Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Interesi për projekte investimi në energjinë diellore është rritur në mënyrë domethënëse nga biznesi dhe tashmë kjo po reflektohet qartë edhe nga kërkesat që po dorëzohen për të përfituar statusin si investitorë strategjikë.
Teksa më herët dominonin kërkesat për fshatrat turistike, në dy mbledhjet e fundit të Komitetit të Investimeve Strategjike kanë dominuar projektet e energjisë. KIS zbardhi tetë vendime, të gjitha projekte potenciale energjie, që kanë kërkuar përfitimin e statusit të investimit strategjik, por vetëm për një prej tyre është dhënë miratimi.
Të paktën shtatë projekte me vlerë të parashikuar investimi rreth 700 milionë euro nuk janë pranuar nga KIS për të përfituar status, ndërkohë që kapaciteti i instaluar i parashikuar për to është 940 MW.
Komiteti ka pranuar vetëm një kërkesë të bërë nga një subjekt që ka aktualisht statusin e investitorit strategjik dhe që ka integruar në projektin aktual një impiant agrivolatik. Bëhet fjalë për Agorilira Group, e cila ka një kontratë aktive me shtetin shqiptar për një fermë me goji berry, shegë, kivi si dhe përfshirjen brenda saj të një agroturizmi e së fundmi të një impianti. Kapaciteti i instaluar është parashikuar 78.4 MW, ndërsa vlera e investimit 47 milionë euro.
“Subjekti investues ka nënshkruar me ministrinë përgjegjëse për ekonominë Kontratë Qiraje Nr. Rep 1961, Nr.729 kol, datë 14.06.2022, në të cilën specifikohet se sipërfaqja e dhënë me qira është 496.6 (katërqind e nëntëdhjetë e gjashtë pikë gjashtë) ha dhe afati i qiradhënies është 30 (tridhjetë) vite nga data e nënshkrimit.
Subjekti investues propozon, që brenda një pjese të sipërfaqes së marrë me qira, të realizojë një park agrivoltaik me një fuqi të instaluar prej 78.4 MW, i cili nuk do të ndryshojë planin e biznesit të miratuar për aktivitetin bujqësor dhe zhvillimin e agroturizimit dhe as destinacionin e tokës bujqësore, por përkundrazi, duke shfrytëzuar resurset natyrore, do të shtojë dhe do të përmirësojë këtë aktivitet” ,thuhet në parashtrimin e KIS që ka miratuar tashmë edhe këtë projekt duke vendosur si kusht që të përfundojë brenda 24 muajsh.
Projektet e rrëzuara
KIS ka rrezuar kërkesën e subjektit Solar Energy Cells sh.p.k. për një impiant me kapacitet 300MW dhe vlerë investimi rreth 176 milionë euro nën argumentin se projekti përfshin një zonë të mbrojtur.
“Projekti prek në zonë të mbrojtur Peizazh i Mbrojtur ‘Pishë Poro-Nartë’, shpallur me VKM nr. 694, datë 26.10.2022 dhe Zonës me Përparësi Zhvillimin e Turizmit, 2 përkatësisht të Brezit Bregdetar, me sipërfaqe 1518, 95 km2, miratuar me VKM nr. 1, datë 26.07.2018”, thuhet në dokument.
I dyti është një projekt 70 MW në Çerrave dhe Buçimas të Pogradecit me një vlerë investimi 31 milionë euro. Në këtë rast për subjektin "DH Solar Park” rrëzimi i kërkesës ka të bëjë me faktin që zona e projektit me sipërfaqe prej 139.4 ha nuk ka një regjistrim fillestar në kadastër, mosregjistrim, i cili pengon marrjen e veprimeve të mëtejshme ligjore nga ana e institucioneve.
Projekti i tretë është në zonën Darëzezë e Re, Bashkia Fier, me subjekt Aga Solar me kapacitet 150 MW dhe investim të parashikuar 176.4 milionë euro. Edhe në këtë rast mosmiratimi i kërkesës ka ardhur për faktin që zona e projektit ka regjistrim pjesor kadastral, mospërfundimi i të cilit pengon marrjen e veprimeve të mëtejshme ligjore nga ana e institucioneve.
Një tjetër kërkesë e rrëzuar është ajo e Euron SH.P.K.
