Paundi britanik kryeson në tregun valutor/ Kursi i këmbimit, 4 mars 2023
Paundi britanik, është monedha e huaj më vlefshme në tregu...

Çmimet e naftës dhe benzinës në Kosovë janë liruar, por jo edhe të produkteve apo shërbimeve të tjera.
Ato kanë rënë për rreth 40 centë, përkatësisht 15 centë, krahasuar me gushtin e kaluar, kur kanë qenë në kulmin e tyre.
Hov u kanë dhënë çrregullimet në tregje që ka shkaktuar lufta e Rusisë në Ukrainë.
Shtrenjtimi, pastaj, ka shkaktuar efekt zinxhiror - janë rritur çmimet e shumë produkteve të konsumit dhe të shërbimeve.
Elizabeta nga Istogu paguan 5 euro biletën e autobusit për në Prishtinë, ku edhe studion.
Deri verën e kaluar, çmimi për këtë relacion prej 78 kilometrash ka qenë 4 euro.
Përkundër lirimit të naftës, çmimi i biletës së autobusit ka mbetur i njëjtë, thotë Elizabeta, e cila udhëton tri herë në javë.
“Për studentë, çmimi është i papërballueshëm. Unë nuk punoj, prindërit më financojnë. Kjo është barrë për ta, sepse kanë edhe shpenzime të tjera”, thotë Elizabeta për Radion Evropa e Lirë.
Ngjashëm është edhe çmimi nga Gjakova në Prishtinë, 10 euro për vajtje ardhje.
Fiona Kaqi, studente e nivelit master në Prishtinë, thotë se i bie të udhëtojë një herë në javë në këtë relacion dhe këtë e konsideron fat.
“Vitin e kaluar, kur kam qenë studente e nivelit ‘bachelor’, [kam udhëtuar më shpesh]. Ka qenë barrë shumë e madhe për prindërit, pasi, në të njëjtën kohë, kanë studiuar edhe vëllezërit dhe motra”, tregon Fiona për Radion Evropa e Lirë.
Kosova e ka mbyllur vitin 2022 me normë mesatare të inflacionit mbi 12 për qind dhe me rrogë mesatare rreth 480 euro.
Në Shoqatën e Transportueseve Rrugorë të Kosovës thonë se çmimet e biletave nuk i ndikon vetëm çmimi i naftës. Sipas kryetarit të kësaj shoqate, Jakup Berisha, pajisjet dhe mirëmbajtja e autobusëve janë shtrenjtuar ndjeshëm.
“... pastaj ndikon edhe rroga. Një shofer që në këtë periudhë të vitit të kaluar pagën e ka pasur 400 euro, aktualisht e ka 600 euro, apo edhe 50 për qind më shumë”, thotë Berisha.
Çmimet e produkteve të konsumit kanë mbetur, po ashtu, pa u ndryshuar. Në disa raste, ato kanë vazhduar të rriten, pavarësisht lirimit të naftës, që është komponent bazë për transportin.
Teuta, një punonjëse e sektorit publik në Prishtinë, thotë se barra e çmimeve po shkon duke u rënduar.
“Shtrenjtimi vërehet shumë. Më herët kemi dalë më shpesh në restorante, tash dalim më rrallë. Artikujt elementarë i blejmë, sepse janë të domosdoshëm, mirëpo disa gjëra është dashur t’i kufizojmë”, thotë Teuta.
Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari” në Prishtinë, thotë se këtë vit pritet stabilizim i inflacionit.
“Do të thotë, inflacioni do të jetë më i ulët seç ka qenë vitin e kaluar, por jo domosdoshmërisht do të ketë rënie të çmimeve. Stabilizimi i çmimeve mund të jetë në nivelin që është tash”, thotë Ymeri për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, zgjidhja e vetme është përshtatja e pagave me çmime.
Në fillim të shkurtit, në Kosovë ka hyrë në fuqi Ligji i ri për pagat, i cili u ka sjellë rritje gati të gjithë punonjësve të sektorit publik. Autoritetet kanë thënë se me këtë ligj, paga mesatare do të arrijë deri në 730 euro.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka pasur çmime produktesh që janë rritur në mënyrë artificiale dhe se ato kanë mbetur të tilla.
Ai nuk specifikon më shumë, por në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të Kosovës thonë se vazhdimisht e monitorojnë tregun.
“Inspektorati i Tregut mbetet i përkushtuar që në secilin rast, kur hasen mashtrime me çmimet, përfshirë edhe ngritje të pajustifikueshme të çmimeve, të ndërmarrë masa”, thuhet në një deklaratë me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë.
Një hulumtim që ka publikuar këtë javë Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ka gjetur se rritja e çmimeve të mallrave përbën rrezikun kryesor për sigurinë kombëtare.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka paralajmëruar në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë në janar, se inflacioni do të bjerë në pjesën e dytë të këtij viti./REL
Paundi britanik, është monedha e huaj më vlefshme në tregu...
Sot më 3 mars 2023, dollari amerikan blihet me 107.9 l...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka dalë me një njo...
Numri i bizneseve që kanë falimentuar në tremujorin e fund...
Sot më 2 mars 2023, dollari amerikan blihet me 107.5 l...
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se...
Sot më 1 mars 2023, dollari amerikan blihet me 107.7 l...
Sot më 28 shkurt 2023, dollari amerikan blihet me 108.3 le...
Në mbledhjen e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe M...
Me datë 1 mars do të hyjë në fuqi rregullorja që mundëson ...
Zambia është sot shembulli tipik për një zhvillim të ri sh...
Sot më 27 shkurt, dollari amerikan blihet me 108.7 lek...
Vlera e valutës së Iranit ka rënë në nivele rekorde ku...
Sot më 26 shkurt, dollari amerikan blihet me 108.6 lek...
Gazetari Klodian Tomorri, për refuzimin e padisë nga Gjyk...
Sot më 25 shkurt, dollari amerikan blihet me 108.6 lekë dh...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka paralajmëruar ditën...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar në...
Pas 8 vjetësh, dje në media ka qarkulluar lajmi se një ban...
Monedhat e huaja janë më të zhvlerësuara se kurrë në këmbi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...