
Të mërkurën, qeveria vendosi që nëpërmjet një akti normativ të ndryshojë buxhetin e vitit 2023. Lajmi u dha nga ministri i Fianancave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, i cili nënvizoi se parashikohet një rritje të planit vjetor të të ardhurave me 7.5 miliardë lekë.
Sipas ministrit, nëpërmjet këtij akti normativ rishpërndahen rreth 46 miliardë lekë, me synim përshpejtimin e projekteve me performancë pozitive dhe nxitjen e rritjes ekonomike. Ndërkohë 12 miliardë lekë do të shkojnë për rindërtimin.
Ai shtoi se do alokohen rreth 1.8 miliardë lekë për skemën e naftës dhe skemat e mbështetjes së fermerëve, për të cilat Ministria e Bujqësisë do të sigurohet për disbursimin e tyre deri në fund të vitit.
Fjala e plotë:
Sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kemi miratuar Aktin Normativ për ndryshime të Buxhetit të vitit 2023. Ky akt normativ, nisur edhe nga performanca e mirë e të ardhurave, parashikon rritje të planit vjetor të të ardhurave me 7.5 miliardë lekë. Nëpërmjet këtij akti normativ rishpërndahen rreth 46 miliardë lekë, me synim përshpejtimin e projekteve me performancë pozitive dhe nxitjen e rritjes ekonomike. Kjo bëhet e mundur edhe falë një ecurie pozitive të sektorit energjetik, i cili nuk ka pasur nevojë për mbështetjen buxhetore të parashikuar në fillim të vitit.
Nëpërmjet aktit normativ mbështetet procesi i rindërtimit me afro 12 miliardë lekë, me synim avancimin dhe përmbylljen sa më të shpejtë të këtij procesi. Gjithashtu, alokohen rreth 1.8 miliardë lekë për skemën e naftës dhe skemat e mbështetjes së fermerëve, për të cilat Ministria e Bujqësisë do të sigurohet për disbursimin e tyre deri në fund të vitit. Parashikohet një shtesë për fondin e ish-të përndjekurve politikë, me synim përshpejtimin e pagesave për këtë kategori përfituesish.
Akti normativ mbështet gjithashtu projektet në infrastrukturë, kryesisht në rrugë, ujësjellësa dhe kanalizime. Ndërkohë, parametrat makro-fiskalë vazhdojnë të synojnë uljen e borxhit publik, duke mbajtur të pandryshuar defiçitin buxhetor.’- tha ministri./CNA
Sot, më 18 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.8 lek...
Banka e Shqipërisë ka hedhur në qarkullim serinë e kartëmo...
Kredia për shtëpi mbetet produkti me performancën më t...
Eksportet kanë vijuar tendencën e tyre rënëse për të t...
Sot, më 17 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.8...
Inflacioni bazë ra për të shtatin muaj radhazi në shtator ...
Të dhënat zyrtare mbi investimet e huaja që raportohen...
Projektligji “Për taksimin e pasurisë së paluajtshme” i he...
Sot, më 16 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.9...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leye...
Sot, më 15 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.9...
Sot, më 14 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.8 lek...
Në bursat botërore aktivizohen mekanizma të njohur në rast...
Prej muajit gusht e në vazhdim detyrimet e familjeve në Ti...
Mallrat e akcizës, karburantet, kafeja dhe birra shënu...
Sot, më 13 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.6 lek...
Forcimi i lekut e ka tkurrur portofolin e kredisë për ekon...
Sot, më 12 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99 lekë ...
Ashtu si popullsia e vendit, numri i familjeve shqiptare p...
Sot, më 11 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 lek...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...