"Folkloric and late"/ Babaramo: What is hidden behind Rama's speech
Journalist Ilir Babaramo has analyzed Prime Minister E...

Kalimi i pushimeve në Gjermani pësoi një bum të madh në vitet e pandemisë 2020/21, plazhet ishin të mbipopulluara, hotelet dhe kampingjet nuk kishin më vende - dhe digjitalizimi papritmas mori një hov. “Shumë biznese të vogla gjermane u njohën me përparësitë e digjitalizimit”, bën të ditur Shoqata Federale e Industrisë Gjermane të Turizmit (BTW). Sipas një sondazhi të Shoqatës Gjermane të Turizmit (DTV), në vitin 2021, 84 për qind e kompanive të anketuara thanë se dixhitalizimi ishte bërë më i rëndësishëm si rezultat i pandemisë.
Për shembull, në disa zona të bregut të Detit të Veriut, pushuesit tani mund të përdorin aplikacionin "Frida" për të kontrolluar hyrjen dhe daljen nga hotelet ose për të rezervuar tavolina në restorante. Në Detin e Veriut dhe Detin Baltik mund të rezervohet dhe të paguhet në internet për shezlonët e plazhit.Në shumë vende, bileta digjitale e vizitorëve ka zëvendësuar biletën prej letre. Biletat digjitale ofrojnë shpeh hyrje me zbritje në shumë objekte, por edhe akses falas në plazh.
Trendi i pandalshëm: Shërbimet turistike po bëhen gjithnjë e më dixhitale

Megjithatë, ka ende punë për të bërë: Në nivel evropian, Gjermania mbetet ende prapa, si për shembull sa u përket pagesave jjo cash. Ajo që është standarde në Danimarkë, Poloni apo Lituani, në Gjermani mbetet ende një ëndërr e së ardhmes. Problem tjetër janë boshllëlqet në rrjetin celular, sidomos në disa zona rurale nuk ka WiFi të mjaftueshëm publik. Aty ku nuk ka rrjet, nuk ka asnjë komunikim me vizitorin.
Megjithatë, duket se industria e turizmit është zgjuar nga gjumi i thellë analog. Papritmas funksionon ajo që është lënë pas dore për kaq shumë vite. Ofertat turistike reklamohen më shumë në internet, në faqet e internetit të optimizuara për pajisjet celulare dhe në mediat sociale, Instagrami përdoret si një mjet marketingu. Janë zhvilluar produkte të reja dixhitale për të treguar destinacione turistike.
Në Mynih, Bamberg apo Wolfenbüttel, agjencitë e marketingut të qyteteve e kanë kuptuar rëndësinë e guidave dixhitale. Qyteti i Essenit, për shembull, prej vitit 2021 ofron guida të përziera virtuale dhe reale, në kuadër të projektit "Essen 1887". Vizitorët ecin nëpër qytet me syze speciale të kontrolluara me GPS. Dhe ata shohin karroca me kuaj tek lëvizin nëpër rrugë ose holograme, pra njerëz virtualë nga viti 1887, të cilët ofrojnë njohuri nga historia e qytetit. Një biletë kushton 25 euro, ajo mund ta blihet – në mënyrë analoge - në pikën e informacionit turistik ose online

