
CNA ka denoncuar rastin e mallrave kontrabandë ku raportoi në 21 korrik të 2024 se policia kishte nisur një aksion, ku kishte zbuluar rreth 3 mijë produkte kontrabandë në subjektin "Global Cosmetics & Distribution".
Policia sekuestroi sasi të konsiderueshme shamposh, kremrash apo bojërash flokësh si dhe shpalli në kërkim dy persona, administratoren e kompanisë “Global Cosmetics & Distribution”, Tea Karanxha dhe Ergys Mezini.
Përpos një vepër penale është një problematikë të cilën CNA e ka denoncuar në shumë raste.
Çështja nuk është te kontrabanda, por te mashtrimi dhe rreziku që u kanoset qytetarëve shqiptarë nga produktet e kontrabanduara, pasi mund të jenë jashtë afateve të skadencës apo me kode të falsifikuara.
Duhet të sqarojmë që këto produkte kontrabandë mund të jenë edhe origjinale, të marra nga kompani të certifikuara, por ato mund të jenë blerë jashtë afateve të përdorimit dhe si rrjedhojë përbëjnë një rrezik për konsumatorët.
Fakti që ndodh është shumë shqetësues pasi, kontrabandistët shqiptarë marrin produkte të skaduara apo të pacertifikuara, ndryshojnë kodet apo datat dhe ua servirin qytetarëve shqiptarë si produkte cilësore.
I blejnë produktet kozmetike me çmime të ulëta jashtë vendit, në prag skadence dhe më pas i fusin në treg, edhe pse janë jashtë çdo standardi garancie apo sigurie.
Rasti i kontrabandës dhe tregtimit të produkteve kozmetike është flagrant dhe duhet menjëherë ndërhyrja e institucioneve, të bëhen verifikime, kontrolle të këtyre produkteve, pasi të gjitha pasojat bien mbi kurrizin e qytetarëve, mbi xhepat e tyre dhe më e rëndësishme mbi shëndetin e tyre, nga mashtrimet e kompanive të ndryshme kozmetike.
Institucionet duhet të ndalojnë vjedhjen dhe rrezikun që u kanoset qytetarëve nga produktet kozmetike të skaduara dhe kontrabandë që fshihen në qilarë, që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.
Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?
Përdorimi i tyre rrezikon të shfaqë një sërë sëmundjesh në popullatë. Pasojat nisin nga djegia e flokëve, rënia e tyre, infeksione të ndryshme në lëkurë, duke çuar deri në tumor të lëkurës.
Ajo që është e rëndësishme në të gjithë fenomenin është se askush nuk garanton që këto produkte janë brenda standardeve dhe të shëndetshme, edhe pse të kontrabanduara, duke iu shmangur detyrimeve ligjore./ CNA
Një fenomen, që në fakt është një kambanë alarmi për s...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Studiuesi Taulant Muka akuzon Presidentin Bajram Begaj...
Një fjalë e urtë popullore thotë se “kripa është e lirë në...
Një denoncim është bërë këtë të enjte në lidhje me pag...
Në një projektligj të propozuar nga Ministria e Mjedisit, ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe familjarët e tij janë n...
Partia Demokratike ka denoncuar qeverinë për landfilli...
Një tjetër denoncim është bërë në lidhje me kompaninë ...
Një denoncim të fortë bëri mbrëmjen e kësaj të enjteje...
Autostrada Tiranë-Elbasan është trumbetuar si një nga ...
Bashkia e Tiranës, e përfshirë në skandale dhe korrups...
Opozita ka denoncuar se në Himarë ka pasur blerje të v...
Një paralajmërim të fortë ka bërë mbrëmjen e kësaj të hëne...
Kompania e fluturimit “Air Albania” ka lënë më shumë se tr...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike...
Një javë pas ngritjes së shqetësimit nga CNA dhe apeli...
SPAK-u njoftoi se kishte zbuluar një shumë prej gati 2...
Skandalet në sistemin shëndetësor nuk kanë të sosur. ...
“Onkologjiku është vetëm maja e Ajsbergut!” Kështu ka...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...