web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alibeaj, drejt brakstisjes/ Këlliçi: Ka humbur mbështetjen brenda grupit të tij

2022-10-13 18:27:00, Aktualitet CNA

Alibeaj, drejt brakstisjes/ Këlliçi: Ka humbur mbështetjen

Belind Këlliçi është shprehur se Enkelejd Alibeaj ka humbur mbështetjen brenda grupi të tij brenda PD.

Deputeti i PD, tregoi se grupi i Alibeaj ka zhvilluar një mbledhje, ku do të përcaktohej se cili do të ishte negociatori i tyre me PD zyrtare, ku vetë deputeti ka propozuar një nga të vetët për të marrë përsipër këtë detyrë, por grupimi nuk e ka mbështëtur. Më pas ka qënë një deputete tjetër brenda grupit e cila ka propozuar Gazmend Bardhin dhe është mbështetur nga anëtarët.

“Alibeaj e ka humbur mbështetjen brenda grupit të tij dhe shumicën se ka propozuar dikë tjetër për të qenë negociator, nuk dua ta përmend se kë, dhe i është rrëzuar me votë dhe më pas një zonjë e nderuar ajo, deputete dhe ajo, ka propozuar Bardhin”- shprehet Këlliç, duke treguar kështu se Alibeaj nuk gëzon mbështetjen e grupit të tij.

I pyetur se çfarë ndjesie ka Këlliçi lidhur me këtë “humbje terreni” të Alibeaj, deputeti përgjigjet:

“Nuk më krijon asnjë lloj emocioni, zero.”.

Kujtojmë se pak ditë më parë PD zyrtare vendosi të futej në bisedime me grupimin e Alibeajt, për zgjedhjen e kandidatëve të përbashkët. Secila nga palët përcaktoi një negociator, ku për PD zyrtare u zgjodh Edi Paloka, ndërsa për grupin e Alibeajt u caktua Gazmend Bardhi./CNA.al





14:46 TODAY

Prezantohej si

Ka përfunduar në prangat e policies një grua 41-vjeçar...

Lajmet e fundit nga