Edhe TimeRide Go! në Këln ose Berlin ofrojnë udhëtime virtual në kohë dhe gjallërojnë epokat e mëparshme. Për këtë përdoren syze të realitetit virtual. Gjithashtu portali i akomodimit Airbnb ofron përvoja virtuale në internet, si për shembull një pjatë me makarona me gjyshen e shtëpisë ose një udhëtim virtual në Taj Mahal.
Pikat e dobëta në menaxhimin e vizitorëve
Udhëtimi në Gjermani është bërë më komod me dixhitalizimin. Pjesë e shërbimit ndaj klientit është edhe menaxhimi i vizitorëve, por ai duhet të përmirësohet. Turistët së shpejti duhet të jenë në gjendje të informohen në internet edhe për rrugë të bllokuara, kasolle alpinistësh të mbyllura, plazhe të mbipopulluara apo hapësira të lira të parkimit.
Se si mund të bëhet kjo, këtë e tregon projekti “Strategjia e digjitalizimit në kohëne koronës për bregun e Detit të Veriut të Saksonisë së Poshtme”. Në sezonet verore të pandemisë 2020/21, njerëzit u dyndën në brigjet gjermane, por ata duhet të mbanin distancën në plazh. Si mund tët organizohej kjo?
Për të drejtuar fluksin e vizitorëve, organizata e marketingut Die Nordsee 2021 lançoi një sistem semafori që është ende në përdorim. Ai tregon nivelin e popullimit të plazheve, vizitorët dhe automjetet numërohen nëpërmjet sensorëve me lazer. Pushuesit mund të ndjekin të dhënat në kohë reale në faqen e internetit dhe në ekranet e instualuara në plazh. Nëse numri i vizitorëve arrin kufirin e lejuar, atëherë vizitorëve të rinj u tregohen alternativa.

Jo çdo gjë në turizëm mund të zgjidhet në mënyrë dixhitale
Në Gjermani nuk mungojnë idetë. Sipas Shoqatës Gjermane të Hoteleve dhe Restoranteve (DEHOGA), sfida më e madhe qëndron në integrimin e teknologjive të reja në infrastrukturat e vjetra. Sipas një studimi të fundit nga Shoqata Gjermane e Turizmit, 77 për qind e kompanive të anketuara përmendën mungesën e stafitdhe 61 për qind mungesën e fondeve si pengesën më të madhe për përparimin teknologjik. Dhe me stafin, mungon njohuria dhe zhvillimi i koncepteve të marketingut dhe shitjes.
Megjithatë, duke qenë se turizmi është kryesisht një industri shërbimesh, jo gjithçka mund të zgjidhet në mënyrë dixhitale. Daljet, takimet personale, mikpritja ose shija në një restorant – këto janë gjëra që duhen bërë nëpërmjet ndërveprimit fizik, dhe është kontakti ndërpersonal ai që i bën pushimet një përvojë./DW
Journalist Ilir Babaramo has analyzed Prime Minister E...
The very beloved moderator for the public, who has lon...
The chairman of the Republican Party, Fatmir Mediu, ha...
Zv.kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku, ka pub...
Yuri Kim mbërriti në Tiranë si Ambasadorja e Shteteve ...
Journalist Mentor Kikia, through a post on social netw...
Ishte viti i largët 2001 kur fabrikat e birrës të tras...
The Democratic Party reacted to the serious incident i...
Evi Kokalari, Evis Kokalari, or otherwise Evi Angelaki...
Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, k...
A serious event happened a few minutes ago in Klos. It is ...
Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rr...
The US Ambassador in Tirana, Yuri Kim, joined today in the...
The Commissioner for Enlargement, Oliver Varhelyi, has pre...
The British ambassador of Albania, Alastair King Smith, in...
The entrepreneur Fisnik Sula has spoken about the scandal ...
This morning, a dead body was found in Maliq of Korça,...
The well-known journalist Melaim Zeka, who is known for hi...
In the middle of Tirana, on a sunny day, in line with the ...
Një 33-vjeçar është kapur në flangrancë nga kamerat e sigu...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Other details have been revealed from the crime that occur...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
A violent conflict occurred between two people in Velipoja...
The police have reacted to the murder of citizen AB in Kam...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
A magnitude 6.1 earthquake was recorded about 118 kilomete...
The Central Election Commission (CEC) plans to announce th...
The party of Armenian Prime Minister Nikol Pashinyan has w...
US President Donald Trump held a telephone conversation wi...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
At the end of 2025, for all euro area members, more than 9...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...