Thellohet “drama” e eksporteve/ Bien dhe 12.8% në shtator, tekstilet e këpucët në vështirësi
Eksportet kanë vijuar tendencën e tyre rënëse për të t...

Kredia për shtëpi mbetet produkti me performancën më të mirë cilësore për sektorin bankar shqiptar. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se raporti i kredive me probleme për këtë produkt ka vazhduar të bjerë edhe në gjysmën e parë të vitit 2023. Në fund të muajit qershor, raporti i kredive me problemeve në kredinë për shtëpi zbriti në 2%, nga 2.3% që kishte qenë në fund të vitit 2022 dhe 2.7% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Raporti i kredive me probleme për kredinë për shtëpi është ndjeshëm më i ulët krahasuar me portofolin total të kredisë të sektorit bankar. Në mesin e këtij viti, raporti i kredive me probleme për të gjithë portofolin e kredisë ishte 5.2%, në rritje të lehtë nga niveli prej 5% i fillimit të vitit.
Por, për produktin e kredisë për shtëpi raporti i kredive me probleme po vazhdon të bjerë. Performanca më e mirë cilësore e këtyre kredive është një nga arsyet kryesore që shpjegon ofertën e lartë dhe fokusin në rritje të sektorit bankar ndaj këtij produkti në vitet e fundit.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit gusht portofoli i kredisë për blerjen e pasurive të palaujtshme nga individët arriti në afërsisht 176 miliardë lekë ose rreth 1.66 miliardë euro. Krahasuar me një vit më parë, vlera e portofolit të kredisë për shtëpi është rritur me 8.7%, ndërsa krahasuar me tri vjet më parë është rritur me 42.8%.
Për të gjithë 8-mujorin e parë të vitit, vlera e kredisë së re për shtëpi arriti në 30.9 miliardë lekë, në rënie me 2.7% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, po t’i zhvishnim shifrat nga efekti i forcimit të lekut në kursin e këmbimit, kredia për shtëpi do të rezultonte përsëri në rritje edhe këtë vit.
Banka e Shqipërisë vlerëson se shqiptarët kishin më shumë se 35 mijë kredi për shtëpi aktive pranë sektorit bankar në mesin e këtij viti. Në tri vitet e fundit numri i kredive për shtëpi është rritur me 19%. Afërsisht 4.7% e familjeve shqiptare kanë një kredi për shtëpi, llogaritur si raporti mes numrit të kredive për shtëpi dhe numrit të familjeve.
Kredia bankare ka qenë ndër faktorët që kanë mbështetur kërkesën në tregun e pasurive të paluajtshme gjatë këtyre viteve. Vrojtimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se rreth 40% e blerjeve në tregun e pronave financohen me kredi bankare.
Këtë vit, Banka e Shqipërisë e ka rritur vetëm njëherë normën bazë të interesit dhe ky tregues aktualisht qëndron në nivelin 3%, ndër më të ulëtit në Europë. Ky frenim është reflektuar në norma më të ulëta interesi në produktet e tregut financiar.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit për kreditë e reja në Lekë gjatë muajit korrik pësoi rënie në 4.04%, nga 4.3% që kishte qenë në muajin qershor dhe 4.27% që kishte qënë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shifrat e këtij viti tregojnë se në përgjithësi normat e interesit për këtë produkt kanë ndjekur një tendencë rënëse, pas rritjes së shpejtë në gjysmën e dytë të vitit 2022. Pasi u rritën deri në një nivel mesatar prej 4.99% në muajin nëntor 2022, normat mesatare të interesit pësuan një rënie graduale dhe aktualisht qëndrojnë poshtë niveleve të shënuara në pjesën e dytë të vitit të kaluar./ Revista Monitor
Eksportet kanë vijuar tendencën e tyre rënëse për të t...
Sot, më 17 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.8...
Inflacioni bazë ra për të shtatin muaj radhazi në shtator ...
Të dhënat zyrtare mbi investimet e huaja që raportohen...
Projektligji “Për taksimin e pasurisë së paluajtshme” i he...
Sot, më 16 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.9...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leye...
Sot, më 15 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.9...
Sot, më 14 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.8 lek...
Në bursat botërore aktivizohen mekanizma të njohur në rast...
Prej muajit gusht e në vazhdim detyrimet e familjeve në Ti...
Mallrat e akcizës, karburantet, kafeja dhe birra shënu...
Sot, më 13 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.6 lek...
Forcimi i lekut e ka tkurrur portofolin e kredisë për ekon...
Sot, më 12 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99 lekë ...
Ashtu si popullsia e vendit, numri i familjeve shqiptare p...
Sot, më 11 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 lek...
Ligji i ri i taksimit të pasurive të paluajtshme parashiko...
Banka e Shqipërisë bëri të ditur se raporti i kredive me p...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në pasqyrën e fundit ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...