shpëtoi as takimin me "mikeshën" e dikurshme të Tiranës, Yuri Kim. Po kështu Veliaj u takua dhe kongresmenin Ritchie Torres, anëtaren e Dhomës së Përfaqësuesve, kongresmenen Elissa Slotki.
Kalojmë tek muaji shtator, ku edhe kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka zhvilluar vizitë zyrtare në SHBA, të cilën e nisi më 19 shtator.
Më 20 tetor ai drejtoi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, pasi Shqipëria kishte marrë Presidencën e saj. Gjatë vizitës atje, Rama u takua me Ministrin e Jashtëm britanik, James Cleverly, Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al Nahyan dhe Presidentin e Ukrainws, Volodymyr Zelensky. Po kështu u takua edhe me kancelarin gjerman kancelari gjerman Olaf Scholz. Edhe pse qëndroi disa ditë Rama nuk zhvilloi asnjë takim me zyrtarë apo politikanë amerikanë.
Pra siç vihet re edhe nga agjendat e sipërpërmendura, mund ta themi me plot gojë, që Dumani jo vetëm që është prokurori që po godet shkelësit e ligjit, përfshirë ministria, ish-ministra, deputetë, biznesmenë dhe po heton "dosjet e nxehta", mirëpritet nga SHBA-ja nga zyrtarë të rangjeve të larta./CNA
The Minister of Defense, Niko Peleshi, has announced this ...
Për shkak të motit të keq, mjetet e vogla lundruese dhe an...
The head of SPAK, Altin Dumani, has held a meeting in the ...
The journalist, Arian Çani, spoke about the tensions c...
The chairman of the parliamentary group of the Democra...
A suspicious person was seen this Thursday at the Parliame...
The company "Biniatta Trade", which helped Lulzim Basha fo...
The Minister of the Interior, Taulant Balla, has state...
Former Prime Minister Sali Berisha says that Serbian P...
Jamarbër Malltezi has reacted again regarding the accu...
Businessman and entrepreneur, Gjergj Luca has shared a vid...
The Minister of the Interior, Taulant Balla, has react...
An elderly man was attacked by 2 pit bull dogs this Th...
Sonila Muhametaj, the prosecutor running for SPAK, has...
The Guard of the Republic reacted after the accusation...
"Finance Uncovered" ka publikuar një tjetër artikull k...
Ish deputeti Mark Frroku është liruar ditën e sotme ng...
Në mars 2018, në mes të mandatit të Donald Trump si presid...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Kosova dhe Serbia ka...
The prestigious British media has published an investi...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
US President Donald Trump has issued another warning to Ir...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...