LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Abuzimi me pagesat në inceneratorin e Tiranës/ Faktet që bërtasin për skandalin

15 Qershor 2023, 17:20, Denoncim CNA

Abuzimi me pagesat në inceneratorin e Tiranës/ Faktet që

CNA ka sjellë ditë pas dite fakte të reja për aferën e inceneratorëve dhe deklarata e administratorit të shtetit në inceneratorin e sekuestruar të Fierit, Farudin Arapit, tregoi atë që ne kemi thënë gjithmonë, abuzimin me kontratën koncesionare për landfillin e Tiranës.

Administratori i shtetit vërtetoi dy fakte për inceneratorin e Tiranës,  ku nuk ka incenerim, por vetëm landfillim dhe për këtë qeveria e paguan me 29 euro/ton nga taksat e shqiptarëve.

Njëri prej fakteve është se ndryshe nga bashkitë e Fierit që paguajnë 12 euro/ton mbetje, bashkitë e Tiranës paguajnë 17 euro më shumë për landfillim.

Ndërkohë, një fakt tjetër është se në Tiranë do të kushtojë incenerimi 4 euro më shumë se në Fier.

Këto të dhëna që denoncoi CNA, të bazuara në deklaratat e Farudin Arapit, janë përsëritur ditën e sotme në Kuvend nga deputetja Monika Kryemadhi.

Ajo deklaroi nga foltorja se koncesionari i Tiranës, i cili paguhet jo vetëm nga bashkitë, por edhe nga kompani të tjera për inertet, merr minimumi 100 mijë euro në ditë nga taksat e shqiptarëve.

Gjithashtu, Kryemadhi ritheksoi se inceneratorët nuk janë pronë e Mirel Mërtirit, Klodian Zotos dhe Stela  Gugalljas, por janë pronë e shtetit.

Abuzimi me pagesat në inceneratorin e Tiranës/ Faktet që

Pjesë nga deklarata e Monika Kryemadhit:

Ajo që të bën përshtyje është se edhe pse ky proces vazhdon të jetë nën mbikëqyrje, apo edhe nën kontroll, apo edhe nën investigim, apo edhe nën hetim, guximi kalon çdo normë dhe ajo që të bën përshtypje është se ne vazhdojmë paguajmë akoma 29 euro/ton për depozitim, për kapsulim të mbetjeve në landfillin e Tiranës, kur në fakt në kontratë është ndarje, diferencim, riciklim dhe pastaj djegie, dhe pastaj groposje.

Përveç kësaj paguajmë dhe shumë pagesa të tjera që vijnë nga kompanitë e ndërtimit, që vijnë qoftë për inertet, apo qoftë edhe për mbetjet, apo dhe shumë kompani të tjera që i bashkangjitën bashkia e Durrësit, Kavaja, Vora, Rrogozhina, Kamza e kështu me radhë.

Ajo që të bën përshtypje është që ky projekt, ose është kapur për fyti Edi Rama dhe kompania e inceneratorëve, pra Mirel Mërtiri, Klodian Zoto apo edhe kolegët që janë në burg e kërcënojnë Ramën dhe i thonë ose vazhdo ose ne do të flasim.

Sepse në një situatë të tillë, kur ke dy inceneratorë të sekuestruar, pra ai i Elbasanit dhe i Fierit, ata nuk janë pronë e Klodian Zotos, ata janë pronë e shtetit shqiptar. Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja kanë bërë ndërtimin dhe kanë marrë paratë.

Abuzimi me pagesat në inceneratorin e Tiranës/ Faktet që

“Mirël Mërtiri” është koncesionar... Mirel Mërtiri në thonjëza se tashmë merret dhe me televizione... Koncesionarët për të cilët ne përmendim emrat janë koncesionari i Tiranës, i cili është institucion që merr minimumin 100 mijë euro në ditë nga xhepat e shqiptarëve dhe shkojnë në një kompani offshore, pa ditur se ku po shkojnë.

Inceneratori i Elbasanit dhe Fierit janë ndërtuar dhe duhet administrohen nga bashkitë përkatëse, por edhe pse nuk punojnë asnjë ditë, edhe pse janë paguar, bashkitë përkatëse përveçse janë përballë tashmë me inceneratorin... Besoj se e keni marrë vesh që administratori i Fierit ka dyfishuar çmimin për depozitimin e mbetjeve për bashkinë e Fierit, ndërkohë që punëtorët kanë muaj të tërë që nuk marrin rrogat, ndërkohë që inceneratori nuk është vënë në punë për shkak se paketa e djegësave nuk është montuar sepse nga kompania ndërtuese nuk është paguar kompania italiane, e cila ka instaluar djegësat. Pra, ka një kompleks të gjërave, të cilat po të ketë një vullnet të mirë, mund të jenë vepra që kthene në funskion, përsa i përket administritmi të menaxhimit të mbetjeve.

Sa i përket inceneratorit të Tiranës, llokma më e madhe do i shkojë inceneratorit të Tiranës. Inceneratori fillon me rrëmbimin e kompetencave të Këshillit Bashkiak, nuk ka asnjë vendim nga Këshilli Bashkiak i Tiranës. Dhe sot na vjen një vendim nga qeveria për të marrë borxh. Por ne sot kërkojmë që të paguajmë edhe 50 milionë euro të tjera për t’i çuar përsëri te inceneratori i Tiranës. Guxim idiot mund të them. Ky guxim idioti nuk më thotë gjë tjetër veçse nuk mund të kemi më shtet ligjor. Shteti ligjor i së drejtës këtu nuk ekziston. Po të kishte, do ishte bërë ndërprerja e pagesave. Këtu ekziston shteti i vjedhjes, shteti i hajdutit, ku kryehajduti është Edi Rama. Tani nuk ka nevojë të bëjë firmat siç e bëri me Erion Veliajn, por e sjell në Parlament se ka kukullat e tij që e votojnë. Unë deklaroj votën time kundër edhe pse është me një partner ndërkombëtar. Të marrësh para borxh dhe t’ia japësh Mirel Mërtirit, Klodian Zotos./ CNA.al

Lajmet e fundit nga