
Një denoncim të fortë bëri mbrëmjen e kësaj të enjteje kreu i PD-së, Sali Berisha.
Ai tha se tunelet e Shqipërisë po groposen helme të tmerrshme.
Berisha theksoi se ende nuk ka mundur të sigurojë fakte, por për këtë denoncim i është referuar disa lajmeve që ka lexuar.
Këtë deklaratë, kreu i PD-së e bëri gjatë fjalës në protestën, në rrugën “Mustafa Matohit, teksa foli për anijet që dyshohet se transportojnë mbetje kimike nga Shqipëria në Tajlandë.
Deklarata e plotë:
Miqtë e mi, akoma e keni memorien e freskët kur ky aventurier, ky kriminel mori përsipër armët kimike të Asadit në Shqipëri, pa pyetur njeri.
A e dini ju sasinë kolosale të mbetjeve që prodhohej nga shkatërrimi i tyre?
Por qe rinia e Tiranës, qenë protestat e fuqishme që e përkulën aventurierin, kriminelin, që donte për karrigen e tij të shkatërronte në Shqipëri armët kimike të diktatorit sirian, Asad.
Të dashur miq, unë duhet t’u them shqiptarëve se prej disa kohësh qarkullojnë lajme se në tunelet e Shqipërisë groposen helme të tmerrshme.
Natyrisht unë duhet të jem i sinqertë, përveç lajmit nuk kam arritur të kem në dorë një fakt konkret, sepse kurrë nuk do ta lija pa e bërë publik.

Por groposja në tunelet e vendit të helmeve është një krim monstruoz ndaj shqiptarëve kur ke parasysh se ujërat nënujore të këtij vendi janë edhe më të shumta se ujërat mbitokësore të tij.
Nuk them, nuk kam fakte, por ama mijëra ton lëndësh lënë me të drejtë të dyshohet se këtu ndodhin procese të tmerrshme, të fshehta, sekrete për pasurimin e Edi Ramës dhe të bandave të tij në pushtet.
Çfarë janë ato? Një gjë është e sigurt që në 32 vite kjo nuk ka ndodhur kurrë.
Këtu ka furrnalta kromi, hekuri, alumini. Mbetjet e tyre ata i kanë të kodifikuara se ku i transportojnë dhe ku i eksportojnë.
Kurse këto ishin një akt supermafioz, u nisën për në Trieste, u ndaluan. U kthyen për në Tajlandë, Tajlanda sapo e mori vesh, i ktheu për në Shqipëri, nuk keni punë këtu.
Çfarë janë këto helme që shëtisin nga një det në një tjetër dhe Edi Rama, Pirro Vëngu, Lubi Balluku heshtin si fija e barit.
E kujt është kontrata?
Cilat janë lëndët që vijnë dhe shkatërrohen në Shqipëri dhe mbetjet e tyre eksportohen dhe nuk i pranon njeri se janë helme toksike?/ CNA
Autostrada Tiranë-Elbasan është trumbetuar si një nga ...
Bashkia e Tiranës, e përfshirë në skandale dhe korrups...
Opozita ka denoncuar se në Himarë ka pasur blerje të v...
Një paralajmërim të fortë ka bërë mbrëmjen e kësaj të hëne...
Kompania e fluturimit “Air Albania” ka lënë më shumë se tr...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike...
Një javë pas ngritjes së shqetësimit nga CNA dhe apeli...
SPAK-u njoftoi se kishte zbuluar një shumë prej gati 2...
Skandalet në sistemin shëndetësor nuk kanë të sosur. ...
“Onkologjiku është vetëm maja e Ajsbergut!” Kështu ka...
Kjo vilë që shihni në foto ndodhet në zemër të Tiranës...
Institucioni në varësi të Ministrisë së Financave, që ...
Erjon Skëndaj në emisionin e tij “Fol” ka sjellë një t...
Mbrëmjen e së shtunës, kryetari i Partisë Demokratike,...
Një nga problematikat e përditshme të qytetarëve të Ti...
Ilir Beqaj u arrestua këtë të enjte me urdhër të SPAK-...
CNA ka siguruar disa foto të kryebashkiakut të Tiranës...
Bashkia e Tiranës ka shembur një godinë pa njoftuar En...
Njësia 5/1 e shërbimit të Postës Shqiptare me vendndod...
CEO, Avni Ponari ka denoncuar skandalin që po ndodh në...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...