“Mami thotë që ai do vdesë”/ Pas divorcit nëna s’lejon babain të takojë djalin
Dritan Mandro, banues në Fier, është drejtuar në emisionin...

Ziflo Gjonca denoncon në emisionin “Stop” mungesën e antiviralit për Hepatitin C, konkretisht ilaçin “Epclusa”, që është në listën e barnave të rimbursueshme.
Ai thotë se nëna e tij vuan nga kjo sëmundje dhe po përballet me vështirësi serioze për sigurimin e trajtimit. Sipas tij, pamundësia për ta gjetur ilaçin me rimbursim, po e rëndon gjendjen shëndetësore të saj, ndërsa blerja në mënyrë private është e papërballueshme financiarisht.
“Kam nënën sëmurë me Hepatit C, e kemi kapur në fillim të nëntorit 2025. U shtrua një javë në spital dhe më pas e nxorën që të bënte disa ekzaminime të tjera. Kemi ardhur dy herë në Tiranë te Qendra e Konsultave dhe analizat kanë dalë shumë keq. Kemi shkuar përsëri te Qendra e Konsultave dhe mjeku më tha që gjendja është e rëndë dhe duhet të nisë urgjentisht antiviralin. E pyeta se ku mund të gjej dhe më tha që kushton, e siguron shteti, por nuk ka gjendje. Më tha që mund ta gjesh vetëm në mënyrë private. Kam pyetur një njeriun tim në Itali dhe më tha që kushton 28 mijë euro deri në 80 mijë euro. Ne nuk i kemi mundësit. Nuk më dhanë datë, më thanë vetëm që vonon, nuk dihet. Është urgjente sepse nëse nuk e merr nëna kalon në kancer të mëlçisë dhe vdes njeriu. Nëna tani ka këpute, nuk qëndron dot në këmbë, është dyllë e verdhë dhe nuk ka oreks. Nëse ka ilaç ta marrë, se më dhimbset shpirti që nëna ime të vdesë për një ilaç. Që ta marr rrugë për ta blerë 28 mijë euro, nuk e blej dot”, tha denoncuesi.
“Stop” u interesua pranë Qendrës Spitalore Universitare, ku një mjeke konfirmoi mungesën e ilaçit, duke deklaruar, se kompanitë farmaceutike aktualisht nuk po e furnizojnë tregun. Sipas saj, për momentin asnjë nga kompanitë nuk e ka futur këtë medikament.
Qytetari – Për Epclusën bëhet fjalë!
Mjekja – Po pra, po nuk ka! Nuk ka!
Qytetari – S’ka?
Mjekja – Jo! Kam fol dhe me kompanitë, nuk ka. Për momentin, as njëra, as tjetra s’kanë futur ilaçe.
Qytetari – Ne pamë çikë kshu në treg dhe ishte shumë e shtrenjtë.
Mjekja – Sa ishte në treg?
Qytetari – 25 mijë euro deri në 80-të vinte.
Mjekja – Jo mo vlla, është me 3 milionë. Mund të gjendet me 3 milionë.
Qytetari – Ku?
Mjekja – Është një kompani!
Qytetari – Lexoje këtë! Është nga spitali i Sarandës. E ke atë.
Mjekja – Nuk ka për momentin. Kam fol me kompanitë, nuk e kanë futur akoma, as njëra, as tjetra.
Qytetari – Po kur mund të vijnë? Apo s’e ke idenë?
Mjekja – S’di, të të them gjë. S’di të të them. Ca thonë, që nga fundi i shkurtit. Unë sot i bëj Fondit e-mail, që i them, që unë nuk kam asnjë, nga të dy kompanitë s’ka sjellë asnjë në farmaci me rimbursim.
Në farmacitë private, trajtimi i plotë me 3 kuti Epclusa, kushton rreth 21 milionë lekë të vjetra. Farmacistët shpjegojnë, se për shkak të vlerës së lartë, zakonisht ky medikament merret përmes skemës së rimbursimit.
Qytetari – Antiviralin “Epclusa”! Shikoje njëherë, sa lekë është, ke, a s’ke!
Farmacia – Zakonisht, për antivirale të këtij lloji, merret shefi im. Tani fola me doktorin, që punojmë këtu edhe më tha, që meqë ti e do vetëm çmimin, domethënë je i interesuar për “epclusën”, që është në listën e barnave të rimbursuara dhe mund ta gjesh në…
Qytetari – Nuk kanë moj, nuk kanë në spital. Prandaj po vij, po interesohem këtu.
Farmacia – Për 3 kuti vlera në total është kaq!
Qytetari – 2 milionë, apo 21 milionë?
Farmacia – 21!
Qytetari – 21 milionë?
Farmacia – Për 3 kuti, për trajtimin e plotë me “epclusa”. Jo, jo, ne nuk është se e kemi vetëm ne. Ne furnizojmë me këtë. Më kupton? Ti mund ta gjesh ndoshta edhe në vende të tjera. Nuk është ideja aty, por prej vlerës së lartë, që ka, e marrin vetëm të rimbursuar.
Qytetari – 21 milionë e 134?
Farmacia – Po!
Qytetari – Pu, pu, pu!
Farmacia – Kape foto këtu!
Qytetari – Kjo është origjinali? Jo…!
Farmacia – Kjo është origjinali, jo derivati. Derivati është çështje tjetër. Është më pak në kosto, por që më mirë hajde ndoshta, kur të jetë vetë doktori këtu!
Ndërkohë, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor deklaron se ilaçi nuk është në mungesë./ Tv Klan
Dritan Mandro, banues në Fier, është drejtuar në emisionin...
Auditimi i KLSH-së mbi disponibilitetin e barnave për traj...
Auditi tematik mbi disponibilitetin e barnave për trajtimi...
Një tjetër skandal i rëndë del në dritë në sistemin shënde...
Javën e kaluar emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi një r...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi auditimin fin...
Një tjetër rast konkret nxjerr në pah problemet e mëdha me...
Raporti i KLSH mbi auditimin financiar dhe të përputhshmër...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport për Fondin e Sig...
Një auditim i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nxj...
Në fund të muajit nëntor, Bankers Petroleum nisi, përmes p...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar probleme të shumta ...
CNA ka kryer prej ditësh një vëzhgim, prej së cilit ka kon...
Pacientët me sëmundje tumorale prej vitesh hasin probleme ...
Një skemë mashtrimi ka tronditur Tiranën, ku Odeta Hoxha k...
CNA ka kryer vëzhgim në urgjencën e QSUT-së, ku ajo që ësh...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, mbi të cilin rëndojnë...
CNA ka sjellë në vëmendjen e opinionit publik një skandal ...
Me pretekstin e luftës kundër parave të pista, Fatmir Xhaf...
CNA ka denoncuar një tjetër skandal, ku protagonistë këtë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...