Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka evidentuar aplikimin e çmimeve për disa barna, shumë herë më të larta se ai i miratuar zyrtarisht.
Sipas KLSH-së, konkretisht barnat Mestinon dhe Dintoina janë përfshirë në listë pa pasur çmim CIF të miratuar dhe pa deklarim të këtij çmimi në 12 muajt e fundit. Megjithëse të importuara me leje të veçantë, është aplikuar një çmim rimbursimi disa herë më i lartë se ai i miratuar zyrtarisht, në kundërshtim me kriteret ligjore në fuqi. Kjo ngre dyshime të forta për abuzim, korrupsion apo vjedhje.
“Nga auditimi i Listës së Barnave të Rimbursueshme u konstatua se dy barna, përkatësisht Mestinon dhe Dintoina, janë përfshirë në Listën e Barnave të Rimbursueshme për vitin 2024, ndonëse nuk kanë pasur çmim CIF të miratuar për vitin përkatës dhe mungonte deklarimi i këtij çmimi në 12 muajt e fundit. Të dyja barnat janë importuar me leje të veçantë dhe për to është aplikuar një çmim rimbursimi disa herë më i lartë se çmimi i miratuar zyrtarisht. Përfshirja në listë dhe rimbursimi i barnave në fjalë me çmime të aplikuara më të larta se ato të miratuara nga Komisioni i Çmimit të Barnave përbën devijim nga kriteret e parashikuara në pikat 11 dhe 15 të VKM-së nr. 645, datë 1.10.2014 “Për ngritjen dhe mënyrën e funksionimit të Komisionit të Çmimit të Barnave” e ndryshuar dhe krijon precedent për shmangie nga procedurat ligjore të miratimit dhe kontrollit të çmimeve”, thuhet në raport.
Sipas KLSH-së, buxheti i rimbursimit është ngarkuar me një kosto shtesë prej mbi 3.5 milionë lekësh, duke rritur rrezikun e keqadministrimit të fondeve publike dhe duke cenuar transparencën dhe trajtimin e barabartë të operatorëve farmaceutikë. Në fakt, më shumë se kaq kjo duket një vjedhje e koordinuar e fondeve publike që ka nevojë për hetim konkret nga organet kompetente.
“Efekti financiar i diferencës ndërmjet çmimeve të miratuara dhe atyre të aplikuara për barnat Mestinon dhe Dintoina ka rezultuar në një kosto shtesë për buxhetin e rimbursimit në shumën totale prej 3,558,352 lekë. Kjo situatë evidenton dobësi në verifikimin dhe miratimin e çmimeve gjatë përgatitjes së LBR-së, duke rritur rrezikun e keqadministrimit të fondeve publike, duke cenuar transparencën dhe parimin e trajtimit të barabartë të operatorëve farmaceutikë”, shtohet më tej.
Auditimi rekomandon që Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të garantojnë përfshirjen e barnave në listë vetëm pas miratimit të çmimit CIF dhe në përputhje me afatet ligjore, për të mbrojtur fondet publike dhe për të mos krijuar hapësira për abuzime që duket të jenë përtej kësaj fjale.
“MSHMS dhe FSDKSH të garantojnë që përfshirja e barnave në LBR të bëhet vetëm pas miratimit të çmimit CIF dhe në përputhje me afatet ligjore. Të shmanget rimbursimi me çmime të pambështetura me dokumentacion, për të mbrojtur fondet publike dhe siguruar trajtim të barabartë për të gjitha kompanitë farmaceutike”, theksohet në raportin e KLSH-së.
Në ditët e mëparshme, CNA ka publikuar disa pjesë nga ky raport i KLSH-së, që ka evidentuar probleme serioze që prekin drejtpërdrejt jetën e pacientëve që përdorin barna antitumorale, duke rrezikuar cilësinë dhe sigurinë e trajtimit mjekësor në vend.
Një situatë shqetësuese ishte ajo në Laboratorin e Kontrollit pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, ku gjatë viteve 2021, 2023 dhe 2024 nuk është kryer asnjë analizë laboratorike mbi barnat për trajtimin e sëmundjeve tumorale, ndërsa gjatë periudhës janar-mars 2025 është kryer vetëm një analizë laboratorike. /CNA
Një auditim i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nxj...
Në fund të muajit nëntor, Bankers Petroleum nisi, përmes p...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar probleme të shumta ...
CNA ka kryer prej ditësh një vëzhgim, prej së cilit ka kon...
Pacientët me sëmundje tumorale prej vitesh hasin probleme ...
Një skemë mashtrimi ka tronditur Tiranën, ku Odeta Hoxha k...
CNA ka kryer vëzhgim në urgjencën e QSUT-së, ku ajo që ësh...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, mbi të cilin rëndojnë...
CNA ka sjellë në vëmendjen e opinionit publik një skandal ...
Me pretekstin e luftës kundër parave të pista, Fatmir Xhaf...
CNA ka denoncuar një tjetër skandal, ku protagonistë këtë ...
Bashkëshortja e Petrit Balës, i diagnostikuar me tumor, ud...
Një VKM ka lënë pa pagesë transportin e nxënësve për më sh...
Një denoncim i mbërritur pranë redaksisë së CNA ngre dyshi...
Bledi Çomo, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtar i ...
Në urgjencën e QSUT-së ku çdo ditë trajtohen me mijëra e m...
Lidhur me pronën e fituar deri në Gjykatën e Lartë, Genc H...
Genc Huta nga zona e Ali Demit në Tiranë është një qytetar...
Zullumet e Agim Ismailit, kur ushtronte detyrën si drejtor...
Emri i Agim Ismailit, njeriu i hetuar nga SPAK-u si pjesë ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...