Rriten lehtë monedhat e huaja/ Lëvizin euro dhe paundi britanik
Sot, më 2 shkurt 2024, dollari amerikan blihet me 95.8 lek...

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) duket se po shkon drejt vënies në punë të dy TEC-eve termike lundruese, të cilat prej një viti e gjysmë ndodhen në Triport të Vlorës.
Një njoftim i fundit në faqen e KESH është bërë e ditur çelja e procedurës “Furnizimi në vend me lëndë djegëse i Termocentraleve Lundruese, Tripot, Vlorë” ku operatorët e interesuar duhet të paraqesin ofertat e tyre për lëndën djegëse jo më vonë se data 9 shkurt 2024.
Referuar aneksit 3 që shoqëron procedurën bëhet me dije se sasia e prokuruar do të jetë 4000 tonë metrikë. Kjo sasi sipas dokumentit do të ketë një disponueshmëri dorëzimi 3 muaj nga data e dorëzimit të ngarkesës së parë. Sipas një parashikimi në këtë aneks ngarkesa e parë e dorëzuar do të jetë rreth 1200 tonë metrikë në ditën e parë, në 1000 tonë metrikë në ditën e 21 dhe 1800 tonë metrikë në ditën e 42.
“Dorëzimi maksimal ditor – Për rakordim me operuesin / gatishmëri 24 orë
Dorëzimi maksimal ne vend; -2 autobote 40 tonësh njëkohësisht, 7m3 /orë
Shënim: Skeduli i mësipërm është paraqitur për referencë orientuese, si rasti më optimal i mundshëm. Afati kontraktual i dorëzimit do të jetë “Periudha e disponueshmërisë së dorëzimit’ (3 muaj nga data e dorëzimit të Ngarkesës-I”, thuhet në sqarimin e KESH.
Te kriteret e kualifikimit përcaktohet se dita e parë e dorëzimit do të negociohet dhe përcaktohet në kontratë por jo më vonë se java e parë e muajit mars.
Termat e tenderit
Në termat e referencës së procedurës KESH përcakton kushtet që duhet të përmbushë lënda djegëse, e cila do të përdoret për gjeneruesit termikë.
“Për qëllime të funksionimit, këto asete termike kanë nevojën e furnizimit me lëndë djegëse të llojit HFO, përcaktuar në bazë të specifikimeve teknike dhe në referencë të ISO 8217, si ISO RME, me përmbajtje të squfurit jo më të madhe se 0.5%, si dhe sasi të vogla të lëndës djegëse hidrokarbure LFO”, thuhet në dokument.
Të njëjtat specifikojnë se në fazën kur asetet lundruese janë vendosur në vendin përfundimtar ku janë ankoruar me tokën dhe kanë përfunduar proceset instalatore për trupëzimin e tyre me infrastrukturën energjitike të vendit, nga ana e shoqërisë bëhet e nevojshme furnizimi e këtyre aseteve gjeneruese me lëndën djegëse të nevojshme gjatë fazës së komisionimit të tyre. Për këtë arsye, nga ana e shoqërisë evidentohet se për qëllime të furnizimit, nevoja për shërbimin që do të prokurohet është si më poshtë: Furnizimi në vend me lëndë djegëse i asetit.
“Asetet lundruese kanë kapacitete të menaxhimit dhe ruajtjes së lëndës djegëse në një total prej rreth 1,000 (një mijë) ton lëndë djegëse. Konsumi i parashikuar i lëndës djegëse për 1 MWh është rreth 229 Kg që do të thotë se, në rastin e shfrytëzimit me kapacitet të plotë të impiantit, nevoja për furnizim është rreth 500 ton lëndë djegëse në ditë, pasi sasia prej rreth 500 ton të tjera do të shërbejë si rezervë kontigjence për garantimin e vijueshmërisë së prodhimit. Në kuadër të kësaj procedure, furnizimi me lëndë djegëse është parashikuar në përputhje me nevojën e furnizimit për periudhën e komisionimit dhe testimit te asetit termik lundrues” thuhet në termat e KESH.
Çmimet në bursa bien në rreth 100 euro/MW, nga 290 euuro/Mw kur u morën TEC-et
Asetet gjeneruese termike u morën si një masë në vitin 2022 në kushtet e krizës së energjisë. Procedura u shpall në fund të vitit 2021 por vetëm në muajin Prill 2022, u nënshkrua mes palëve (Exelerate dhe Renco & KESH sh.a) . Në muajin Shtator 2022, në zonën e Triportit, pranë Petroliferas, u vendosën asetet lundruese.
Këto asete nuk janë vendosur asnjëherë në punë ndërkohë që kostoja e 1 MW energji të prodhuar në fillim të vitit 2023 llogaritej mbi 290 euro. Kjo kosto është dukshëm më e lartë se kostoja që sot energjia mund të blihet në bursë ku çmimet edhe pse nuk kanë kaluar në nivelin e parakrizës janë ulur ndjeshëm, duke u tregtuar mesatarisht me 100 euro/MW./ Revista Monitor
Sot, më 2 shkurt 2024, dollari amerikan blihet me 95.8 lek...
Qendra spitalore "Nënë Tereza" (QSUT) përballon rreth 42 p...
Rezerva valutore vijoi rritjen vitin e kaluar dhe arriti n...
Qeveria shqiptare mund të rikthejë aplikimin e tatimit mbi...
Sot, më 1 shkurt 2024, dollari amerikan blihet me 95.3 lek...
Tregu financiar nuk po arrin arritur t’i përgjigjet plotës...
Sot, më 31 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95.4...
Bashkia e Durrësit synon të ndërtojë një park urban që ka ...
Për të përfituar pension të plotë pleqërie në vitin 20...
Sot, më 30 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95.6 lek...
Rritja e pagave në ekonominë e Shqipërisë dy vitet e f...
Sot, më 29 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95.4 lek...
Shqipëria po shkon drejt një tranzicioni demografik. Deri ...
Në vitin 2023, vendi ynë ka importuar 26,8 miliardë lekë (...
Rreth 180 shoqata dhe dhoma biznesi që lobojnë ndaj po...
Bashkia e Tiranës nënshkroi këtë të dielë një memorandum m...
Në sektorin call center vijon tkurrja e numrit të të punës...
Sot, më 28 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95.3...
Shqipëria u vizitua në 2023-n nga mbi 10 milionë të hu...
Sot më 27 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95.3 lekë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...