Konsultimet për ligjin antimafia/ Braho: Nëse zbatohet si duhet, nuk ka nevojë për rregullime
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...

Tregu i fondeve të investimit vijoi përmirësimin edhe në tremujorin e tretë të vitit.
Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), asetet neto të këtyre fondeve arritën në afërsisht 44.8 miliardë lekë. Asetet neto u rritën me 1.5 miliardë lekë krahasuar me tremujorin e dytë, ndërkohë që paraqiten në rritje me 7.94% krahasuar me fundin e vitit të kaluar.
Asetet neto të tregut u rritën për të tretin tremujor radhazi, duke konsoliduar sinjalet e një rimëkëmbjeje të ngadaltë, pas goditjes së fortë që tregu pësoi vitin e kaluar nga rritja e normave të interesit.
Një zhvillim ndoshta edhe më i rëndësishëm ishte edhe rritja e numrit të anëtarëve në këto fonde. Numri i anëtarëve arriti në 31 281, në rritje me 8% krahasuar me fundin e vitit 2022.
Numri i anëtarëve u rrit për të dytin tremujor radhazi, çka mund të jetë një tregues i rifitimit gradual të besimit të investitorëve. Sidoqoftë, numri i investitorëve ngelet ende larg nivelit prej më shumë se 40 mijë subjektesh (në masën dërrmuese individë) që regjistrohej para rritjes së normave të interesit, në fund të vitit 2021.
Fondet e investimit në lekë i kanë përqendruar investimet e tyre sidomos në bono dhe obligacione të qeverisë shqiptare dhe në një masë më të vogël në mjete likuide (llogari bankare).
Fondet në valutë kanë një spektër më të gjerë investimesh, por edhe aty në volume dominojnë instrumentet financiare të borxhit të qeverive dhe shoqërive tregtare. Disa prej fondeve janë të angazhuara edhe në investime në aksione, por pesha e tyre specifike në treg ngelet e ulët.
Deri në fund të 9-mujorit 2023, në treg ishin aktive 11 fonde investimi, të administruara nga pesë shoqëri të ndryshme administruese. Ndërkohë, dy prej fondeve të investimit të licencuara nga AMF, Sigal Invest dhe Albsig Selective Equity ETF-s nuk ishin ende aktivë deri në fund të muajit shtator.
Tregu dominohet nga fondet në monedhën vendase, që përbëjnë më shumë se 91% të vlerës neto të aktiveve të fondeve. Në dy vitet e fundit, vlera e fondeve në valutë të huaj është ndikuar negativisht edhe nga efekti i kursit të këmbimit.
Mes fondeve, më i madhi me diferencë të konsiderueshme ngelet fondi i investimeve në lekë, Raiffeisen Prestigj, me pothuajse 67% të aseteve neto të tregut. Vijon fondi tjetër në lekë i shoqërisë Raiffeisen Invest, Raiffeisen Vizion, me pothuajse 21% të vlerës neto të aseteve.
Mes fondeve në valutë të huaj, më i madhi është Raiffeisen Invest Euro, me afërsisht 8% të vlerës neto të aseteve. Fondet e tjera përbëjnë së bashku afërsisht 4% të vlerës së përgjithshme të aseteve neto.
Tregu i fondeve të investimit pësoi një goditje të fortë vitin e kaluar nga rritja e shpejtë e normave të interesit dhe yield-eve në tregun financiar. Kjo solli rënie të vlerës së aseteve dhe tërheqje të konsiderueshme të anëtarëve nga fondet.
Megjithatë, rënia e normave të interesit, veçanërisht për monedhën lekë (që është dominuese në strukturën e aseteve të tregut), prej fundit të vitit të kaluar bëri që vlera e aseteve të rritet gradualisht. Mbështetur në të dhënat nga shoqëritë administruese, shumica e fondeve janë kthyer në territor pozitiv, për sa i takon kthimit vjetor nga investimi./Monitor
Interesi për projekte investimi në energjinë diellore ...
Tabelat e buxhetit faktik të vitit 2022, të cilat janë mir...
Sot më 14 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 le...
Të dhënat e Eurostat tregojnë se vlera e remitancave q...
Afera e inceneratorëve me 178 milionë euro të paguara ...
Të dhënat e Eurostat tregojnë se vlera e remitancave që hy...
Kontratat koncesionare apo të partneriteteve publike p...
Aktiviteti ekonomik në vendin tonë kulmoi në tremujorin e ...
Sot më 13 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94....
Banka e Shqipërisë ka nxjerrë një njoftim të rëndësish...
Shqiptarët janë familjarizuar më shumë me teknologjinë...
Për herë të parë në historinë e saj si ekonomi e hapur...
Shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri arriti në 10,...
Sot më 12 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 ...
Në nëntor të vitit të kaluar inflacioni mesatar në Bas...
Shpenzimet për shëndetësinë, në raport me ekonominë dh...
Komisioni Evropian (KE) ka paralajmëruar në raportin e...
Rënia e vazhdueshme e kursit të këmbimit të lekut me euron...
Sot më 11 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.9 le...
Kryetari i shoqatës së eksportuesve të Shqipërisë, Edvin P...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...