web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protestë kundër investitorit strategjik /Banorët e Maliqit: Ka rrëmbyer më shumë se 300 hektarë tokë

2023-12-26 15:28:00, Aktualitet CNA
Protestë kundër investitorit strategjik /Banorët e Maliqit: Ka
Banorët në protestë

Banorët e fushës së Maliqit kanë protestuar këtë të martë kundër një investimi strategjik që do të bëhet në zonën e tyre. Banorët janë shprehur se tokat shtet të cilat i kanë përdorur për shume vite rradhazi, si dhe ato që kanë patur me kontrata qiraje, do i jepen një kompanie e cila do të investojë në plantacione mollësh dhe luleshtrydhesh.

"Ne kemi më shumë se 30 vjet që kemi hapur këto toka. Këtu ishte këneta kur i hapëm ne, vitet e para nuk morrëm asgjë. Ne jemi fermerë dhe kemi të punësuar. Nëse na marrin këto toka do ketë edhe papunësi. Ne do ikim jashtë. Do ia marrim tokën me qera ne shtetit, vetëm të mos na sjellin ndonjë tjetër", u shpreh një nga fermerët.

Sipas banorëve, në kontratë është parashikuar rreth 180 hektarë tokë, ndërsa kompania po zapton edhe toka të tjera që janë me ccertefikatë pronësie, ndërsa ngrejnë akuza se sipërfaqja e marrë nga ky investitor shkon në më tepër se 300 hektarë.

"Janë rreth 300 hekratë tokë, që janë marrë nga një firmë. Po na zaptojnë të gjitha pronat. Unë kam një stallë blegtorale. Me këtë vendim unë jam i falimentuar. Jemi të gatshëm ta marrim me qira tokën", tha një tjetër banor. 

Në kontratën 4 vjeçare të siguruar nga CNA, parashikohet kultivimi i mollës dhe luleshtrydhes me një vlerë investimi prej 3.125.538 €.

Invesitori do të paguajë 10€ për hektar, ndërsa banorët kërkojnë rishikimin e kontratës duke qenë të gatshëm ti paguajnë shtetit qeranë dhe tokat të mbeten në përdorim të fermerëve të zonës së Maliqit./CNA 

 





Lajmet e fundit nga