web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kampion ADN-je të dënuarve që përfitojnë nga amnistia, zbulohet arsyeja

2023-12-26 11:43:00, Aktualitet CNA
Kampion ADN-je të dënuarve që përfitojnë nga amnistia,
Foto ilusturuese

Drejtoria e Përgjithashme e Burgjeve i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Policisë së Shtetit në lidhjen me mënyrën si do të kryhet amnistia në burgje. 

Mësohet se të gjithë personave që do të përfitojnë nga amnistia, përpara se të shkojnë përpara familjeve të tyre, do t’u merret një kampion AND-je e cila më pas do të administrohet nga Policia e Shtetit.

Ky kampion do të merret në mënyrë që të jetë i krahasueshëm për ngjarje kriminale të tjera që mund të kryhen nga personat që përftiuan nga amnistia. 

Kujtojmë se në bazë të nismës ligjore për amnistinë të hartuar nga Ministria e Drejtësisë, përfitojnë rreth 570 të dënuar. 

Gjithashtu nga kjo nismë përfitojnë nga 1 vit ulje dënimi të gjithë meshkujt dhe 1.5 femrat dhe të miturit që nuk përfitojnë amnisti si të tjerët me përjashtim të të dënuarve me burgim të përjetshëm, të dënuarve për vrasje dhe subjekteve të SPAK./CNA





Lajmet e fundit nga