E ardhme e paqartë për afganët në Kosovë
As autoritetet në Kosovë, as autoritetet në Shtetet e Bashku...
Banka Botërore ka zvogëluar parashikimet për rritje ekonomike këtë vit, në 3.2 për qind

Udhëheqësi i Bankës Botërore, David Malpass, ka paralajmëruar se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të shkaktojë recesion global, pas rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjisë.
Ai ka thënë në një takim me bizneset në Shtetet e Bashkuara se është e vështirë “të gjenden rrugë për ta shmangur recesionin”.
Sipas tij edhe disa seri të masave izoluese në Kinë janë duke shtuar shqetësimet për situatën ekonomike.
Komentet e tij përbëjnë paralajmërimin e fundit se ekonomia botërore mund të tkurret.
“Teksa shikojmë bruto-prodhimin e brendshëm (GDP)… është e vështirë të shohim shmangie të recesionit”, ka thënë Malpass, pa dhënë detaje të tjera.
“Vetëm ideja e dyfishimit të çmimeve të energjisë, mjafton për të nxitur recesionin”, ka shtuar ai.
Muajin e kaluar, Banka Botërore ka zvogëluar parashikimet për rritje ekonomike këtë vit, në 3.2 për qind.
Bruto-prodhimi i brendshëm (GDP) është masë për të matur rritjen ekonomike dhe ndër mënyrat më të rëndësishme për të matur sa mirë apo keq është duke performuar një ekonomi, dhe vëzhgohet nga afër prej ekonomistëve dhe bankave.
GDP po ashtu u ndihmon bizneseve të vlerësojnë se kur duhet të zgjerohen, të rekrutojnë më shumë punëtorë, apo të investojnë më pak dhe të zvogëlojnë fuqinë punëtore.
Qeveritë po ashtu e përdorin GDP-në për të marrë vendime për gjithçka, duke nisur nga taksat e deri te shpenzimet, derisa bankave u ndihmon të marrin vendime se kur të rritin apo të ulin normat e interesit.
Malpass ka thënë se shumë vende europiane janë ende shumë të varura nga nafta dhe gazi rus.
Ai ka bërë këto deklarata, pavarësisht se disa shtete të Perëndimit kanë bërë plane për të zvogëluar varësinë nga energjia ruse.
Sipas kreut të Bankës Botërore, nëse Rusia ndal furnizimet me gaz, kjo gjë mund të shkaktojë “ngadalësim të konsiderueshëm” të ekonomisë në rajon.
Ai ka thënë se çmimet e larta të energjisë veçse janë duke rënduar mbi Gjermaninë, e cila përbën ekonominë më të madhe në Europë dhe të katërtën në botë.
Malpass ka thënë se shtetet në zhvillim po përballen edhe me mungesë të ushqimit dhe energjisë.
Udhëheqësi i Bankës Botërore ka thënë përgjatë takimit me biznese se është i shqetësuar për masat e izolimit në disa prej qyteteve më të mëdha në Kinë, duke përfshirë Shangain.
“Kina veçse ka qenë duke u përballur me disa tkurrje në sektorin e patundshmërisë, andaj parashikimet për rritje ekonomike atje, edhe para pushtimit rus në Ukrainë, kanë qenë të zbehura”, ka thënë ai.
“Më pas valët e COVID-19 në Kinë kanë nxitur izolime që kanë ulur edhe më shumë parashikimet për rritje”, ka shtuar ai.
Edhe kryeministri kinez, Li Keqiang, ka thënë se ekonomia e dytë më e madhe në botë është goditur rëndë nga masat e fundit izoluese, në krahasim me fillimin e pandemisë në 2020-ën.
Ai ka bërë thirrje për më shumë punë nga ana e zyrtarëve për hapje të fabrikave pas izolimeve.
“Përparimi nuk është i kënaqshëm”, ka thënë Li.
“Disa provinca janë duke raportuar se vetëm 30 për qind e bizneseve janë rihapur… shkalla duhet të arrijë në 80 për qind në periudhë të shkurtër kohore”.
Izolime të plota apo të pjesshme janë zbatuar në dhjetëra qytete kineze në muajt mars dhe prill, duke përfshirë edhe mbylljen e Shangait.
Në javët e fundit, zyrtarë të shumtë kinezë kanë thënë se sektorë të ndryshëm të ekonomisë janë prekur nga këto masa, duke nisur nga prodhimi e deri te shitja./rel
As autoritetet në Kosovë, as autoritetet në Shtetet e Bashku...
Shtetet e Bashkuara do të mbyllin rrugën e fundit të Rusisë ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një provi...
Miliarderët e botës e kanë rritur pasurinë e tyre me trilion...
Kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gavrilita, mirëpriti lëvi...
Në fshatin Shtaval në komunën e Sjenicës në Serbi, nuk janë ...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, tha se situata në D...
Dokumentet e publikuara sekrete janë pjesë e rrjedhjes më të...
Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy në moshë madhore kanë humbur j...
Igor Dodon, ish-presidenti pro-rus i Moldavisë, është arrest...
Në një fjalim televiziv, Erdogani e akuzoi Greqinë për streh...
Pasi Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt, ajo shpresonte ta p...
Lufta në Ukrainë ka sjellë pasoja të rënda në ekonominë botë...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësi...
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u kërkoi të martën...
Presidenti amerikan Joe Biden i dha fund udhëtimit të tij 6-...
Policia e Kosovës gjatë një aksioni për goditjen e kontraban...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka rea...
Pas shfaqjes së rasteve të para të lisë së majmunëve në Gjer...
Shtetet e Bashkuara do të ishin të gatshme të ndërhynin usht...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...