web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hakerimi i e-maileve të SPAK/ Gazetari Elvi Fundo: Grup i strukturuar kriminal, mendoj se truri është Xhafaj

2025-04-07 10:06:00, Aktualitet CNA

Hakerimi i e-maileve të SPAK/ Gazetari Elvi Fundo: Grup i strukturuar

Gazetari Elvi Fundo i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” me Flavio Qarrin ka folur për hakerimin e e-maileve të prokurorëve të SPAK. Fundo ka thënë se dy personat e përfshirë në hakerim, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni nuk janë hacker, por janë zyrtarë të PS.

Emrat e Gjonit dhe Rrokajt, Fundo tha se janë të lidhur ngushtë me Fatmir Xhafajn dhe Agim Ismailin. Më konkretisht, Arnold Rrokaj ka qenë punonjë i IMT në kohën kur ky institucion drejtohet nga Agim Ismaili.

Gazetari Fundo u shpreh se sipas mendimit të tij, truri i gjithë kësaj është Fatmir Xhafaj.

“Një nga personat që është përfshirë , më tha që materialet janë marrë dy javë më parë. Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni të dy zyrtarë të PS, nuk janë hacker. Njëri në IMT, ku ka qenë drejtor Agim Ismaili. Tjetri Zambak Gjoni, drejtor i paraburgimit i Vlorës. Dritan Palnikaj, sekretar i përgjithshëm kur Xhafaj ka qenë ministër i  Brendshëm, është nip i Agim Ismailit.

Mjafton të shikoni cilat media reagojnë për Zambak Gjonin.

Mendoj se truri i kësaj pune ka qenë Fatmir Xhafaj. Agim Ismaili ka vajzën që punon te vëllai i Fatmir Xhafajt. Te rrjedhja dhe përpunimi i informacioneve kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal për të goditur SPAK. Po u qëndrove kundër këtyre hajdutëve të pushtetit je i opozitës”, u shpreh Fundo.

Gjithashtu në intervistën televizive, gazetari Elvi Fundo ka sfiduar Mero Bazen dhe Carlo Bollinon të dorëzojnë telefonat në SPAK të tre.

Sfidoj publikisht Mero Bazen dhe Carlo Bollino t’i çojmë telefonat në SPAK të tre. Mero Baze që sot bën moral, duhet të kujtojmë që sot është kthyer në sulltanin e jugut, një Koço Kokëdhimë i dytë. Këto që po i bëjnë tani këtij vendi duke u përdoprur tani si një grup i strukturuar kriminal në media”, tha Fundo./ CNA





Lajmet e fundit nga