Euro dhe dollari, në ditët më të zeza/ Kursi i këmbimit, 7 shkurt 2024
Sot, më 7 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan ...

Raporti i kredive me probleme në fund të vitit të kaluar zbriti në nivelin më të ulët të 15 viteve të fundit.
Sipas informacioneve nga Banka e Shqipërisë, raporti i kredive me probleme në dhjetor ra në 4.7%, nga 5.1% që ishte në nëntor dhe 5% që kishte qenë në fund të vitit 2022. Ky tregues ka prekur nivelin më të ulët që prej tetorit të vitit 2008.
Ecuria e kredive me probleme gjatë vitit të kaluar ishte ndjeshëm më e mirë se pritshmëritë. Në fillim të vitit projeksionet e Bankës së Shqipërisë dhe të bankave tregtare orientoheshin drejt një rritjeje të lehtë të raportit të kredive me probleme, për shkak të ngadalësimit të rritjes ekonomike dhe rritjes së normave të interesit. Por, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Të dhënat e deritanishme tregojnë se ekonomia u rrit me ritme më të ngadalta gjatë vitit 2023 (3.1-3.2% deri në fund të 9-mujorit), por megjithatë kjo nuk solli një përkeqësim të portofolit të kredisë bankare. Ekspertët mendojnë se efekti i kufizuar i sektorit të turizmit mbi rritjen ekonomike mund të shpjegohet edhe me një shkallë mjaft të lartë të informalitetit. Përtej asaj që tregojnë statistikat zyrtare, sektori i turizmit vlerësohet të ketë pasur një efekt të rëndësishëm në kërkesën për mallra dhe shërbime dhe në shëndetin e sektorit privat të ekonomisë.

Një ndikim të rëndësishëm në rënien e raportit të kredive me probleme besohet se dha rritja e vogël e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar, por edhe forcimi i Lekut në kursin e këmbimit.
Banka e Shqipërisë e rriti normën bazë të interesit vetëm dy herë në 2023 dhe niveli prej 3.25% është ndër më të ulëtit në Europë, larg prej normave të aplikuara nga bankat qendrore në Europë dhe në rajon. Kjo bëri që yield-et dhe normat e interesit të kredive të qëndronin në nivele të ulëta, madje duke e korrigjuar në një masë të madhe rritjen e fortë të fundit të vitit 2022.
Normat e ulëta të interesit ndikuan gjithashtu edhe një ecuri më të mirë se parashikimet të kreditimit. Portofoli i kredisë në fund të vitit të kaluar shënoi një rritje vjetore me 4.2%, pavarësisht efektit statistikor negativ të kursit të këmbimit. Zmadhimi i portofolit të kredisë ndihmoi gjithashtu në uljen e peshës specifike të portofolit të kredive me probleme.
Gjithashtu, kursi i këmbimit luajti një rol të rëndësishëm në ruajtjen e aftësisë paguese të huamarrësve në valutë, por me të ardhura në Lekë. Në fund të vitit 2023 kursi i këmbimit Euro-Lek ishte në rënie vjetore me 9.1%, por në periudha të veçanta të vitit rënia vjetore e kursit arriti deri në 14%./ Monitor.al
Sot, më 7 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan ...
Inflacioni dhe ekonomia e Shqipërisë po rriten me ritme më...
Punonjësit me një paga mesatare në Europë paguanin rreth n...
Kredia për shtëpi u rrit për të katërtin vit radhazi në 20...
Në sektorin fason vijon kriza e shkurtimeve të punonjësve....
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 96.2 lekë...
Numri i dëmeve pezull nga kompanitë e sigurimit shënoi rri...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 95.8 ...
Qeveria shqiptare do të zhvillojë në muajin shkurt ankandi...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 95.6 ...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 95.6 ...
Shqipëria do ta ketë shumë të vështirë në vitet në vijim q...
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) duket se po ...
Sot, më 2 shkurt 2024, dollari amerikan blihet me 95.8 lek...
Qendra spitalore "Nënë Tereza" (QSUT) përballon rreth 42 p...
Rezerva valutore vijoi rritjen vitin e kaluar dhe arriti n...
Qeveria shqiptare mund të rikthejë aplikimin e tatimit mbi...
Sot, më 1 shkurt 2024, dollari amerikan blihet me 95.3 lek...
Tregu financiar nuk po arrin arritur t’i përgjigjet plotës...
Sot, më 31 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95.4...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...