Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 15 maj 2024
Sot, më 15 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...

Yield-et e bonove 12-mujore pësuan rënie në ankandin e kësaj jave.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar zbriti në 3.54%, nga 3.66% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Nga tetë miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, vlera totale e kërkesave arriti në pothuajse 11.9 miliardë lekë.
Pro rata apo pjesa e pranuar e kërkesave konkurruese rezultoi 45.05%. Megjithatë, pro rata e ulët dhe në një masë të madhe edhe rënia e yield-eve u përcaktua nga pjesa e lartë e rezervuar në ankand për Bankën e Shqipërisë, që ishte katër miliardë lekë ose sa gjysma e shumës së shpallur nga Ministria e Financave.
Sidoqoftë, yield-i i bonove 12-mujore është në nivelet më të ulëta që prej muajit janar. Gjithashtu, ai ngelet në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur kishte qenë në nivelin 3.75%.
Rënia e inflacionit dhe mbajtja e normave relativisht të ulëta të interesit nga Banka e Shqipërisë është përcjellë edhe në ecurinë e tregut të instrumenteve të borxhit të qeverisë.
Në veçanti bonot e thesarit, po rezultojnë me yield-e pranë normës bazë të interesit, ndërsa bonot me afat më të shkurtër maturimi kanë zbritur madje edhe poshtë normës bazë.
Një rritje shumë e lehtë e yield-eve u vërejt gjatë tremujorit të parë, por kryesisht për shkak të përqendrimit të lartë të huamarrjes së qeverisë në këtë periudhë. Më tej, yield-et duket se janë stabiliuar, madje me një tendencë të lehtë në rënieje për shumicën e instrumenteve.
Inflacioni këtë vit ka ardhur në rënie të vazhdueshme dhe për prillin zbriti në 2.1%, niveli më i ulët në tre vjet. Banka e Shqipërisë ka reaguar duke mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit në 3.25%.

Pas mbledhjes së fundit të Këshillit Mbikëqyrës, Guvernatori Sejko theksoi megjithatë se kjo rënie e shpejtë e inflacionit i detyrohet faktorëve të ofertës dhe kryesisht efektit të rënies së çmimeve të mallrave të importuara, por edhe forcimit të lekut në kursin e këmbimit. Sipas tij, kjo rënie e shpejtë e inflacionit pritet të jetë kalimtare.
Megjithatë, për momentin inflacioni i ulët duket se i ka korrektuar në rënie edhe pritshmëritë për normat e interesit.
Rënia e titujve të borxhit të qeverisë dhe veçanërisht e bonove 12-mujore, që janë insturmenti kryesor benchmark, përcakton direkt edhe kostot e huamarrjes së sektorit privat. Ulja e kostove të kredisë në lekë ka gjasa të mbajë në nivele të larta ecurinë e kredisë për ekonominë.
Të dhënat e tremujorit të parë 2024 treguan se vlera e kredisë së re të disbursuar nga sektori bankar arriti vlerën e 82.8 miliardë lekëve, në rritje me pothuajse 30% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar./ Monitor.al
Sot, më 15 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Ndër projektet më të financuara të investimeve në vitin 20...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) bëri të ditur se janë 3...
Veprimet e banking-ut në distancë ("home banking"), nëpërm...
Sëmundjet kronike janë duke u rritur me shpejtësi, teksa f...
Sot, më 14 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Fermerët në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut pë...
Investimet e individëve në bonot dhe obligacionet e qeveri...
Sot, më 13 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Një personi që jeton në Shqipëri i duhet të harxhojë 4.4 U...
Të rinjtë që i përkasin gjeneratës Z, i kushtojnë më shumë...
Sot, më 12 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Kredo Finance dhe ABI Bank përfunduan me sukses procesin e...
Sot, më 11 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Krahas debateve për moszbatim korrekt të ligjit për ta...
Sot, më 10 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Bankat tregtare kanë shlyer plotësisht edhe kontributin e ...
Sezoni i parë i domates në serra është në kulmin e prodhim...
Numri i klientëve shqiptarë të bankave që zgjedhin të ...
Sot, më 9 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...