Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi auditimin financiar dhe të përputhshmërisë në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka zbuluar një sërë problematikash serioze me ilaçet antitumorale.
Në auditimin e KLSH-së, evidentohet se nga 253 barna të autorizuara për t’u importuar në Shqipëri, 45% e tyre nuk janë importuar asnjëherë gjatë periudhës janar 2021-mars 2025.
“Nga të dhënat e vëna në dispozicion nga Sektori i Shpërndarjes mbi importin e barnave, rezultoi se nga 253 barna antitumorale të autorizuara për tregtim në
Republikën e Shqipërisë, 116 prej tyre ose në masën 46%, nuk janë importuar asnjëherë gjatë periudhës së auditimit, janar 2021 – mars 2025. Një pjesë e këtyre barnave janë miratuar përmes procedurës së përshpejtuar, bazuar në autorizime të dhëna nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), dhe janë të përfshira në protokollet ndërkombëtare të trajtimit të sëmundjeve tumorale”, thuhet në raportin e KLSH-së.

Në raportin e KLSH-së thuhet se mosimportimi i këtyre barnave antitumorale përbën rrezik potencial për efikasitetin e mekanizmave dhe ndikon negativisht në zbatimin e trajtimeve.
“Kjo situatë mbart risqe potenciale mbi efikasitetin e mekanizmave ekzistues për përkthimin e autorizimeve tregtare në furnizim real me barna në tregun vendas, si dhe ndikon negativisht në zbatimin e protokolleve bashkëkohore të trajtimit dhe në përmbushjen e objektivave të sistemit shëndetësor. Mosimportimi i barnave të autorizuara për tregtim është në kundërshtim me nenin 16, pika d si dhe neni 32, pika 1 e Ligjit nr. 105/2014 "Për barnat dhe shërbimin farmaceutik””, thuhet në raport.

KLSH rekomandon që Sektori i Shpërndarjes së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore në AKBPM të forcojë mekanizmat për të siguruar që çdo ilaç i autorizuar për tregtim të shoqërohet dhe me detyrimin për import dhe hedhje në treg. Detyrim i cili do të garantonte aksesin e pacientëve në barnat e domosdoshme.
“Sektori i Shpërndarjes së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore në AKBPM, të rishikojë dhe forcojë mekanizmat rregullatorë për të siguruar që çdo bar i autorizuar për tregtim të shoqërohet me detyrimin për import dhe hedhje në treg, duke garantuar aksesin real të pacientëve në barna të domosdoshme”, rekomandon KLSH.

CNA ka publikuar prej disa ditësh pjesë nga ky raport auditues i KLSH-së, që ka evidentuar një sërë problemesh serioze që prekin drejtpërdrejt jetën e pacientëve që përdorin barna antitumorale, duke rrezikuar cilësinë dhe sigurinë e trajtimit mjekësor në vend./CNA
Një tjetër rast konkret nxjerr në pah problemet e mëdha me...
Raporti i KLSH mbi auditimin financiar dhe të përputhshmër...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport për Fondin e Sig...
Një auditim i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nxj...
Në fund të muajit nëntor, Bankers Petroleum nisi, përmes p...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar probleme të shumta ...
CNA ka kryer prej ditësh një vëzhgim, prej së cilit ka kon...
Pacientët me sëmundje tumorale prej vitesh hasin probleme ...
Një skemë mashtrimi ka tronditur Tiranën, ku Odeta Hoxha k...
CNA ka kryer vëzhgim në urgjencën e QSUT-së, ku ajo që ësh...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, mbi të cilin rëndojnë...
CNA ka sjellë në vëmendjen e opinionit publik një skandal ...
Me pretekstin e luftës kundër parave të pista, Fatmir Xhaf...
CNA ka denoncuar një tjetër skandal, ku protagonistë këtë ...
Bashkëshortja e Petrit Balës, i diagnostikuar me tumor, ud...
Një VKM ka lënë pa pagesë transportin e nxënësve për më sh...
Një denoncim i mbërritur pranë redaksisë së CNA ngre dyshi...
Bledi Çomo, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtar i ...
Në urgjencën e QSUT-së ku çdo ditë trajtohen me mijëra e m...
Lidhur me pronën e fituar deri në Gjykatën e Lartë, Genc H...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...