“Projekti i investimit propozon ndërtimin e një parku fotovoltaik me një fuqi të instaluar prej 50MWp i cili do të ndërtohet në 3 faza, me prodhim vjetor 41.25m KWh në fazën e parë, 66.0m KWh në fazën e dytë, dhe 82.50m KWh në fazën e tretë. Vlera e investimit për projektin e propozuar parashikohet të jetë 37,500,000 (tridhjetë e shtatë milion e pesëqind mijë) Euro", thuhet në vendim.
Në këtë rast KIS ka argumentuar se për zonën prej 53.78 ha në ZK. 3038, në pronësi shtet, për të cilën kërkohet masa mbështetëse e vendosjes në dispozicion të kësaj pasurie shtetërore, rezulton se ka një sërë aktesh ligjore të mbivendosura që e prekin në mënyrë direkte situatën juridike të pronës.
Projekti i radhës është ai i Belshi Solar Park, një kërkesë e Verbund Green Power me kapacitet 100MWp dhe vlerë investimi 60 milionë euro.
“Sipërfaqja në të cilën parashikohet të zhvillohet projekti prek në zonën buferike të një monumenti natyror dhe referuar Ligjit Nr. 81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura” në një monument natyror zbatohet shkalla e mbrojtjes e njëjtë me rezervën strikte, duke mos lejuar kryerjen e asnjë aktiviteti njerëzor që sjell dëmtim të ekosistemit.
Projekti i propozuar bie ndesh gjithashtu me parashikimet e Ligjit Nr. 9244, datë 17.06.2004, “Për Mbrojtjen e Tokës Bujqësore”, i ndryshuar, pasi kategoria e bonitetit të parcelave në të cilat synohet të zhvillohet projekti i investimit nuk lejon ndërmarrjen e veprimtarisë së kërkuar nga subjekti”, nënvizon KIS sa i takon rrëzimit të kërkesës.
Një tjetër projekt agrivoltaik i subjektit Fier Helios SH.P.K. është rrëzuar me kapacitet 170 MW dhe vlerë investimi 150 milionë euro i parashikuar në afërsi të fshatrave Fushë, Povelçë, Darëzezë e re dhe Boçovë, Bashkia Fier.
Sipas KIS gjurma e synuar për këtë projekt investimi është e fragmentizuar, e destinacionit “arë” me bonitet të parcelave që fillon nga kategoria III deri tek kategoria X dhe bie ndesh me parashikimet e Ligjit Nr. 9244, datë 17.6.2004 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, i ndryshuar.
Projekti i fundit që nuk ka arritur të marrë aprovim është për një impiant fotovoltaik me kapacitet 100MWp në fshatin Lubonjë, Bashkia Selenicë, me vlerë investimi 66 milionë euro nga subjekti Helios Green Energy sh.p.k. Sipas KIS zona është e pamenaxhuar, e ndarë me Ligjin Nr. 7501 dhe mungesa e regjistrimit i pengon marrjen e veprimeve të mëtejshme ligjore nga ana e institucioneve./ Revista Monitor

Tabelat e buxhetit faktik të vitit 2022, të cilat janë mir...
Sot më 14 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 le...
Të dhënat e Eurostat tregojnë se vlera e remitancave q...
Afera e inceneratorëve me 178 milionë euro të paguara ...
Të dhënat e Eurostat tregojnë se vlera e remitancave që hy...
Kontratat koncesionare apo të partneriteteve publike p...
Aktiviteti ekonomik në vendin tonë kulmoi në tremujorin e ...
Sot më 13 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94....
Banka e Shqipërisë ka nxjerrë një njoftim të rëndësish...
Shqiptarët janë familjarizuar më shumë me teknologjinë...
Për herë të parë në historinë e saj si ekonomi e hapur...
Shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri arriti në 10,...
Sot më 12 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 ...
Në nëntor të vitit të kaluar inflacioni mesatar në Bas...
Shpenzimet për shëndetësinë, në raport me ekonominë dh...
Komisioni Evropian (KE) ka paralajmëruar në raportin e...
Rënia e vazhdueshme e kursit të këmbimit të lekut me euron...
Sot më 11 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.9 le...
Kryetari i shoqatës së eksportuesve të Shqipërisë, Edvin P...
Sot më 10 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...