web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fjalimi që “tronditi” Këshillin e Evropës/ Çipa: Rama e shfrytëzoi maksimalisht politikisht

2022-10-13 13:30:00, Aktualitet CNA

Fjalimi që “tronditi” Këshillin e Evropës/

Gazetari dhe analisti Aleksandër Çipa ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Evropës.

Në MCN Live Çipa ka thënë, se Rama e shfrytëzoi maksimalisht politikisht këtë temë, dhe kuotat e tij në publik janë rritur.

Sipas Çipës dy qëllimet e kryeministrit në fjalimin e mbajtur kanë qenë, i pari në rrafshin performativ dhe i dyti për një rikapitalizim politik në tregun e brendshëm.

“Ka dy anë të medaljes, ana që na intereson bëhet fjalë për perimetrin kombëtar, diskutimin e brendshëm. Ana tjetër lidhet me perimetrin ndërkombëtar, në efektin që ka shkaktuar në një nga institucionet më të zëshme të Evropës. Rama riktheu në qendër të vëmendjes të institucionit të Këshillit të Evropës, një raport, që edhe Shqipëria e kishte votuar. Imazhi ndërkombëtarisht i shqiptarëve ishte goditur rëndë, sepse u bënë akuza që morën vlefshmërinë e një prove verbale, që ishte implikimi i ish-krerëve të UÇK në trafikun e organeve. Rama politikisht e shfrytëzoi maksimalisht. Po ta shohësh te efektet në rrjetet sociale dhe hapësirën virtuale, duket që kuotat e kryeministrit janë rritur.

Shenjat e para janë dhënë në pikëpamjen formale ku është refuzuar darka me kryeministrin. Po ashtu do kemi reagime nga entitete, apo vende të veçanta. Në planin e imazhit është kapur te një kazuz që meriton vlerësim, pavarësisht nga koha. Në planin logjik dhe së drejtës, mendoj se është qasje pozitive sepse risjell në vëmendje një rezolutë që Shqipëria e ka votuar edhe pse binte ndesh me interesin e saj. Në kushtet kur ka folur Gjykata Speciale e Hagës, ku nga akuza zyrtare është hequr çështja e ekzistencës së trafikut të organeve njerëzore...Ky proces është zhbërë nuk ekziston, me të drejta morale duhet të kthehet në vend. Shqipëria është në të drejtë madhore, gati natyrale. Në politikën e brendshme, ka pasur dy qasje, një nga spektri opozitar e konsideron abuzim, se Rama ka ikur nga një pretendim që është gjenocidi serb, por besoj që këtë nuk e ka bërë për shkak të interesave që ndan për ‘Open Balkan’ dhe konfidencialitetit që ndan me Vuçiç”, ka thënë Çipa./CNA.al





Lajmet e fundit nga