E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Komisioni Evropian ka vendosur disa kufizime në importet e misrit, farave të lulediellit dhe disa produkteve tjera ukrainase në Poloni, Hungari, Rumani, Sllovaki dhe Bullgari, deri më 5 qershor.
Ku vendim ka rezultuar me heqjen e njëanshme të ndalesave, që kanë vendosur Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Bullgaria, duke cituar nevojën për mbrojtje të bujqve të tyre.
Rumania nuk ka vendosur ndalesë në importe.
Pse është duke eksportuar Ukraina përmes Evropës Lindore?
Ukraina i ka eksportuar produktet e saj bujqësore përmes porteve në Detin e Zi, derisa ato janë bllokuar nga Rusia, vitin e kaluar, për shkak të luftës së nisur nga Moska.
Tri porte në rajonin e Odesës janë rihapur ndërkohë, pas marrëveshjes mes Ukrainës dhe Rusisë, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, në korrik të vitit të kaluar.
Marrëveshja parasheh krijimin e një korridori të sigurt për eksportet, për të ndihmuar në luftimin e krizës ushqimore globale.
Portet e tjera ukrainase, përfshirë një prej më të rëndësishmëve, në Mikollaiv, mbeten të mbyllura.
Ukraina, një prej vendeve që eksporton më së shumti grurë dhe fara të lulediellit, është detyruar t’u rikthehet rrugëve tokësore dhe i ka zgjeruar eksportet përmes porteve të vogla në lumin Danub.
Rruga më e lehtë tokësore, në veri, përmes Bjellorusisë, aleates së Rusisë, është mbyllur prej nisjes së luftës, duke i detyruar ukrainasit që ta eksportojnë shumicën e grurit përmes Evropës Lindore.
Për ta lehtësuar këtë opsion, Bashkimi Evropian ka marrë vendim – në qershor të vitit 2022 - për pezullim njëvjeçar të tarifave të importit për Ukrainën.
Sa janë rritur eksportet në Evropën Lindore?
Rritja e eksporteve të grurit ukrainas dhe farave të lulediellit, përmes rajonit lindor të Bashkimit Evropian, ka qenë shumë e madhe.
Të dhënat e doganave ukrainase kanë treguar se më 2022, në Rumani janë eksportuar 3.39 milionë ton misër, 1.47 milion ton grurë dhe 529.689 ton elb.
Më 2021 janë eksportuar 526 ton misrër dhe nuk është eksportuar aspak grurë apo elb.
Ndërkohë, Polonia ka pranuar 2.08 milionë ton misrër, 579.315 ton grurë dhe 44.114 ton elb më 2022.
Në vitin paraprak, në këto shtete janë eksportuar 6.269 ton misër dhe 3.033 ton grurë. Elb, aspak.
Rritje e sasisë së eksporteve është vërejtur edhe në Hungari dhe Bullgari, ndonëse volumi nuk është aq i lartë sa në Rumani dhe Poloni.
Pse janë të pakënaqur bujqit evropianë?
Bujqit në lindje të Evropës, fillimisht kanë përfituar financiarisht nga konflikti në Ukrainë, pasi çmimet e produkteve të tyre janë rritur, në linjë me tregjet globale.
Megjithatë, ata më vonë janë përballur me garë të madhe në tregjet lokale, pasi aty janë shtuar edhe produktet ukrainase.
Për ta është bërë më e vështirë, dhe më e shtrenjtë, që të transportojnë produktet e tyre, pasi kamionët dhe vagonët e trenit që i kanë përdorur dikur, tani kanë qenë plot me mallra ukrainase.
Më vonë ata janë përballur edhe me rënie të çmimeve, dhe për këtë gjë i kanë fajësuar importet ukrainase.
Mirëpo rënia e çmimeve është trend global, në cilin tregtarët ua kanë atribuuar faktorëve sikurse eksportet në sasi të mëdha nga Brazili dhe Rusia, si dhe kërkesa më e vogël sesa zakonisht nga Kina.
Edhe thatësia në disa pjesë të Evropës Qendrore, vitin e kaluar, ka krijuar vështirësi financiare për bujqit në rajon.
Shembull, të korrat e misrit në Hungari, kanë rënë në 2.8 milionë ton verën e kaluar, më pak sesa gjysma e korrjeve të vitit paraprak prej 6.4 milionë tonëve, sipas Këshillit Ndërkombëtar për Korrje të Grurit.
