Rezerva valutore u rrit me 18% vitin e kaluar/ Arrin rekordin e ri prej 5.85 miliardë eurosh
Rezerva valutore vijoi rritjen vitin e kaluar dhe arriti n...

Qendra spitalore "Nënë Tereza" (QSUT) përballon rreth 42 për qind të shërbimit spitalor në rang kombëtar po merr vetëm 23% të fondit për spitalet.
Pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi dhe detajoi fondin për shërbimin spitalor për këtë vit, sipas të cilit QSUT do të financohet me 7.8 miliardë lekë, shumë kjo sa 23 për qind e fondit prej rreth 33 miliardë lekësh që do të ndahet me 2024 për spitalet.
Por nga ana tjetër QSUT përballon gati gjysmën e volumit të punës që ofrojnë spitalet tona publike në rang vendi. Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2022 rreth 278 mijë persona u shtruan në spital, ku rreth 115 mijë ose 42 % u shtruan në pavijonet e spitalit universitar “Nënë Tereza”.
Të dhëna të tjera tregojnë se QSUT është ofruesi më i madh të gjithave shërbimeve spitalore. Përqendrimi i shërbimeve në këtë qendër ka ardhur në rritje vit pas viti, për shkak të mungesave në burime njerëzore dhe pajisje në spitalet rajonale.
Spitalet e qarqeve kanë mungesa të mëdha në të gjitha specialitetet, duke bërë zhvendosur marrjen e shërbimeve në QSUT edhe për anomali të thjeshta në shëndet.
Por përveçse QSUT ka pak buxhet në raport me shërbimin që ofron, fondet e tij gërryhen nga koncesionet. Duke qenë se shtrimet dhe ndërhyrjet kirurgjikale janë të shumta, një pjesë e mirë e buxhetit të QSUT shkon për koncesionet PPP dhe shërbimet mbështetëse. P.sh. këtë vit 10,8 për qind e buxhetit total të QSUT do të jetë pagesa për koncesionin e laboratorit, teksa shpenzime të mëdha shkojnë për sterilizimin e sallave kirurgjikale, pastrimin, ushqimin etj.
Nga ana tjetër QSUT aktualisht ka mungesa në burime njerëzore në të gjitha pavijonet si në infermieri dhe mjekë.
Shpenzimet buxhetore në shëndetësi janë deformuar nga kontratat koncesionare, të cilat po përthithin fondet për shërbime dytësore, në një kohë që shpenzimet publike për shëndetësinë mbeten ende shumë të ulëta në vendin tonë.
Shpenzimet buxhetore për shëndetësinë për vitin 2022 ishin 63.8 miliardë lekë. Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) ato arritën në 2.98% dhe kanë shënuar rënie vjetore me 0,44 pikë përqindje, ndërsa shprehur si përqindje ndaj shpenzimeve publike gjithsej, kanë shënuar rënie me 0,90 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2021.
Shpenzimet buxhetore për shëndetësinë në raport me PBB-në ishin në nivelin më të ulët që nga viti 2017.
Ekonomia dhe kapacitetet buxhetore janë shtuar përgjatë dekadës së fundit, por financimet për shërbimet themelore shëndetësore, të tilla si rimbursimi i barnave dhe kujdesi parësor kanë mbetur në vendnumëro, në një kohë që nevojat për produkte farmaceutike dhe shërbime shëndetësore në një popullsi në plakje po rriten./Monitor
Rezerva valutore vijoi rritjen vitin e kaluar dhe arriti n...
Qeveria shqiptare mund të rikthejë aplikimin e tatimit mbi...
Sot, më 1 shkurt 2024, dollari amerikan blihet me 95.3 lek...
Tregu financiar nuk po arrin arritur t’i përgjigjet plotës...
Sot, më 31 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95.4...
Bashkia e Durrësit synon të ndërtojë një park urban që ka ...
Për të përfituar pension të plotë pleqërie në vitin 20...
Sot, më 30 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95.6 lek...
Rritja e pagave në ekonominë e Shqipërisë dy vitet e f...
Sot, më 29 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95.4 lek...
Shqipëria po shkon drejt një tranzicioni demografik. Deri ...
Në vitin 2023, vendi ynë ka importuar 26,8 miliardë lekë (...
Rreth 180 shoqata dhe dhoma biznesi që lobojnë ndaj po...
Bashkia e Tiranës nënshkroi këtë të dielë një memorandum m...
Në sektorin call center vijon tkurrja e numrit të të punës...
Sot, më 28 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95.3...
Shqipëria u vizitua në 2023-n nga mbi 10 milionë të hu...
Sot më 27 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95.3 lekë...
Skema e pensioneve në fshat, e cila vuante nga një rap...
Sot më 26 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95.3 ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...