E pazakontë/ Foshnja 6-muajshe rezulton pozitive pas testit të kokainës
Një foshnjë gjashtëmuajshe e shtruar në spital që nga ...

Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" (DB) dëshiron t'i japë Ukrainës më shumë mbështetje për eksportimin e grurit. Drejtuesja e filialit të mallrave "DB Cargo", Sigrid Nikutta, tha: "Ne po bëjmë gjithçka mund të bëjmë si kompani nga përgjegjësia sociale". Ajo shtoi: "Pas kërcënimit të urisë në disa pjesë të botës dhe nevojës së madhe për të eksportuar miliona ton drithë nga Ukraina në botë, ne do të organizojmë ndihmë për transport me tren në koordinim me qeverinë federale". "DB Cargo", me filialet e saj në Poloni dhe Rumani, aktualisht drejton disa trena në ditë me drithë në porte të ndryshme detare. "Tani është një çështje e zgjerimit të këtyre eksporteve bujqësore. Qëllimi është lidhje e qëndrueshme me portet detare të Detit të Veriut dhe Detit të Zi, si dhe Mesdheut".
Për shkak të bllokadës së porteve të Detit të Zi të Ukrainës nga forcat ruse, Ukraina ka nevojë urgjente për rrugë alternative për të eksportuar grurë jashtë vendit. Sipas Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), rreth 25 milionë ton drithë janë bllokuar aktualisht në Ukrainë. Prandaj, vendi po kërkon urgjentisht rrugë alternative.
"Ura hekurudhore e Ukrainës", e suksesshme
Megjithatë, për shkak të dallimeve në hekurudha, trenat e mallrave duhet të ringarkohen në kufi. Në drejtim të kundërt, gjatë tre muajve të luftës, "DB Cargo" transportoi në Ukrainë rreth 700 ngarkesa me kontejnerë me ndihma humanitare përmes "Urës Hekurudhore në Ukrainë", tha një zëdhënës i hekurudhave. Bëhet fjalë për donacione nga komuna, kompani dhe individë privatë. Në Ukrainë edhe më tej dërgohen shumë gjëra ushqimore, artikuj higjienikë dhe gjëra për nevoja të përditshme.
Shumë pajisje teknike transportohen përmes hekurudhave. Sipas një zëdhënësi, për shembull, një hidrocentral i plotë me pompa u dorëzua nga Siegen-Wittgenstein. Gjithashtu u transportuan edhe rreth 1.400 sisteme diellore për familjet private, një vinç i lëvizshëm ose tri ngarkesa kontejnerësh me ushqim për kafshët dhe mjekësi veterinare nga kopshti zoologjik i Berlinit për kopshtin zoologjik në Kiev.
Dhjetë ditë më parë, Ministri Federal i Transportit, Volker Wissing, njoftoi se transporti hekurudhor kishte nisur me ndihmën e "Deutsche Bahn" për të mbështetur eksportet e grurit nga Ukraina. Filiali i mallrave "DB Cargo" është në proces të krijimit të një "ure hekurudhore" për të mundësuar transportimin e sasive të mëdha të produkteve bujqësore në portet e Detit të Veriut dhe Adriatik, tha politikani i FDP në Berlin. "DB Cargo" ka nisur tashmë transportet sipas kërkesave të eksportuesve privatë të grurit nga Ukraina. Shefi i hekurudhave, Richard Lutz, foli për dy deri në tre trena në ditë nga Ukraina nëpërmjet Polonisë deri te terminalet përkatëse për në Europën Perëndimore.
Për shkak të ndalimit të eksporteve të grurit, dërgesat e planifikuara janë anuluar, veçanërisht në Afrikën Veriore dhe Azi. Atje është shtuar frika se do të ketë probleme të mëdha me furnizimin me ushqime. Siç shpjegoi kohët e fundit Komisionerja e Transportit e BE-së, Adina Valean, 20 milionë ton drithë duhet të largohen urgjentisht nga Ukraina. Komisioni kishte paraqitur një plan veprimi për të nxjerrë eksportet nëpërmjet të ashtuquajturave "rrugë solidariteti".
Shefi i "Deutsche Bahn", Lutz, shtoi se mbështetja e Komisionit të BE-së është e rëndësishme në mënyrë që hekurudhat europiane të shfrytëzojnë në mënyrë optimale kapacitetet e pakta lokale. Nëse deri më tani 90 % e drithit është eksportuar përmes porteve detare, atëherë shihet se kapacitetet tokësore janë të kufizuara. "Por pavarësisht gjithçkaje, ne duhet të përpiqemi të marrim dhe të transportojmë drithëra nga Ukraina sa më shumë që të jetë e mundur”./DW
Një foshnjë gjashtëmuajshe e shtruar në spital që nga ...
Antony Blinken mbajti të enjten (26.05) një fjalim që syno...
Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundj...
Tashmë është po aq e parashikueshme sa thirrjet për vëmend...
Rusia po i kërkon Perëndimit të heqë sanksionet, duke pret...
Një tërmet i fuqishëm ka goditur ditën e sotme Perunë....
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se tre muaj t...
Svetlana Tikhanovskaja, Maria Kolesnikova dhe Veronika...
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ka reaguar ...
Udhëheqësi i Bankës Botërore, David Malpass, ka paralajmër...
As autoritetet në Kosovë, as autoritetet në Shtetet e Bashku...
Shtetet e Bashkuara do të mbyllin rrugën e fundit të Rusisë ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një provi...
Miliarderët e botës e kanë rritur pasurinë e tyre me trilion...
Kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gavrilita, mirëpriti lëvi...
Në fshatin Shtaval në komunën e Sjenicës në Serbi, nuk janë ...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, tha se situata në D...
Dokumentet e publikuara sekrete janë pjesë e rrjedhjes më të...
Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy në moshë madhore kanë humbur j...
Igor Dodon, ish-presidenti pro-rus i Moldavisë, është arrest...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...