Rrogat u rritën, por puna në shtet po preferohet më pak, bien aplikimet për një vend
Puna në shtet, edhe pse vijon të mbetet një mundësi e ...

Projekti për ndërtimin e aksit Muriqan-Lezhë pritet të jetë qendër e të paktën katër dëgjesave në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, në Bashkinë Shkodër, atë të Lezhës dhe Vaun e Dejës dhe do të ketë në fokus përmbledhjen joteknike të hartuar për këtë projekt.
Ky i fundit paraqet dy alternativa për një prej segmenteve më të rëndësishme të Korridorit Adriatiko-Jonian(KAJ) që në 20 për qind të tij kalon në vendin tonë.
Konkretisht publikimi i mbështetur nga Kuadri i Investimeve të Ballkanit Perëndimor nën emërtimin “Korridori i Mesdheut (Gjurmët 1 dhe 2): Korridori Rrugor Adriatiko-Jonian në Shqipëri dhe Mal të Zi, Seksioni Muriqan-Lezhë” sjell të paktën dy alternativa për gjurmën ku mund të kalojë ky projekt.
Sipas dokumentit autostrada përbëhet nga dy karrexhata me gjatësi totale prej rreth 40.3 km, duke filluar nga pika kufitare Shqipëri-Mal i Zi në Muriqan (Ch. 0+000) dhe përfunduar në veri të Lezhës (Balldren, afër Ch. 40+300). Përvijimi i propozuar i autostradës parashikon që pjesa e parë e KAJ-it në Shqipëri të jetë krejtësisht në korridor të ri, për të shmangur interferencën me rrjetin ekzistues të Rrugës Kombëtare, e cila i shërben trafikut të zonës (trafiku lokal dhe i përgjithshëm).
“Në autostradën e re parashikohen katër kalime në disnivel, përkatësisht IC-01 Murriqan (afërsisht Ch. 1+200 në afërsi të pikës kufitare), IC-02 Shkodër (afërsisht. Ch. 9+900 në kalim në nivel me rrugën e ndërtuar rishtas Shkodër – Velipojë / SH27), IC-03 Vau i Dejes (afërsisht. Ch. 16+350 në kalim në nivel me rrugën SH28 deri në Vaun e Dejës) dhe IC-04 Lezhë (afërsisht. Ch. 37+800 në veri të Lezhës). Autostrada është projektuar për shpejtësi 120km/h”, thuhet në dokument.
Dy alternativat
Publikimi për projektin parashikon dy gjurmë sa i takon asaj ku mund të kalojë rruga Muriqan-lezhë.
Njëra është totalisht e re, ndërsa tjetra kalon në segmente të tjera ekzistuese dhe ka më pak impakt në zonat e mbrojtura ku kalon.
“-Alternativa 1A (vija e purpurt me pika të ndërprera) – përvijim krejtësisht i ri. Ky variant është rreth 27.5 km i gjatë dhe ndjek në përgjithësi drejtimin veriperëndimor-juglindor dhe është ndërtim krejtësisht i ri (pa ndonjë dyfishim).
Fillon në fshatin Fraskanjel, ku supozohej të ndërtohej një pikë e re kufitare dhe një urë e re mbi lumin Buna. Pjesa më e madhe e gjatësisë së tij ndodhet në rrëzë të malit Renci (faqja lindore). Pika fundore propozohet të jetë në hyrje të tunelit të Lezhës (pjesa e seksionit 2 të KAJ-it).
Megjithatë, kjo alternativë ka prodhuar sasi të mëdha punimesh tokësore, gjë që e ka rritur koston drastikisht. Kjo alternativë përshkon zonën qendrore (bërthamë) të zonës së mbrojtur të lumit Buna me gjatësi rreth 1.2 km.
-Alternativa 1B (vija e gjelbër e pandërprerë) – përvijimi i ri (rreth 13 km) dhe zgjerim dyfish i rrugës ekzistuese (afro 25.8 km). Ky variant është rreth 38.8 km i gjatë dhe në 1/3 e parë të gjatësisë (deri në kalimin në nivel me rrugën kombëtare Sh1) ndjek drejtimin perëndim-lindje, ndërsa gjatësia e mbetur ndjek drejtimin veriperëndim-juglindje. Fillon pas pikës kufitare ekzistuese të Murriqanit dhe përfundon afërsisht në të njëjtën pikë me Alternativën A1. Kjo alternativë është kombinim i ndërtimit të ri dhe zgjerimit dyfish të rrugës kombëtare ekzistuese Sh1.Për këto alternativa, janë përgatitur skica dhe preventivët e posaçëm për të orientuar më tej konsultimet midis vendeve dhe përzgjedhjes së opsionit të preferuar të projektit.
Alternativa më e realizueshme dhe e pranueshme nga të gjitha këndvështrimet u mendua të jetë alternativa 1B, e cila më tej gjatë fazës së projektimit konceptual është përmirësuar lidhur me minimizimin e efekteve mjedisore dhe sociale duke e vënë theksin te ndikimi në zonën e mbrojtur dhe të ndjeshme të lumit Buna dhe shmangien e zhvillimeve të rëndësishme përgjatë gjurmës (në afërsi të Vaut të Dejës, Melgushes, Balldrenit)”.
Kostoja totale e projektit vlerësohet 255 milionë euro. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ka ofruar kredi me vlerën totale 128 milionë euro, ndërsa qeveria shqiptare do të kontribuojë me 30,3 milionë euro teksa një pjesë tjetër do të kërkohet si grant. Afati i përfundimit të këtij aksi të rëndësishëm për BE është planifikuar viti 2029./Monitor
Puna në shtet, edhe pse vijon të mbetet një mundësi e ...
Sot, më 17 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Yield-i i obligacioneve 15-vjeçare pësoi rënie të ndjeshme...
Sot, më 16 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.3 për qind në vit...
Shqipëria është vendi që ka pasur ecurinë më të mirë t...
Shumica e drejtuesve ekzekutivë në Shqipëri (CEO) (62%) me...
Yield-et e bonove 12-mujore pësuan rënie në ankandin e kës...
Sot, më 15 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Ndër projektet më të financuara të investimeve në vitin 20...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) bëri të ditur se janë 3...
Veprimet e banking-ut në distancë ("home banking"), nëpërm...
Sëmundjet kronike janë duke u rritur me shpejtësi, teksa f...
Sot, më 14 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Fermerët në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut pë...
Investimet e individëve në bonot dhe obligacionet e qeveri...
Sot, më 13 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Një personi që jeton në Shqipëri i duhet të harxhojë 4.4 U...
Të rinjtë që i përkasin gjeneratës Z, i kushtojnë më shumë...
Sot, më 12 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...