Dokumenti/ Familjarët e vrasësit të policit në Maliq përfituan fonde nga AZHBR
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...

Mallrat e akcizës, karburantet, kafeja dhe birra shënuan rritje të importeve në sasi gjatë 8-mujorit 2023, ndërsa cigaret ishin në rënie sipas të dhënave nga Ministria e Financave.
Importet e karburanteve ishin 408.817 tonë në janar-gusht 2023 me një rritje vjetore 10.7 %, por gjithsesi ishin më të ulëta se në vitin 2021, ku pati një rritje të pazakonte pas pandemisë.
Gjatë vitit të kaluar konsumi i karburanteve u përball më dobësi prej çmimit të lartë në bursa pas luftës në Ukrainë duke arritur kulmin me 260 lekë për litër në mars 2022 nga 190 lekë litri që ishte para se të niste lufta. Çmimi i lartë u reflektua në konsum. Me uljen e çmimit dhe në kthimin e tij në nivelet e para luftës, importet e naftës u kthyen në normalitet, teksa grosistët kanë ndryshuar burimet e furnizimit në rafineritë e Indisë.
Importi i cigareve pati ecuri të dobët këtë vit, më rënie mbi 6% në 8-mujor. Grafiku i importeve të cigareve ndjek një kurbë me ulje-ngritje, që duket se nuk udhëhiqet nga konsumi vendas. Gjatë viteve 2021-2022 importet e këtij artikulli ishin në rritje përkatësisht me 12 dhe 7%, ndërsa këtë vit rinisi ulja.
Importet e kafesë dhe të birrës shënuan rritje me nga 11 dhe 8.5% secila. Për të dyja këto produkte sasitë njohën rritje të mprehtë në muajin gusht, kur edhe numri i vizitorëve të huaj në vendin tonë ka arritur kulmin duke ndikuar në zgjerimin e konsumit në produkte si kafeja dhe birra mjaft popullore gjatë kohës së pushimeve.
Mallrat e akcizës janë kontributorët kryesorë të të ardhurave doganore, por TVSH-ja e vjelë prej tyre pësoi rënie për shkak të uljes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Arkëtimet nga akciza shënuan rritje vjetore me 9,6 % në 8-mujor, pasi ky tatim vihet në vlerë fikse dhe nuk luhatet në varësi të çmimit.
Sipas Ministrisë së Financave të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 141.4 miliardë lekë, 2.4 miliardë lekë ose 1.7% më pak se 8-mujori 2022, si dhe 10 miliardë lekë ose 6.6 % më pak se plani i të ardhurave doganore për 8-mujorin e vitit 2023.
Të ardhurat nga TVSH në import për 8-mujorin rezultojnë 95.3 miliardë lekë, 5.2 miliardë lekë ose 5.2 % më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, si dhe 8.8 miliardë ose 8.5% më pak se plani për 8-mujorin 2023.
Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 38.2 miliardë lekë, 3.5 miliardë lekë ose 9.9% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022, si dhe 343 milionë lekë ose 0.9% më pak se plani i akcizës për 8-mujorin 2023./Monitor.al
Sot, më 13 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.6 lek...
Forcimi i lekut e ka tkurrur portofolin e kredisë për ekon...
Sot, më 12 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99 lekë ...
Ashtu si popullsia e vendit, numri i familjeve shqiptare p...
Sot, më 11 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 lek...
Ligji i ri i taksimit të pasurive të paluajtshme parashiko...
Banka e Shqipërisë bëri të ditur se raporti i kredive me p...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në pasqyrën e fundit ...
Sot, më 10 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.4 lek...
Kontratat e koncesioneve dhe prokurimeve publike brenda vi...
Sot, më 9 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.5 lekë...
Sot, më 8 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.4 lekë...
Sot, më 7 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.4 ...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi kët...
Sot, më 6 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.2 lek...
Sot, më 5 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.5...
Banka e Shqipërisë nuk do të ndërhyjë në kursin e këmb...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko foli në...
Sot, më 4 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.6...
Numri i të rinjve që u drejtuan zyrave të punës erdhi ...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...