web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prezantohej si

2022-10-13 14:46:00, Aktualitet CNA
Prezantohej si
Foto Ilustruese

Ka përfunduar në prangat e policies një grua 41-vjeçare, e cila mashtronte njerëzit për të përfituar shuma parashë, duke u prezantuar si dietologe.

Bëhet fjalë për shtetasen S.B, 41 vjeçe, e cila përfitonte shuma të ndryshme parash nga qytetarët, me anë të mashtrimit. Ajo akuzojet për veprat penale: "Mashtrimi", "Fshehja e të ardhurave", dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Kjo shtetase administronte një subjekt në zonën e Brrylit, të cilin nuk e kishte të regjistruar pranë organeve përkatëse dhe fshihte të ardhurat e fituara prej tij. Në bazë të verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasja S. B. prezantohej si dietologe dhe me anë të mashtrimit përfitonte shuma të ndryshme parash, nga 150-300 euro, nga qytetarë të ndryshëm, për përgatitjen e dietave të personalizuara. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, kjo shtetase ka fshirë nga telefoni i saj, bisedat me qytetarët (klientët), me qëllim për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Njoftimi:

Finalizohet, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Dietologia”. 

Përfitonte shuma të ndryshme parash nga qytetarët, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 41-vjeçarja që prezantohej si dietologe.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një aktivitet të paligjshëm, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Dietologia”.  

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetases:

- S. B., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale "Mashtrimi", "Fshehja e të ardhurave", dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

This citizen administered an entity in the Bryl area, which she did not have registered with the relevant bodies and hid the income earned from it. On the basis of the verifications carried out, it was found that the citizen SB presented herself as a dietitian and by means of fraud benefited from various amounts of money, from 150-300 euros, from various citizens, for the preparation of personalized diets. During the intervention by the Police services, this citizen deleted the conversations with the citizens (customers) from her phone, in order to prevent the discovery of the truth.

The materials were passed to the Prosecutor's Office for further procedural actions.





Lajmet e fundit nga