web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-gjyqtaren Vyshka

2025-04-07 13:59:00, Aktualitet CNA

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-gjyqtaren Vyshka

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për ish-gjyqtaren Zamira Vyshka, e akuzuar për korrupsion.

Vyshka akuzohet se mori ryshfet për të lehtësuar masën ndaj një të burgosuri.

Ajo më herët është denoncuar për lidhje me bandat e Elbasanit.

Ka qenë ish-shefi policisë rrugore Elbasan, Fadil Mema, i cili ka rrëfyer për mediat këtë lidhje.

Sipas tij, Vyshka ka favorizuar në një proces gjyqësor fisin Çapja, duke nxjerrë të pafajshëm Sokol Çapjan, vendim ky që është marrë në vitin 1998./ CNA

 





Lajmet e fundit nga