Pësojnë rënie monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 17 maj 2024
Sot, më 17 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...

Puna në shtet, edhe pse vijon të mbetet një mundësi e preferuar dhe që ngjall interes, duket se nuk ka pasur të njëjtin shkëlqim vitin e shkuar.
Në 2023, për 1082 pozicione të lira në administratë, të cilat u shpallën për plotësim nga Departamenti i Administratës Publike, u paraqitën 14584 aplikime.
Kjo përkon me një mesatare prej 13.5 aplikimesh për një vend pune të lirë që sërish mbetet një nivel i lartë interesi, por me rënie në raport me vitin 2022, kur ishte 17.9 aplikime për vend pune, me një rënie prej 24%.
Edhe në vitin 2021, kjo mesatare ishte më e lartë me 15 aplikime për një vend pune të shpallur të lirë. Kurse rekordi është viti i pandemisë së COVID-19. Gjatë 2020, mesatarja e aplikimeve të marra për një vend pune të shpallur të lirë ishte 24.
“Një numër i lartë aplikantësh për pozicion tregon deri diku pëlqyeshmërinë e shërbimit civil dhe besimin e aplikantëve në procedura konkurrimi të drejta dhe të bazuara në meritë.
Nga ana tjetër, mund të jetë edhe një tregues i kritereve minimale të pranimit apo kritereve shumë të përgjithshme për disa raste. Një tjetër arsye mund të jetë edhe aplikimi i kandidatëve, pa u kushtuar rëndësi kritereve, duke bërë disa aplikime njëkohësisht.
Ka disa arsye që mund të çojnë në një vlerë të konsiderueshme të këtij treguesi ndaj dhe analiza e të dhënave, kombinuar me tregues të tjerë, do të ishte me vlerë.
P.sh: kombinuar me përqindjen e aplikantëve të paraseleksionuar, pra ata që plotësojnë kriteret e shpallura, ky tregues mund të ndihmojë administratën të kuptojë se si politika apo nisma të caktuara mund të ndikojnë te vlerat e këtij indikatori”, shpjegon DAP në raportin vjetor të 2023-shit.
I njëjti jep gjithashtu disa detaje mbi numrin mesatar të aplikimeve sipas llojit të procedurës.
Kështu procedura e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive – 14.3, procedura e lëvizjes paralele – 1.7, procedura e ngritjes në detyrë – 3, procedura e pranimit nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese – 23.9.
Raporti nënvizon se nga 14584 aplikime në total, janë kualifikuar për vijimin e procedurave, pas plotësimit të kritereve për pozicionet e shpallura, 43% e tyre.
Numri mesatar i aplikantëve të kualifikuar për pozicion pune ka qenë 5.9. Gjithashtu, rezulton se numri mesatar i aplikimeve për një aplikant gjatë vitit 2023 ka qenë 4.7.
Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se pagat në shtet shënuan rritje të ndjeshme në 2023-shin, me ritme më të larta se te privati, si rrjedhojë e politikës së qeverisë për t'i barazuar ato me rajonin.
Në fund të vitit 2023, paga mesatare mujore në sektorin shtetëror ishte gati 88 mijë lekë, nga 74.4 mijë lekë në fund të 2022-shit, me një rritje prej 13.4 mijë lekësh, ose 18%.
Ndërsa në sektorin privat, paga mesatare mujore në fund të 2023 ishte 69.5 mijë lekë, nga 62.2 mijë lekë në 2022, me një rritje prej 7.2 mijë lekësh, ose 11.5%./Monitor
Sot, më 17 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Yield-i i obligacioneve 15-vjeçare pësoi rënie të ndjeshme...
Sot, më 16 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.3 për qind në vit...
Shqipëria është vendi që ka pasur ecurinë më të mirë t...
Shumica e drejtuesve ekzekutivë në Shqipëri (CEO) (62%) me...
Yield-et e bonove 12-mujore pësuan rënie në ankandin e kës...
Sot, më 15 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Ndër projektet më të financuara të investimeve në vitin 20...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) bëri të ditur se janë 3...
Veprimet e banking-ut në distancë ("home banking"), nëpërm...
Sëmundjet kronike janë duke u rritur me shpejtësi, teksa f...
Sot, më 14 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Fermerët në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut pë...
Investimet e individëve në bonot dhe obligacionet e qeveri...
Sot, më 13 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Një personi që jeton në Shqipëri i duhet të harxhojë 4.4 U...
Të rinjtë që i përkasin gjeneratës Z, i kushtojnë më shumë...
Sot, më 12 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Kredo Finance dhe ABI Bank përfunduan me sukses procesin e...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...