52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Raporti i KLSH mbi auditimin financiar dhe të përputhshmërisë në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor evidenton probleme serioze që prekin drejtpërdrejt jetën e pacientëve dhe rrezikojnë trajtimin e tyre.
Ky raport ngre gjithashtu shqetësime për cilësinë dhe sigurinë e trajtimit mjekësor në vend.
Nga raporti mbi 400 faqe i KLSH rezulton se për procesin e verifikimit të disponibilitetit të barnave “alternativë e parë” dhe e vetme në treg për periudhën janar–korrik 2024, është konstatuar se një numër importuesish farmaceutikë kanë kryer vonesa të përsëritura dhe mosfurnizime të barnave.
“Gjetje nga auditimi: Nga auditimi i procesit të verifikimit të disponibilitetit të barnave alternative e parë dhe e vetme në treg për periudhën janar–korrik 2024, u konstatua se një numër importuesish farmaceutikë kanë kryer vonesa të përsëritura dhe mosfurnizime të barnave objekt kontrate, pa paraqitur dokumentacion shoqërues justifikues, duke shkelur në mënyrë të drejtpërdrejtë detyrimet e përcaktuara në kontratat dy dhe trepalëshe të lidhura me FSDKSh”, thuhet në raport.


Më tej në raport përmendet se pavarësisht këtyre shkeljeve, Sektori i Kontrollit të Depove Farmaceutike nuk ka ushtruar kontrolle në depot përkatëse, duke injoruar kështu sinjalizimet për mungesa. Ajo që e bën dhe më të rëndë neglizhimin për furnizimin e këtyre barnave që për shumë pacientë mund të jenë zgjidhja e vetme, është se ka ndodhur në disa raste.
“Pavarësisht këtyre shkeljeve, Sektori i Kontrollit të Depove Farmaceutike nuk ka ushtruar kontrolle pranë depove përkatëse, duke mos vlerësuar në mënyrë proaktive sinjalizimet për mungesa, si dhe nuk ka marrë masa administrative ndaj operatorëve, në kundërshtim me përcaktimet kontraktuale për zbatimin e penaliteteve”, thekson raporti.
Auditimi rekomandon që FSDKSH të marrë masa për verifikimet e plota, të strukturuara dhe të dokumentuara mbi rastet e konstatuara të mungesës së barnave alternativë të vetme dhe të alternativës së parë.
“FSDKSH, përmes strukturave përgjegjëse, të ndërmarrë masa për realizimin e verifikimeve të plota, të strukturuara dhe të dokumentuara mbi rastet e konstatuara të mungesës së barnave alternativë të vetme dhe të alternativës së parë, në përputhje me të dhënat e raportuara dhe detyrimet kontraktuale përkatëse”, shtohet më tej në raport.
Në të njëjtin raport përmendet se e njëjta vonesë dhe mosfurnizim për barna alternativë e parë dhe e vetme në treg, janë konstatuar edhe për periudhën tetor-dhjetor të vitit 2024. Më tej theksohet se pavarësisht shkeljeve të përsëritura të kushteve të furnizimit, nuk është marrë asnjë masë administrative ndaj subjekteve importuese.
“Nga auditimi i procesit të verifikimit të disponibilitetit të barnave alternativë e parë dhe e vetme në treg, për periudhën tetor–dhjetor 2024, u konstatua se, pas përfundimit të afatit të përcaktuar për verifikim sipas kontratës së re, një numër importuesish farmaceutikë kanë kryer vonesa të përsëritura dhe mosfurnizime për barna të kontraktuara, pa paraqitur dokumentacion justifikues, në kundërshtim me detyrimet e përcaktuara në kontratat dy- dhe trepalëshe me FSDKSH.
Sinjalizimet për mungesat e konstatuara, FSDKSH nuk ka ushtruar monitorime përmes sistemit informatik “e-Depo”, si dhe nuk janë miratuar programe tematik të kontrollit nga Drejtori i Përgjithshëm, i cili ka penguar organizimin dhe zhvillimin e një procesi të strukturuar dhe të qëndrueshëm monitorimi, duke ndikuar negativisht në funksionimin efektiv të mekanizmave të kontrollit dhe zbatimin e plotë të kuadrit kontraktual”, nënvizohet në raport.

Sipas KLSH, mungesa e këtyre veprimeve ka reflektuar në mosfunksionimin e mekanizmave të brendshëm të kontrollit dhe mbikëqyrjes, si dhe në mos angazhimin institucional në zbatimin e dispozitave kontraktuale, duke çuar në mospërdorimin e instrumenteve administrative dhe penalizuese ndaj operatorëve që kanë shkelur kushtet e kontratës.
Shkeljet e kryera janë të rënda dhe ndikojnë drejtpërdrejtë te pacientët të cilët paguajnë faturën e papërgjegjshmërisë së institucioneve që duhet të kryejnë kontrolle dhe të monitorojnë situatën me barnat./ CNA
Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport për Fondin e Sig...
Një auditim i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nxj...
Në fund të muajit nëntor, Bankers Petroleum nisi, përmes p...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar probleme të shumta ...
CNA ka kryer prej ditësh një vëzhgim, prej së cilit ka kon...
Pacientët me sëmundje tumorale prej vitesh hasin probleme ...
Një skemë mashtrimi ka tronditur Tiranën, ku Odeta Hoxha k...
CNA ka kryer vëzhgim në urgjencën e QSUT-së, ku ajo që ësh...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, mbi të cilin rëndojnë...
CNA ka sjellë në vëmendjen e opinionit publik një skandal ...
Me pretekstin e luftës kundër parave të pista, Fatmir Xhaf...
CNA ka denoncuar një tjetër skandal, ku protagonistë këtë ...
Bashkëshortja e Petrit Balës, i diagnostikuar me tumor, ud...
Një VKM ka lënë pa pagesë transportin e nxënësve për më sh...
Një denoncim i mbërritur pranë redaksisë së CNA ngre dyshi...
Bledi Çomo, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtar i ...
Në urgjencën e QSUT-së ku çdo ditë trajtohen me mijëra e m...
Lidhur me pronën e fituar deri në Gjykatën e Lartë, Genc H...
Genc Huta nga zona e Ali Demit në Tiranë është një qytetar...
Zullumet e Agim Ismailit, kur ushtronte detyrën si drejtor...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...