web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dosja

2023-12-27 10:23:00, Aktualitet CNA
Dosja
Shkëlzen Berisha

Shkëlzen Berisha ka dëshmuar sot për herë të parë në GJKKO për çështjen "Gërdeci", teksa u thirr si dëshmitar në seancën gjyqësore të Fatmir Mediut. 

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur dëshminë e dhënë për Berishën në SPAK. Mësohet se Shkëlzen Berisha ka thënë se ditën që ndodhi shpërthimi në Gërdec ka qenë jashtë vendit. 

“Kam qenë jashtë vendit ditën e shpërthimit të Gërdecit. E kam mësuar ose nga media, ose nga bisedat me familjarët e mi ngjarjen, nuk e saktësoj dot. Me ish-ministrin e Drejtësisë, Aldo Bumcci, njihem. Kam me të marrëdhënie miqësore prej angazhimit të tij politik. Kam qenë në zyrën e tij kur ka qenë ministër. Nuk e them dot me saktësi sa herë, por kam qenë. Kemi bërë biseda personale, politike, familjare", ka thënë Shkëlzen Berisha. 

Mes të tjerash ai mohoi se ka dërguar faks, ndërsa theksoi se faksi nuk është dërguar nga ai.

“Për faksin e mbërritur në Ministrinë e Mbrojtjes nga Ministria e Drejtësisë me shënimin “për z. Shkëlzen Berisha” kam marrë dijeni nga media. Faksi nuk është nisur nga adresa ime dhe as ka mbërritur në adresën time. Mënyra më e mirë për ju (i drejtohet prokurorëve te SPAK) është ta gjeni cili e ka bërë. Nuk kam bërë ndonjë kallëzim për këtë fakt, pasi nuk kam pasur arsyem di që Bumçi ka bërë një kallëzim për “falsifikim”. Fatmir Mediun e njoh që prej vitit 1994.”, ka pohuar Shkëlzen Berisha./CNA





Lajmet e fundit nga