Sa janë të rëndësishme këto eksporte për Ukrainën?
Mbyllja e porteve ukrainase vitin e kaluar, e ka detyruar shtetin të eksportojë grurë dhe fara të lulediellit, përmes Evropës Lindore, me trena, kamionë dhe tragete.
I gjithë malli është bartur përmes rajoneve në lindje të Evropës, pasi kufijtë e Ukrainës me Rusinë dhe Bjellorusinë janë mbyllur tërësisht.
Marrëveshja e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara për të mundësuar një korridor të hapur për eksporte të produkteve, e ka lehtësuar pak presionin nga rrugët evropiane.
Të dhënat e Kombeve të Bashkuara tregojnë se rreth 29.3 milionë ton të produkteve bujqësore janë eksportuar nga portet ukrainase në Detin e Zi, përmes korridoreve të sigurta, përfshirë 14.8 milionë ton misër.
Mirëpo, funksionalizimi i vetëm tri porteve, ka nënkuptuar që kapaciteti ka qenë i pamjaftueshëm dhe produktet bujqësore, janë bartur kryesisht përmes rrugëve tokësore, pavarësisht se ky opsion është më i shtrenjtë sesa transporti përmes detit.
Sipas organizatës për transportim të grurit, Ukraina pritet të transportojë rreth 24 milionë ton misër në periudhën 2022/23.
Mirëpo vetëm 62 për qind e kësaj sasie tashmë është transportuar, kur kanë mbetur më pak se dy muaj për përfundim të sezonit.
Megjithatë, rëndësia e rrugëve tokësore do të rritet në masë të madhe, nëse Rusia refuzon të vazhdojë marrëveshjen që mundëson transportimin e mallrave përmes detit, përtej mesit të majit të këtij viti.
Sa janë të rëndësishme këto eksporte për tregjet globale?
Ukraina ka qenë eksportuesja e katërt më e madhe e grurit në sezonin 2020/2021, pas Shteteve të Bashkuara, Argjentinës dhe Rusisë.
Gruri ukrainas është transportuar në 95 shtete, dhe ndër blerësit kyç kanë qenë: Kina, Egjipti, Pakistani, Spanja dhe Libia.
Këshilli Ndërkombëtar për Korrje të Grurit ka parashikuar që Ukraina do t’i eksportojë 28 milionë ton grurë në sezonin 2023/24, çka mund ta bëjë eksportuesen e tetë më të madhe në botë.
Brazili e ka shfrytëzuar më së miri këtë hapësirë, pasi eksportet pothuajse i ka dyfishuar, nga 26.2 milionë ton më 2021/2022, në 50.9 milionë ton në periudhën aktuale 2022/23.
Si ka ndikuar lufta në çmimet e grurit?
Çmimet e grurit dhe misrit, të rritura pas nisjes së luftës në Ukrainë, patën nxitur shqetësimet se konflikti mund të shkëpusë zinxhirin e furnizimeve të Rusisë dhe Ukrainës, dy eksportueseve më të mëdha të grurit në botë.
Megjithatë, tani çmimet kanë rënë në nivelet e para luftës.
Kjo, për shkakun se eksportet e grurit rus janë rritur, pas sasisë rekord të korrjeve në verën e kaluar.
Edhe ulja e sasisë së eksporteve të misrit ukrainas, i ka shërbyer Brazilit, e cila ka shtuar disafish sasinë e eksporteve të këtij produkti./ Rel
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, th...
Një ekspert ka paralajmëruar se Rusia mund të përdorë ...
Gjykata federale e Manhatanit shpalli fajtor për abuzi...
Gjykata federale e Manhatanit shpalli këtë të martë fa...
Sipas një anketimi të kryer nga gazeta e njohur “Washi...
Ministri i punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliç Rad...
FBI-ja ka çaktivizuar disa programe të dëmshme kompjuterik...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leye...
Programi Botëror i Ushqimit ka shprehur shqetësime se një ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i bëri thirrje Bashkim...
Raporti i fundit i Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporte...
Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është arres...
Dy rezoluta për Kosovën dhe për Serbinë janë temat për...
Ekspertët besojnë se shumë më pak punëtorë do të jenë ...
Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një pako të re ndihm...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thirrur në takim më...
Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha...
Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkom...
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janer Yellen thotë se...
Në raportin e fundit të inteligjencës britanike thuhet...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...