Nga 2028, detyrimet e pronarëve për taksën e truallit të shtëpive do të rriten 45 herë
Projektligji “Për taksimin e pasurisë së paluajtshme” i he...

Të dhënat zyrtare mbi investimet e huaja që raportohen nga Shqipëria janë shumë më të larta se të dhënat që ka përllogaritur FDI Markets (një bazë të dhënash e "Financial Times" që gjurmon investimet ndërkufitare brenda dhe jashtë vendeve dhe rajoneve anembanë botës).
Krahasimet e bëra nga ekspertët e Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare treguan se Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri sipas të dhënave zyrtare ishin 10,9 miliardë euro për periudhën 2010-2021, ndërsa sipas databazës së FDI Markets 1,6 miliardë euro (shiko tabelën bashkëngjitur), ose gati 7 herë më të ulëta.
Për vendet e tjera të Rajonit rezulton e kundërta. Investimet e huaja të raportuara nga FDI Market janë shumë më të larta se të dhënat zyrtare.
P.sh. FDI Market raportoi se në Bosnjë dhe Hercegovinë vlera e investimeve të huaja direkte ishte 10,4 miliardë euro për 2010-2021, ndërsa të dhënat zyrtare nga institucionet e Bosnjës raportuan vetëm 4.4 miliardë euro për të njëjtën periudhë.
Qeveria e Serbisë për të njëjtën periudhë raportoi 29,8 miliardë euro investime të huaja, ndërsa të dhënat nga FDI Market ishin 38,8 miliardë euro.
Krahasimi i të dhënave tregon se, Shqipëria raporton investime të huaja gati më shumë se 6- fishi i të dhënave nga “FDI Market”.
Branimir Jovanovic që udhëhoqi ekipin e ekspertëve për raportin “Western Balkans Labor Market Brief 2021”, ku u bë krahasimi tha për "Monitor" se “Të dhënat FDI Market janë më të ulëta se IHD-të zyrtare, sepse jo të gjitha IHD-të në Shqipëri raportohen publikisht e 'Financial Times' nuk i regjistron ato").
Baza e të dhënave FDi Markets është databazë që ofrohet "online". Ajo jep të detajuara informacion mbi kompaninë investuese (vendase), kompaninë e saj mëmë (të huaj), vendin e origjinës së shoqërisë mëmë, vendndodhjen e investimit (rajoni dhe qyteti), data e shpalljes së investimit dhe vlera e investimit.
Më e rëndësishmja është se baza e të dhënave FDI Markets ofron informacion mbi numrin e vendeve të punës që investimi pritet të gjenerojë dhe është e vetmja bazë e të dhënave e disponueshme me këtë lloj informacioni.
Të dhënat mblidhen nga një ekip studiuesish dhe analistësh të Financial Times, në baza ditore, nga njoftime për shtyp të kompanive, artikuj, lajme dhe raporte nga agjencitë qeveritare dhe të dhëna nga organizatat promovuese.
Ekipi i studiuesve dhe analistëve verifikon dhe vërteton të dhënat për të siguruar saktësinë dhe besueshmërinë, duke përfshirë vërtetimin e informacionit me burime të tjera, duke kontrolluar për mospërputhjet ose gabimet, dhe eliminimin e raportimit të dyfishtë.
Por pavarësisht se është një burim unik i të dhënave për investimet e huaja, baza e të dhënave e Tregjeve të IHD-ve nuk mbështetet në informacion zyrtar, i cili çon në një sërë kufizimesh.
Zakonisht të dhënat nga FDI Market janë më të larta se të dhënat zyrtare pasi bazohen të dhënat e kompanive që zakonisht planifikojnë të investojnë më shumë se bëjnë realisht, përveç se në rastin e Shqipërisë. Numri i investimeve të huaja dhe vlera e gjetur nga analistet e Financial Times është më i ulët se raporton Shqipëria zyrtarisht.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë llogarisin si investime të huaja blerjet e pasurive të paluajtshme, që në 2022 zunë mbi 21% të totalit, apo dhe rritjen e kapitalit të bankave, që është një detyrim rregullator i tyre dhe zunë rreth 11% të totalit po në 2022.
Këto investime, mesa duket nuk “gjenden”, apo nuk përllogariten si të tilla nga analistët e FDI Market, të cilët kërkojnë për projekte konkrete të investitorëve të huaj (shënim i Monitor)./ Revista Monitor
Projektligji “Për taksimin e pasurisë së paluajtshme” i he...
Sot, më 16 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.9...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leye...
Sot, më 15 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.9...
Sot, më 14 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.8 lek...
Në bursat botërore aktivizohen mekanizma të njohur në rast...
Prej muajit gusht e në vazhdim detyrimet e familjeve në Ti...
Mallrat e akcizës, karburantet, kafeja dhe birra shënu...
Sot, më 13 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.6 lek...
Forcimi i lekut e ka tkurrur portofolin e kredisë për ekon...
Sot, më 12 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99 lekë ...
Ashtu si popullsia e vendit, numri i familjeve shqiptare p...
Sot, më 11 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 lek...
Ligji i ri i taksimit të pasurive të paluajtshme parashiko...
Banka e Shqipërisë bëri të ditur se raporti i kredive me p...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në pasqyrën e fundit ...
Sot, më 10 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.4 lek...
Kontratat e koncesioneve dhe prokurimeve publike brenda vi...
Sot, më 9 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.5 lekë...
Sot, më 8 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.4 lekë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...