Nuk ka ditë të bardhë për monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 17 maj 2024
Sot, më 16 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...

Yield-i i obligacioneve 15-vjeçare pësoi rënie të ndjeshme në ankandin e kësaj jave.
Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, yield-i uniform i pranuar në rihapjen e ankandit zbriti në 7.45%, nga 7.94% që kishte qenë në ankandin fillestar të të njëjtit emetim, që u zhvillua në muajin shkurt.
Nga 1.5 miliardë lekë që kishte shuma e shpallur nga Ministria e Financave, shuma e paraqitur e kërkesave në ankand arriti në pothuajse 2.6 miliardë lekë. Ministria e Financave vendosi të rrisë shumën e emetimit me maksimumin e lejuar prej 15%, duke e çuar në 1.725 miliardë lekë.
Në rast të mosrritjes së shumës së pranuar të ofertave, yield-i do të kishte qenë edhe më i ulët. Rregullorja e ankandeve të obligacioneve parashikon që yield-i për të gjitha kërkesat e pranuara të jetë uniform me yield-in e kërkesës më të lartë të pranuar.
Obligacionet afatgjata të qeverisë shqiptare sidoqoftë vazhdojnë të ofrojnë kthime mjaft të kënaqshme në raport me rrezikun e investimit. Shifrat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare treguan se për tremujorin I 2024 vlera e blerjeve të obligacioneve në tregun primar nga individët zbriti në më pak se 2.5 miliardë lekë, në rënie me 31.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ankandi i obligacioneve 15-vjeçare, mes të tjerave, konfirmon një zhvendosje në rënie të pritshmërive për normat e interesit. Në muajt e parë të këtij viti, inflacioni ka rënë me ritme të shpejtë dhe në muajin prill preku nivelin 2.1%, më i ulët në afërsisht tri vjet.
Banka e Shqipërisë në mbledhjen e këtij muaji e mbajti përsëri të pandryshuar normën bazë në 3.25% dhe në kushtet aktuale vështirë se mund të bëhet më fjalë për rritje të mëtejshme të normave. Megjithatë, Guvernatori Sejko pas mbledhjes së fundit të Këshillit Mbikëqyrës dha disa sinjale kujdesi, duke u shprehur se rënia e shpejtë e inflacionit po vjen si pasojë e faktorëve të ofertës së jashtme dhe kursit të këmbimit.
Banka e Shqipërisë pret që kjo rënie të jetë afatshkurtër, duke nënkuptuar se inflacioni mund t’i kthehet rritjes në muajt e ardhshëm. Shqetësimet lidhen kryesisht me presionet ende të larta inflacioniste që gjeneron ekonomia e brendshme, të lidhura sidomos me rritjen e pagave dhe me nevojën e lartë për forcë pune në sektorët e shërbimeve.
Sidoqoftë, tashmë duket se pritshmëritë e tregut financiar në afatin e mesëm duket se po zhvendosen drejt uljes së normave të interesit, sidomos duke ndjekur edhe skenarët e pritshëm në Eurozonë. Analistët presin që, në mungesë të goditjeve të papritura inflacioniste, Banka Qendrore Europiane të fillojë uljen e normave të interesit qysh muajin e ardhshëm. Një lëvizje e ngjashme pritet edhe nga Banka e Anglisë./ Monitor.al
Sot, më 16 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.3 për qind në vit...
Shqipëria është vendi që ka pasur ecurinë më të mirë t...
Shumica e drejtuesve ekzekutivë në Shqipëri (CEO) (62%) me...
Yield-et e bonove 12-mujore pësuan rënie në ankandin e kës...
Sot, më 15 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Ndër projektet më të financuara të investimeve në vitin 20...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) bëri të ditur se janë 3...
Veprimet e banking-ut në distancë ("home banking"), nëpërm...
Sëmundjet kronike janë duke u rritur me shpejtësi, teksa f...
Sot, më 14 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Fermerët në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut pë...
Investimet e individëve në bonot dhe obligacionet e qeveri...
Sot, më 13 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Një personi që jeton në Shqipëri i duhet të harxhojë 4.4 U...
Të rinjtë që i përkasin gjeneratës Z, i kushtojnë më shumë...
Sot, më 12 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Kredo Finance dhe ABI Bank përfunduan me sukses procesin e...
Sot, më 11 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Krahas debateve për moszbatim korrekt të ligjit për ta...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...