Monedhat e huaja në rënie/ Kursi i këmbimit, 31 janar 2024
Sot, më 31 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95.4...

Tregu financiar nuk po arrin arritur t’i përgjigjet plotësisht kërkesës së lartë të qeverisë për financim në këtë fillimviti.
Shuma e shpallur për financim në ankandin e bonove 12-mujore nuk u arriti të sigurohej e plotë për të dytin ankand radhazi.
Në ankandin e të martës, Ministria e Financave kishte shpallur një shumë prej 13.5 miliardë lekësh, ndërsa shuma totale e kërkesave të paraqitura nuk arriti më shumë se 11.3 miliardë lekë. Ndërkohë, Ministria e Financave pranoi kërkesa totale për afërsisht 11 miliardë lekë.
Yield-i mesatar i ponderuar shënoi sërish një rritje të lehtë në 3.62%, nga 3.6% që kishte qenë në ankandin e javës së kaluar. Yield-i i këtyre instrumenteve tashmë është në nivelet më të larta që prej majit të vitit të kaluar. Si rrallëherë më parë, Ministria e Financave ka organizuar katër ankande të bonove 12 mujore brenda një muaji në janarin e këtij viti.
Kjo kërkesë intensive për financim (48.5 miliardë lekë vetëm në bono-12-mujore, përfshi shumat e rifinancuara), ashtu siç pritej, është reflektuar në një tharje të pjesshme të likuiditetit të tregut dhe rritje të yield-eve.
Në total, huamarrja e planifikuar për tremujorin e parë 2024 ka vlerën e 144.5 miliardë lekëve, në rritje me 19.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 dhe me pothuajse 80% krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2023. Vetëm në muajt janar dhe shkurt, Ministria e Financave parashikon të realizojë pothuajse 30% të volumit vjetor të huamarrjes për vitin 2024.
Ndërkohë, më i qetë ka shkuar ankandi i bonove 6-mujore, nëpërmjet të cilave Ministria e Financave ka financuar një miliardë lekë, ndërsa kërkesa totale arriti në pak më shumë se dy miliardë lekë. Yield-i mesatar i ponderuar arriti në 3.28%, shumë afër nivelit të normës bazë të interesit.
Megjithatë, ky yield përfaqëson një rritje të fortë krahasuar me ankandin e fundit të këtyre instrumenteve, në muajin tetor 2023. Në atë ankand, bonot 6-mujore u emetuan me një yield të pazakontë prej 1.5%, sa gjysma e normës bazë të interesit, por Banka e Shqipërisë e vlerësoi rezultatin e këtij ankandi si një anomali e shkaktuar nga një kërkesë e vetme konkurruese.
Një faktor tjetër që mund të ndikojë në rritjen e yield-eve është edhe një forcim i pritshmërisë së tregut për rritje të mëtejshme të normave të interesit gjatë muajve të ardhshëm. Një fenomen i tillë u vërejt sidomos në gjysmën e dytë të vitit 2022, kur Banka e Shqipërisë ndërmori një cikël të rritjeve të njëpasnjëshme të normës bazë të interesit.
Deklaratat e Këshillit Mbikëqyrës në fund të vitit të kaluar paralajmëronin një shtrëngim të mëtejshëm monetar gjatë vitit 2024, me qëllim uljen e inflacionit drejt objektivit prej 3%. Një pritshmëri e tillë mund të shtyjë disa investitorë për të marrë pozita pritëse, me objektivin për t’i investuar fondet me kthime më të larta./ Revista Monitor
Sot, më 31 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95.4...
Bashkia e Durrësit synon të ndërtojë një park urban që ka ...
Për të përfituar pension të plotë pleqërie në vitin 20...
Sot, më 30 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95.6 lek...
Rritja e pagave në ekonominë e Shqipërisë dy vitet e f...
Sot, më 29 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95.4 lek...
Shqipëria po shkon drejt një tranzicioni demografik. Deri ...
Në vitin 2023, vendi ynë ka importuar 26,8 miliardë lekë (...
Rreth 180 shoqata dhe dhoma biznesi që lobojnë ndaj po...
Bashkia e Tiranës nënshkroi këtë të dielë një memorandum m...
Në sektorin call center vijon tkurrja e numrit të të punës...
Sot, më 28 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95.3...
Shqipëria u vizitua në 2023-n nga mbi 10 milionë të hu...
Sot më 27 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95.3 lekë...
Skema e pensioneve në fshat, e cila vuante nga një rap...
Sot më 26 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95.3 ...
Banka Qendrore Europiane (ECB) i mbajti të pandryshuara no...
Administrata Tatimore u ka dërguar një letër të person...
Sot, më 25 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.9 lek...
Ministra Ekonomisë rikthehet me funksionet e 2017, duke me...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...